Friday, January 25, 2013

FILLET E SË DREJTËS


                                    
                                                                                                                                   
Ramadan Bajrami






FILLET    E    SE    DREJTËS    

                     VITI  I-rë

DREJTIMI  EKONOMIK,  JURIDIK  DHE  TREGTAR

TEKNIK I EKONOMISË,TEKNIK I DREJTËSISË ,SEKRETAR
AFARIST DHE TEKNIK PËR TREGTI DHE MARKETING


















                        Ramadan   Bajrami      







FILLET   E  SË   DREJTËS

            VITI  I-rë

DREJTIMI  EKONOMIK,JURIDIK  DHE  TREGTAR

TEKNIK I EKONOMISË,TEKNIK I DREJTËSISË,SEKRETAR
AFARIST DHE TEKNIK PËR TREGTI DHE MARKETING















Recensentë:




Redaktor:

























                                                                               
                                                                                                     
        PARATHËNIE

Ky libër paraqet  një  material të mjaftueshëm per nxenësit e vitit të I-rë të arsimit të mesëm profesional për të marrë njohuritë e mjaftueshme fillestare për shtetin dhe të drejtën.Materiali përmban në vete njësitë themelore për shtetin dhe të drejtën  duke filluar prej paraqitjes së shtetit dhe të drejtës,llojeve të sundimit dhe organizimit të shtetit,sjelljet e ndryshme në shoqëri që janë në përputhje  dhe kundra ligjit,normat morale në shoqëri,normat juridike duke i mësuar ato dhe zbatuar në jetën e përditshme si subjekt i së drejtës,të aftësohen në raport me shoqërinë ndryshimet ekonomike-shoqërore dhe politike etj,etj .Libri në fjalë pretendon të përmbledh njësitë e parapara me planprogramet e  MASH-t për arsimin e mesëm profesional.Gjithashtu mendojmë se mjafton për nxënësit që të marrin njohuritë e caktuara për procesin e mëtejshëm edukativo-arsimor duke marrë parasysh se bëhet fjalë për arsim të mesëm,por që mjafton që ata të marrin njohuritë e nevojshme fillestare .
          Duke marrë parasysh dhe qenë koshient për lëshimet  eventuale autori mirëpret vërejtjet dhe sugjerimet e ndryshme që mund ti bëhen nga kolegë të ndryshëm.



                                     
                                                                             Autori





         

I.NJOHURI   TË  PËRGJITHSHME  PËR SHTETIN DHE     TË   DREJTËN

                   1.KUPTIMI  I SHKENCËS
                                                                                               
Nocioni i shkencësGjatë jetës  së tij njeriu ndeshet me  dukuri të ndryshme  të cilat ai tenton ti njohë ato,dhe jo vetëm ti njohë por edhe  të dijë ti sqarojë ato.Këtë ai nuk mund ta bëjë në mënyrë laike pa pasur njohuri të mjaftueshme për fenomenet e ndryshme.Kështu ai do të këmbëgul për ta njohë realitetin që e rrethon.Këtë realitet apo të vërtetën mund ta njohë dhe ta sqarojë vetëm përmes shkencës.Kjo lloj e njohjes dallohet prej formave të tjera të njohjes për shkak se është e ndërtuar mbi kritere të ndryshme të cilët janë të vërtetuar për një kohë të caktuar përderisa nuk rrëzohen.
          Prandaj me shkencë nënkuptojmë,një punë apo veprimtari të vazhdueshme kërkimore-shkencore për njohjen e natyrës dhe shoqërisë.
          Dukuritë nuk janë sqaruar përherë në mënyrë shkencore,por ka pasur sqarime mistike ,magjike.Shkenca jo vetëm sqaron dukuritë e ndryshme por ajo edhe jep drejtimet e ndryshme të veprimeve të mëtutjeshme ,parashikimet etj.Njohjet e jetës së përditshme nuk paraqesin shkencë por veprimtari të përditshme njerëzore,njohje vullgare jo të vërtetuara shkecërisht.Sepse njohjet shkencore janë shumë më të thella,të sistematizuara të bëra dhe që merren persona të vëçantë të quajtur shkencëtarë dhe të cilët këtë lëmi e kanë  profesion.Gjatë punës së tyre shkencëtarët përdorin metoda të ndryshme shkencore.Shkenca nuk është subjektive por objektive sepse vërtetësia e sajë pranohet edhe nga shkencëtarë të tjerë dhe kur një procedure e tillë përsëritet disa here  kjo merr të vërtetën shkencore.
          Duhet theksuar se të vërtetat shkencore historikisht janë relative sepse një e vërtetë shkencore për një kohë të caktuar nuk d.m.th se është e vërtetë dhe do të qëndrojë edhe për një kohë tjetër sepse mund të zbulohen te vërteta të tjera.



                                                                                                         
Pyetje:
   1.Çka është shkenca?
   2.Si kanë qenë shpjegimet parashkencore? 
   3.Si janë të vërtetat shkencore?


                                                                                               
                            
                             NDARJA   E   SHKENCAVE


SHKENCAT
 
                            

 





Matematika
 
Filozofia
 
                                     
 





















2.NDARJA  E SHKENCAVE  JURIDIKE



Shkencat  juridike paraqesin sistem të njohurive të përgjithshme dhe të veçanta lidhur me dukuritë  juridike dhe politike për shtetin dhe të drejtën.Shkenca juridike pëmes degëve të saja sqaron  shtetin dhe të drejtën, raportet juridike të cilat dalin në marrëdhëniet në mes subjekteve të së drejtës etj,etj.Për tu analizuar më mirë ato ndahen në grupe dhe disiplina të veçanta.
          Për nga objekti i studimit të dukurive,ligjshmërive dhe fenomeneve shtetërore juridike del se shkencat juridike ndahen në tre grupe themelore edhe ate:
          1.Shkencat e pergjithshme juridike,
          2.Shkencat juridiko-historike dhe
          3.Shkencat juridike pozitive

          Shkencat e përgjithshme juridike,studiojnë elementet e përgjithshme,të përbashkëta për të gjitha shtetet dhe të drejtat,pavarësisht nga aspekti historik,pozita etj.
          Shkencat juridiko-historike ofrojnë njohuri lidhur me shtetet reale dhe rendet juridike të cilat kanë ekzistuar në të kaluarën,e të cilat nuk ekzistojnë më.
          Shkencat juridike pozitive merren me studimin  e shtetit dhe të së drejtës ekzistuese,pra me ate pozitive që është në fuqi.D.m.th të shteteve ekzistuese.

PYETJE:
   1.Çka është shkenca juridike?
   2.Si i ndajmë shkencat juridike?
   3.Çka mësojmë në shkencat juridike të përgjithshme?
   4.Çka mësojmë në shkencat juridike-historike?
   5.Çka mësojmë në shkencat juridike positive?



                                                                                                         




                   NDARJA  E SHKENCAVE JURIDIKE
 





































                                                                                                         

                    3.METODA-NDARJA E METODAVE TË SË DREJTËS

          Njeriu në jetën e përditshme përdor metoda te ndryshme për ta njoh natyrën dhe shoqërinë,gjithashtu ekziston edhe metodë për njohjen e së drejtës.Mirëpo njeriu nuk e din në fakt sakt se çka do të thotë të përdorësh një metodë të caktuar,prandaj edhe ekzistojnë metoda të ndryshme respektivisht metoda e së drejtës e cila sqaron metodologjinë e së drejtës.Kur njerëzit specializohen në lëmitë e caktuara ato përdorin metodat e caktuara të lëmive përkatëse.
Prandaj me metodë nënkuptojmë  çdo rrugë mënyrë apo mjet që shërben për arritjen e njohjes së caktuar.
Vetë mënyrat apo rrugët dhe mjetet mund të jenë të ndryshme prandaj edhe metodat mund të jenë të ndryshme por qëllimi mbetet i njohjes së fenomeneve të ndryshme natyrore dhe shoqërore dhe në këtë rast konkret i njohjes të së drejtës.Secila shkencë ka metodën e sajë me të cilën e mëson lëndën e sajë pra edhe  lënda e së drejtës,p.sh.metoda sociologjike,metoda historike,metoda komparative etj,etj.
Ndarja e metodav-Një ndër ndarjet kryesore është ndarja në :Metoda të përgjithshme dhe metoda të veçanta
          Të gjitha metodat kanë diçka të përbashklët që përbën esencën  e tyre.Dallimi ndërmjet metodave qëndron në dallimin e veprimeve prej të cilave ato përbëhen dhe mvarësisht prej qëllimit që duhet të arrihet dhe lënda e cila do të përdoret.Nuk ka mundësi që një metodë e vetme ti sqarojë të gjitha fenomenet por metoda e pergjithshme e njohjes konkretizohet përmes metodave konkrete.Ekzistojnë mendime të ndryshme lidhur me metodat që i përdorë  e drejta kështu ekzistojnë metodat dogmatike dhe normativiste.Për metodat e tjera ekzistojnë mendime se ato nuk janë metoda juridike por metoda të lëndëve përkatëse p.sh. të sociologjisë,të psikologjisë etj.
Vetë metoda e së drejtës studjon të drejtën si fenomen respektivisht domethënien e normës juridike,teknikat e krijimit dhe mënyrën    e zbatimit të sajë.
Metoda  sociologjike studjon fenomenet shoqërore,respektivisht dukuritë të cilat ndikojnë dhe kanë ndikuar në krijimin e së drejtës. Edhe pse kjo metodë është shumë më e përgjithshme dhe nuk përfshinë vetëm ndikimin e sajë në ndikimin e krijimit të së drejtës por në ndikimin e fenomeneve shoqërore në shoqëri në përgjithësi.
Metoda historike gjithashtu është një metodë e rëndësishme për sqarimin e dukurive të ndryshme duke marrë parasysh edhe të kaluarën,periudhat  e ndryshme,zhvillimin dhe zhdukjen e shteteve.Kjo metodë ka një rëndësi të caktuar edhe në shkencat juridike sepse si shteti dhe e drejta zhvillohen për periudha të caktuara të cilat lënë gjurmët e tyre.
Metoda komparative studjon fenomenet e ndryshme përmes krahasimit të tyre.Ajo duke bërë krahasime të ndryshme arrin në përfundime të caktuara lidhur me fenomenet e ndryshme duke nënkuptuar edhe të drejtën dhe shtetet.


PYETJE:
  1.Çka paraqet metoda?
  2.Si i ndajmë metodat?
  3.Sqaro metodat e ndryshme?























                                                                                                         
                                                                                                                   

          4.NOCIONI  I  FILLEVE  TË  SË  DREJTËS

Të gjitha shkencat juridike për objekt studimi kanë shtetin dhe të drejtën në njërën apo mënyrën tjetër,pra secila prej tyre këto dukuri i studjon në aspektin e vetë,gjithashtu edhe  lënda Fillet e së drejtës e studjon shtetin dhe të drejtën.Por kjo këtë e bën në mënyrë të përgjithshme duke analizuar organet e shtetit,të drejtën,raportet në mes këtyre organeve,normat që krijojnë këto organe  e të tjerë.
          Shteti dhe e drejta janë studjuar,madje edhe sot studiohen në aspekte të ndryshme.Shtetin dhe të drejtën nuk e studion vetëm shkenca mbi të drejtën,por edhe shkencat e tjera,si bie fjala,filozofia,sociologjia,ekonomia,e drejta krahasimore etj.Çdonjëra  prej tyre shtetin dhe të drejtën e studion në aspektin e vetë,andaj dallojmë metodat e studimit dhe shkallën e arritjeve shkencore,në veçanti shkencat politike dhe sociologjike.Por secila prej tyre merret me studimin e shtetit dhe të së drejtës në mënyrë të vetë pra jo në mënyrë të njëjtë.Në këtë lëndë përfshihen të gjitha karakteristikat e përbashkëta,pavarësisht ndryshimeve që mund të ndodhin në shoqëri,p.sh çdo organizatë e cila pretendon të quhet shtet si karakteristikë themelore dhe të përbashkët duhet të ketë:territorin,popullin dhe pushtetin.Këto tre elemente janë të përhershme   me gjithë ndryshimet që mund të ndodhin në organizimin e tij.Pra teorisë të së drejtës i interesojnë faktet që prodhojnë efekte juridike.Njerëzit si shtetas dhe jo nga aspekti sociologjik si qenie shoqërore.
          Objekti i studimit të filleve të së drejtës dallon nga mga objekti i studimit të shkencave të tjera juridike,edhe pse në esencë të gjitha këto objekt studimi kanë shtetin dhe të drejtën.Fillet e së drejtës këto nocione dhe ligjshmëri i nxjerr  nga studimet dhe arritjet shkencore të fushave përkatëse konkrete,duke marrë ate që paraqet të veçantën  nga studimet dhe arritjet shkencore të fushave përkatëse konkrete, duke u shërbyer me metodën prej asaj  deduktive dhe induktive,d.m.th prej të veçantës në ate të përgjithshme dhe anasjelltas.Pra fillet e së drejtës studjon gjithçka që ndodh lidhur me shtetin dhe të drejtën në aspekt  të përgjithshëm duke marrë edhe shembuj konkretë për tu sqaruar e drejta dhe shteti konkret dhe abstrakt.P.sh.. derisa e drejta kushtetuese studjon shtetin dhe të drejtën konkrete raportet në mes organeve të shtetit të caktuar,marrëdhëniet shoqërore në ate shtet etj,fillet e së drejtës këtë e bën në mënyrë abstrakte pra të përgjithshme.

         
                                                                                                         
PYETJE:
   1.Çka studiojnë shkencat juridike?
   2.Çka studion lënda fillet e së drejtës?
   3.Ku është dallimi i studimit në mes filleve të së drejtës dhë  
      shkencave të tjera?





























II.KRIJIMI DHE NOCIONI I SHTETIT DHE I SË    DREJTËS

                   1.KUPTIMI I SHOQËRISË

Koncepti  i shoqërisë mund të kuptohet nga aspekte të ndryshme shoqërore,nga aspekti i gjërë apo i ngushtë.Shoqëria njerëzore është unitet tërësor i marrëdhënieve dhe proceseve të domosdoshme për ekzistencën e shoqërisë..Ky koncept është një ndër kategoritë më të gjëra dhe përdoret në kuptime të nduarduarshme në jetën e përditshme dhe në shkencë,respektivisht në shkenca të ndryshme.Kjo kategori ka domethënie të ndryshme,të cilat përdoren për dukuritë e llojllojshme.Kështu,për shembull përdoret në radhë të parë për domethënien e jetës shoqërore të shumë individëve.Pastaj,shoqëri domethënë çdo bashkësi brenda suazave të shoqërisë njerëzore.Shoqëria domethënë një lloj i veçantë i bashkësisë e të tjera.Termi shoqëria ka shumë kuptime dhe domethënie,natyrisht edhe shpjegime si në përdorimin e gjuhës së rëndomtë,ashtu edhe në shkencë.
          Në kuptimin e gjërë shoqëria është pjesë e natyrës por ajo mund të kuptohet edhe si lëmë  e natyrës,si organizëm i veçantë natyror,që ka në vete dukuritë dhe ligjet e veta.Në shoqërinë njerëzore mund të shihen dukuritë e panumërta,njerëzit si individë shoqërorë,format e ndryshme të veprimtarive njerëzore,të organizatave të ndryshme,sikursejanë:shteti,institucionet,shtetërore,popujt,kombet,familja etj.
          Kategorinë e shoqërisë nuk duhet ngatëruar dhe identifikuar me shtetin,të cilën gjë e kanë bërë shumë shkencëtarë më parë në histori.Por nga ana tjetër,nuk duhet lënë mënjanë edhe lidhshmërinë huazore që kanë këto,shoqëria dhe shteti,në të cilin relacion shoqëria përbën brendinë e vetë,ndërsa shteti është vetëm një formë,respektivisht një ndër shumë format shoqërore.Prej kësaj mund të nxjerrim përfundim që “shoqëria” në raport me shtetin paraqet dhe përfaqëson koncept shumë më të gjërë.
          Prandaj në përcaktimin e konceptit të shoqërisë njerëzore duhet të merren parasysh ato elemente,të cilat e karakterizojnë në
                                                                                                   



mënyrë specifike dhe ato elemente të cilat janë të përbashkëta për të gjitha shoqëritë konkrete,pa marrë parasysh a është fjala për fizionominë e saj të tanishme apo në të kaluarën.Njeriu si qenie shoqërore nuk mund të jetojë jashtë shoqërisë  njerëzore prandaj si i tillë ai hynë në marrëdhënie të ndryshme kulturore,arsimore,ekonomike,politike dhe kështu si pjesë e shoqërisë ai është një element i rëndësishmë për të thënë elementi  kryesor.Pra koncepti i shoqërisë njerëzore nuk mund të paramendohet pa faktorin njeri.



PYETJE:
   1.Çka paraqet  shoqëria?
   2.Çfarë marrëdhëniesh përfshinë shoqëria njerëzore?
   3.Shteti dhe shoqëria a janë një koncept?
   4.Cili është elementi kryesori i shoqërisë?






















          2.NOCIONI  I   SHTETIT  DHE  I  SË  DREJTËS

          Për  shtetin mund të jepen definicione të ndryshme por në esencë ajo ka një kuptim se ai përbën një oragnizëm të veçantë.Pra shteti mund të themi se paraqet njo formë të lartë të organizuar të shoqërisë njerëzore për të thënë më të lartë,si i tillë ai është  vetmi që disponon me forca të armatosura të organizuara çka e bën që të dallohet prej formave të tjera të organizimit.Të gjitha organizatat e tjera disponojnë me organet e tyre  por vetëm me një jo –ato ushtarake.Shteti është ai organizim i cili u ofron  njerëzve ate të cilën ata nuk mund ta zgjidhin në mënyrë individuale,sigurinë kolektive.Shteti në periudha të ndryshme të shoqërisë njerëzore ka pësuar ndryshime të ndryshme në organizimin e tij të brendshëm dhe format e sundimit por në esencë funksionet e tij  kanë mbetur po ato.Monopoli i dhunës apo forceës shtetërore ka mbetur e drejtë ekskluzive e shtetit.Zbatimi i ligjit ndarja e drejtësisë dhe në raste të caktuara edhe imponimi i vullnetit kanë mbetur në kompetenca ekskluzive  të shtetit.Shteti është produkt i shoqërisë dhe ai është shfaqur në periudha të caktuara të zhvillimit të shoqërisë,dhe në këtë kanë ndikuar faktorë të ndryshëm.Shteti nuk duron ndonjë organizatë tjetër paralele brenda vetes,për shkak se nuk ka ndonjë faktor tjetër më të lartë se vetë shteti brenda  hapësirës së tij.Shteti si subjekt i veçantë  është në gjendje ti kryejë të gjitha ato fuknksione të cilat nuk mundet ndonjë organiztaë tjetër.Shikuar në këtë aspekt,shteti qëndron më lartë se klasat,në kuptimin e sotëm,më lartë se shtresat shoqërore,është trup koordinues i cili vepron  dhe duhet  të veprojë në interes  të të gjithëve-në interes të përgjithshëm,por natyrisht duke ruajtur natyrën e vetë imponuese.
          Andaj mund të themi se shteti është :1.Organizatë shoqërore e një organizimi të lartë,2.Organizatë specifike e shoqërisë,sepse ka forcën më të organizuar brenda territorit të vetë,3.Kjo forcë fizike është e rregulluar se kur duhet të vihet në lëvizje,do të thotë se është forcë e kontrolluar,4.Organizatë e cila funksion kryesor në anën shoqërore e ka zhvillimin e procesit të prodhimit dhe ruajtjen e tij,5. Organizatë shoqërore e cila përveç elementeve të dhunës dhe kontroolit të fushave të ndryshme të jetës,ushtron edhe shërbime publike në interest ë përgjithshëm.
Karakteristikat e lartëpërmendura flasin mjaftë se çfarë është shteti,madje  sipas këtyre vërehet se shteti në teoritë bashkëkohore nuk përkufizohet si diç klasore,edhe pse në të kaluarën sipas disa teorive është cilësuar si i tillë.
E drejta paraqet një tërësi rregullash pas së cilave qëndron shteti,pra vetëm ato norma të cilat shteti i njeh dhe i zbaton duke përdorur
                  
                                                                                     
edhe sanksionin quhen e drejtë në kuptimin e plotë të fjalës.Të gjitha rregullat e tjera të cilat shteti nuk i sanksionon dhe nuk përdor dhunë dhe forcë  për zbatimin  e tyre  janë norma shoqërore por jo juridike.Normat të cilat i zbaton shteti bëhen norma juridike,domethënë ato shëndrohen në norma juridike.Këto mund të jenë  rregulla zokonore,rregulla të moralit,që janë shoqërore,por meqenëse ato i zbaton shteti si organizatë e dhunës,shëndrohen në norma juridike.
Të gjitha këto norma rregullojnë sjelljen e njeriut në shoqëri,por normat të cilat i sjell shteti,janë norma të detyrueshme,janë norma të sanksionuara,sepse pas tyre qëndron mekanizmi po ashtu në mënyrë paraprake i rregulluar  me norma juridike,i cili vihet në funksion të zbatimit të normës juridike.
Normat juridike janë pra të lidhura me shtetin,sepse luajnë të njëjtin funksion,për qëllim kanë të ruajnë vlerat e mirëfillta materiale dhe shpirtërore të shoqërisë përkatëse,të pjesës e cila qeveris në pushtet apo me pushtetin.



PYETJE:
1.     Çka është shteti?
2.     Çfarë funksionesh ka shteti?
3.     Thuaj disa definicione për shtetin?
4.     Çka është e drejta?
5.     Çfarë rregullon e drejta?
6.     Kush e krijon të drejtën?
7.     Ku është dallimi në mes normave shoqërore dhe normave juridike?











         
          ORGANIZIMI I PUSHTETIT  NË BASHKËSITË E PARA



 


































         

                   3.SHKAQET   E  KRIJIMIT TË SHTETIT

          Procesi i krijimit të shtetit si organizatë shoqërore e organizuar ka filluar që në fazën e diferencimeve brenda vetë  shoqërisë falë shfaqjes së tepricës në shoqërinë joklasore,pra shtimi i forcave prodhuese  ka bërë që të krijohen dallime pronësore dhe dallime të tjera të cilat pasojnë në bazë të saj.Në këtë fazë të zhvillimit të shoqërisë fillojnë zhvillohen edhe dallime të tjera të cilat për këtë shoqëri kanë qenë të panjohura.Domethënë se kanë ekzistuar kundërthënie të cilat kanë vazhduar edhe në vijim.Në këtë fazë fillon dekomponimi i shoqërisë joklasore,i elementeve  të organizimit të ri të shoqërisë-ky është fillimi i lindjes së shtetit.
          Zhvillimi i forcave  prodhuese dhe ndarja gjithnjë e më  e madhe e punës shoqërore paraqet grusht të rëndë për organizimin e mëhershëm shoqëror,fillojnë grupimet e njerëzve,është koha kur në shoqërinë përkatëse ngadhnjen patriarkati mbi materiarkatin dhe më vonë natyrisht pason ndarja e shoqërisë në klasa,shfaqet malli tepricë,këmbimi i mallit ,lindja e tregut e me këtë edhe e parasë si mjet i vlerës për këmbim,fillimi i shitblerjes  etj.Është etapa e shfaqjes së pronës private e cila në mënyrë të  paevitueshme shkakton edhe ndarjen e shoqërisë në njerëz të varfër dhe të pasur.Nis organizimi i ri i shoqërisë  duke u bazuar në kushtet dhe rrethanat e reja objektive të zhvillimit të prodhimit,është një trajtë e re e organizimit të shoqërisë,që natyrisht u përgjigjet kushteve të reja objektive.Nga kjo del se shteti lind në një kohë të caktuar të zhvillimit të shoqërisë dhe si i tillë është vetë produkt i vetë shoqërisë,andaj është edhe e natyrshme që ti shërbejë vetë shoqërisë.Në këtë kohë vjen edhe te ndarjet më të mëdha në shoqëri dhe natyrisht lindin edhe kontradikta të theksuara në mes shoqërisë.Kjo sjell si pasojë lindjen e shtresës së pasur e cila ka disponuar me pasuritë e mëdha dhe në anën tjetër njerëz plotësisht të mvarur prej tyre.Këta njerëz edhe kanë sunduar me shtetin duke mbrojtue interesat e tyre ekonomike.Rritja e prodhimit dhe akumulimi i kapitalit ka bërë që shteti të forcohet dhe të luajë një rol të pazavendësueshëm në shoqëri.
          Ky process i prodhimit është faktori kryesor në afrimin e njerëzve i dy pjesëve të shoqërisë,andaj pa pjesëmarrjen e të dy palëve as që mund të paramedohet ky process i lindjes  së shtetit.Shteti shfaqet si organizatë specifike  e shoqërisë,pjesës më të madhe e atyre që disponojnë me kapitalin prodhues duke ndihmuar edhe formën e caktuar të qeverisjes.
         
                                                                                                    



Në kohërat në vazhdim me ngritjen e vetëdijes njerëzore shteti shfaqet edhe si mbrojtës dhe garantues i shërbimeve publike për të gjithë njerëzit.Duke vepruar në mënyra të ndryshme përmes plotësimit të nevojave të ndryshme jetësore dhe garantimit të të drejtave njerëzore shteti shihet si i vetmi mekanizëm i garantimit edhe i mirëqenies së përgjithshme.Shikuar nga ky aspekt ,shteti na del si produkt i rrethanave objektive shoqërore në një shkallë të caktuar të zhvillimit të shoqërisë,të cilin vazhdimisht e përshkojnë kudërthënie të ndryshme në mes anëtarëve të shoqërisë.Këto kundërthënie mund të jenë të natyrave të ndryshme lidhur me pikëpamjet e ndryshme mbi shoqërinë dhe organizimim e shtetit dhe ndarjes së pushtetit.




PYETJE:
   1.Cilat janë shkaqet e krijimit të shtetit ?
   2.Cilët faktorë ndikojnë edhe në formën e qeverisjes?
   3.Çfarë shërbimesh ofron shteti?






 














                             4.BASHKËSITË   E  PARA

Evulimi i bashkësive të para- para se të  lind shteti njeriu ka jetuar në forma më të ulëta të organizimit.Këto forma nuk janë edhe aq të njohura për shkencat shoqërore por mendohet se bashkëistë  e para kanë qenë grupet primitive dhe joformale në të cilat nuk ka pasur një strukturë të organizuar shoqërore.Numri i njerëzve ka qenë natyrisht i vogël dhe e gjithë lufta ka qenë për sigurimin e ushqimit të jetesës .Nuk ka pasur ndonjë vetëdije për shoqërinë apo shtetin.Lidhja në mes njerëzve ka qenë biologjike dhe farefisnore dhe jo mbi baza të tjera.Nuk ka ekzistuar ndonjë koncept lidhur me pronën apo punën,e gjithë jeta ka qenë në duart e atyre që kanë siguruar mjetet  e nevojshme të jetesës.Këto bashkësi kanë luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të shoqërisë.Marrëdhëniet brenda  bashkësisë nuk kanë qenë të rregulluara me norma të caktuara shoqërore apo morale por janë trajtuar si “pronë” për të cilët ka vendosur prijsi i fisit për të gjitha çështjet.Në bashkësitë e para kanë ekzistuart marrëdhëniet gjinore jo të rregulluara-promiskuitet.Karakteristikë  është endogamia dhe partnerët martesorë janë zgjedhur brenda një bashkësie sepse nuk kanë ekzistuar marrëdhënie më bashkësitë e tjera.Ato në mes veti i ka përshkruar një luftë në mes veti për produktet e natyrës.Mendohet se bashkësitë e para për një kohë tejet të gjatë kanë jetuar nëpër kope  dhe përafërsisht para 20 mijë vjetësh para epokës sonë ka filluar epoka e zhvillimit të shoqërisë njerëzore.
Janë të rëndësishme periudha e :
-bronzit dhe
-e hekurit.
          Në këto perudha vjen deri te kultivimi i kulturave bujqësore,fillojnë të zbulohen apo krijohen veglat e para të punës thika,harku,sëpata,shigjeta .Fillojnë të merren me blektori duke kultivuar kafshët,gjuetia gjithashtu ka qnë një veprimtari e sigurimit të ushqimit.
          Këto grupe fillojnë të bashkohen  në vëllazëri dhe fise për tu mbrojtur apo luftuar me  grupet e tjera rivale.Me kalimin e kohës paraqitet nevoja  për të udhëhequr me këto grupe ,të cilët janë zgjedhur nga rradhët  e grupit mvarësisht prej karakteristikave që ka poseduar,të cilat për ate kohë kanë qenë shkathtësitë e ndryshme për ta mbrojtur dhe ushqyer grupin.
          Me shtimin e numrit të anëtarëve të bashkësive lindin nevojat edhe për zgjerimin e marrëdhënieve të ndryshme të cilat kuptohet se nuk janë

                                                                                                              

                                                                                                         

krijuar në bazë të një vetëdije të caktuar por në mënyrë stihike.Nevojat e ndryshme të jetës i kanë shtyrë që të merren vazhdimisht me sigurimin e ekzistencës së jetës.Ndarjet e ndryshme  brenda bashkëisë fillojnë të shfaqen shumë më vonë ,duke u  marrë me punë të ndryshme të bashkësisë.Domethënë këto bashkësi u kanë paraprij shteteve të vjetra dhe oragnizimi në nivel të shtetit lind me rritjen e vetëdijes te njerëzit për një jetë më ndryshe se çka qenë në bashkësitë e para.


PYETJE:
   1.Sqaro evulimin e bashkësive të para?
   2.Si ka qenë lidhja në mes të njerëzve?
   3.Cilat kanë qenë veprimtaritë kryesore?
   4.Cila forma është shfaqur para bashkësia apo shteti? 

























                    5.KRIJIMI   I  SHTETIT   TË  MAQEDONISË

Fillimi i vendosjes së sllavëve në gadishullin Ballkanik daton që nga shekulli  VII –të, maqedonët janë vendosur dhe kishin pushtuar pjesën jugore të gadishullit Ballkanik nga të dy anët e Vardarit dhe të degëve të tijë,rreth Strumicës e Bistricës deri te gjiri i Selanikut.Krahinat maqedonase kompaktësisht të popullzuara nga sllavët,shkrimtarët bizantinë i quanin  S k l a v i n i j a   ose   S k l a v i n i j e ,këto shprehje dëftojnë lidhjet më të mëdha të formuara fisnore sllave si dhe territoret që  kishin pushtuar ato lidhje fisnore.
          Më vonë maqedonët bien nën pushtimin e Bizantit  dhe të Bullgarisë .Në vitin 689 Justiniani II-të arriti që t’i nënshtrojë skllavenët maqedonas dhe pastaj një pjes e popullsisë sllave u dëbua  në Azinë e Vogël.Mirëpo edhe pas kësaj varësia e sllavëve maqedonas,sipas të gjitha gjasave,ishte mjaft e dobët.
          Kah fundi i shekullit VIII-të fiseve sllave në Maqedoni fillon tu kanoset rreziku më shumë nga Bullgaria sesa nga Bizanti dhe kah mesi i shekullit IX sllavët maqedonas (përveç atyre të peloponezit) bien nën pushtetin  e  Bullgarisë.
          Menjëherë pas vdekjes së carit bullgar,Petri (969),e në ndërkohë midis dy fushatave ruse kundër Bullgarisë,në krahinat maqedonase shpërthen kryengritja,në krye të së cilës përmenden si prijësa të katër djemtë e Nikollës,knjazit (komesit) të Bërsjakut:Davidi,Mojsiu,Aroni dhe Samuili.Sipas të gjitha gjasave kjo kryengritje ishte shuar shpejt, kurse krahinat maqedonase kishin mbetur përsëri nën pushtetin bizantin.
          Në vitin 976 në Maqedoni shpërtheu kryengritja e re ,tash e sukseshme,kundër Bizantit nën udhëheqjen e prijësve të njëjtë që i kishin prirë edhe kryengritjes së mëparshme.
          Në këtë kryngritje të dytë u formua shteti i parë i pavarur maqedonas.Qendra e tij ishte Verzitia ose krahina e Bërsjakut praj nga ishin katër vëllezërit .Pas sundimit të përbashkët që zgjati një kohë të shkurtër,pushtetin shtetëror e mori në duar të veta Samuili.Ai e shpalli veten   c a r  (në tekstet greke: bazileus, kurse në ato latine: imperator) i     b u ll g a r ë v e  ( i bullgarëve dhe jo i maqedonasëve sepse në atë kohë përveç Bizantit,vetëm edhe në Bullgari ekzistonin traditat e carizmit).Rreth vitit 998 shteti i carit Samuil  gjendej në pikën më të lartë të zhvillimit të vetë.
         
                                                                                                           
         


Për rregullimin shoqëror e shtetëror të perandorisë së Samuilit me siguri nuk dihet thuaj asgjë.Ka shenja indirekte sipas të cilave do të mund të konkludohej për moszhvillimin relativ të jetës ekonomike të Maqedonisë së Samuilit,veçanërisht në krahasim me Bizantin.
          Që nga viti 1001,pas një varg ekspeditash kundër shtetit maqedon dhe invadimeve në këtë territor, perandori  bizantin Vasilije II, më 1014, korri fitoren vendimtare kundër Samuilit.Pas vdekjes së Samuilit shteti maqedonas zgjati  edhe disa vite,kurse rreth vitit 1018 ai u shkel përfundimisht nga Bizanti.
          Më vonë në shekullin XIX themelohet Organizata e Brendshme Revolucionare e Maqedonisë VMRO 1893 ,ndërsa në vitin 1903  shpërthen kryengritja e Ilindenit cila  në territoret e çliruara shpall Republikën e Krushevës e cila ishte jetëshkurtër megjithatë ajo arriti që sado kudo ta afirmojë çështjen maqedonase.Ajo për ate kohë të shkurtër oragnizoi pushtetin,formoi qeverinë e përkohshme ku morrën pjesë 60 delegatë nga të gjithë pjesëmarrësit në kryengritje duke përfshirë edhe shqiptarët.në kuadër të qeverisë formohen edhe komisionet e ndryshme si, komisioni për furnizim,komisioni për ruajtjen e qetësisë,ai për mbajtjen e rendit publik dhe për rregullimin e brendshëm,komisioni për veshëmbathje,komisioni për ndërtim dhe higjienë,komisioni për financa dhe komisioni i revizionit të financave.Kjo kryngritje pati një jetë të shkurtër e cila shuhet nga ana e Turqisë.
          Në Federatën ish Jugosllave Maqedonia ka qenë pjesë e sajë e cila daton që nga Lufta e Dytë Botërore duke marrë pjesë në mbledhjet e rëndësishme konstituive të federatës siç është ajo e Jajcës 26 dhe 27.11. 1942 dhe me vendimet e ASNOM-it 29 dhe 30.11.1943  me të cilën Maqedonia fiton statusin e republikës në kuadër të Federatës ish Jugosllave.Në  mbledhjen e ASNOM-it të mbajtur në territorin e manastirit Shën Prohor Pçinski më 02.08.1944 Maqedonia rikonfirmom bashkangjitjen e sajë Federatës  ish Jugosllave.
          Me fillimin e proceseve demokratike dhe ndryshimeve që ndodhën në të gjithë Europën lindore duke përfshirë edhe ish Jugosllavinë anëtarët konstituentë të sajë shpallën pavarësinë e tyre duke themeluar shtetet e tyre.Këtë të drejtë e shfrytëzoi edhe Maqedonia e cila më datë 17.11.1991 e sjell kushtetutën e sajë  me të cilën shpall rregullimin e sajë republikan  dhe si shtet i pavarur .Në vitin 2001 erdhi deri te konflikti ushtarak në mes të shqiptarëve kryengritës dhe pushtetit në Maqedoni i



cili konflikt rezulltoi  me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe ndryshimet kushtetuese,me çka konflikti u ndërpre.
          Aktualisht vijon procesi i njohjes së shtetit të Maqedonisë .



PYETJE:
   1.Kur u vendosën sllavët në Ballkan?
   2.Si ka qenë pozita e Maqedonisë deri në krijimin e shtetit të parë?
   3.Cili është shteti i parë maqedon?
   4.Kur bie Maqedonia nën pushtimin Bizantin?
   5.Kur themelohet VMRO-ja?
   6.Në cilin vit shpërthen kryengritja e Ilindenit?
   7.Çfarë organesh themelon qeveria e përkohshme e Republikës së 
      Krushevës?
   8.Si ka qenë pozita juridike e Maqedonisë në ish Federatën Jugosllave?
   9.Kur e shpall Maqedonia pavarësinë e sajë ?
  10.Në cilin vit shpërtheu kryengritja e shqiptarëve në Maqedoni dhe
       dhe çfarë ndryshimesh solli ajo?




















              

                             III.  ELEMENTET  E   SHTETIT

         
                    1.NË PËRGJITHËSI PËR ELEMENTET E SHTETIT


Në teorinë e së drejtës gjer më  sot si elemente thelbësore të shtetit konsiderohen tre elemente dhe si të këtilla janë të pakontestueshme.duhet theksuar se lidhur me këto elemente në punimet e autorëve të ndryshëm mund të vërehej një lloj kualifikimi i prioritetit të këtyre elementeve ,por që në esencë nuk ndërron fare konstatimin e lartëtheksuar se pa këto edhe nuk do të kishte organizatë shoqërore të cilën ne e emërtojmë shtet.
Këto tre elemente të shtetit janë:1.PUSHTETI,2.POPULLSIA DHE 3.TERRITORI.Këto tre elemente  janë aq të mvarur njëri prej tjetrit saqë asnjëri prej tyre si i vetëm nuk mund të funksionojë,domethënë një organizatë mund të krenohet se ushtron pushtetin e caktuar ndaj subjekteve të tjera,por nuk ka pushtet të pakufizuar,nuk ka pushtet gjithpërfshirës,i cili do të jetë për të gjithë,por si i tillë për të patur efekte   pozitive ai duhet të ketë edhe hapësirën e caktuar se gjer ku ushtrohet ky pushtet,pra, duhet ta ketë të qartë  se ndaj cilëve ushtrohet pushteti,domethënë ndaj qytetarëve të caktuar të një hapsire përkatëse dhe të njohur në mënyrë  ndërkombëtare.
Edhe pse, nga kjo që u shtrua më lart, natyrisht se mund të vërehet një lloj prioriteti i elementit nën nr.rendor 1,por edhe ky element do të thotë se duhet të veprojë në territor dhe ndaj qytetarëve të caktuar,pra esencialisht është ajo se që të tre elementet janë të rëndësishëm për funksionimin e shtetit.
          Pra shenjat e shtetit janë shtyllat kyçe të ekzistimit dhe funksionimit të tij pa marrë parasysh se për çfarë forme të organizimit bëhet fjalë dhe çfarë përmasash hapsinore territoriale ka.Domethënë           se  nuk është me rëndësi se a bëhet fjalë për republikë , monarki apo monizëm me rëndësi është që në hapsirën e caktuar të ushtrohet pushteti i organizuar shtetëror.Gjithashtu numri i popullsisë nuk është me rëndësi se a është i madh, shumë i madh   apo i vogël bile edhe i konsiderueshëm por me

                                                                                                           

                                                                                                                  

rëndësi është që ai popull të mund të organizojë fuksionimin e organeve të shtetit respektivisht pushtetit.
Rëndësia e këtyre elementeve vjen në shprehje në situata të ndryshme delikate siç janë për shembull luftat sepse një shtet me një pushtet shtetëror i cili ka territor të volitshëm dhe numër popullsie të caktuar mund të organizojë edhe mbrojtje edhe taktika më të mira luftarake.Gjithashtu edhe për veprimtari të tjera këto elemente vijnë në shprehje mvarësisht prej nevojave që dalin.Të tre këto elemente  bashkë formojnë dhe përbëjnë  një krijese të veçantë organizative që quhet shtet.




PYETJE:
   1.Çarë nënkuptojmë me elementet e shtetit?
   2.Cilat janë elementet e shtetit?
   3.Si është marrëdhënia në mes këtyre elementeve?
   4.Cili prej këtyre elementeve sipas mendimit të juaj ka përparësi?
   5.Në çfarë situata dallohen këto tre elemente të shtetit?




 














                    2.TERRITORI  SI  ELEMENT I SHTETIT
         
          Territori paraqet një veçori universale të tërë asaj që ekziston.
Sepse,çdo gjë  ekziston në territor të caktuar ,me këtë kuptohet se edhe vetë shteti ekziston në territor  të caktuar.
          Shteti në radhë të parë si organizatë paraqet bashkësinë territoriale  dhe në këtë bashkësi jetojnë njerëzit pa marrë parasysh se çfarë cilësish personale kanë.
          Është me rëndësi  të theksohet se territori dhe popullsia janë veçori të shtetit të cilat mund të ndryshojnë gjatë proceseve historike.Territori dhe popullata në të kaluarën kanë qenë faktorë lëvizës-popullsia është shpërngulur,territori është okupuar  nga organizata apo shteti tjetër,andaj ngel veçoria determinuese e shtetit, e kjo është ushtrimi i pushtetit shtetëror.Kjo veçori hedh poshtë të gjitha mendimet se shtet mund të ketë edhe pa territor të caktuar,pavarësisht nga numri i popullsisë ,sepse pushteti ushtrohet në territor të caktuar në mënyrë që të jetë e qartë se ndaj cilëve persona apo qytetarë ushtrohet ky pushtet.
          Pra territori shtetëror është hapsira që gjendet nën sovranitetin e një shteti.Territorin shtetëror e përbëjnë  sipërfaqja tokësore dhe ujore brenda kufijve,toka dhe ujërat nën këtë sipërfaqe dhe ajri mbi të.
          Territorin tokësor e përbën siopërfaqja tokësore brenda kufijve shtetëror,toka nën të dhe toka nën ujëra të brendshme dhe ujëra territorialë,regjimi i kësaj pjese të territorit përcaktohet parimisht me rregulla të brendshme,gjë që nuk e përjashton mundësinë e vendosjes së ndonjë regjimi të posaçëm me marrëveshje ndërkombëtare.
          Territori ujor përbëhet nga ujërat që gjenden brenda territorit tokësor (ujërat kombëtarë) dhe ujërat e një brezi detar (ujërat territorial),për ato shtete që kanë dalje në det.Në ujërat kombëtarë bëjnë pjesë ujërat e lumejve kombëtarë,liqenet,kanalet,portet detare,gjiret e detit,gjiret historike dhe detet e brendshme.Këto ujëra trajtohen strikt juridikisht sikurse edhe hapësira tokësore.Ujërat territorialë përbëhen nga një zonë ose brez i ujërave  detarë,që shtrihet bri hapsirës tokësore ose prej ujërave të brendshme detare në një largësi të caktuar dhe janë nën sovranitetin e shtetit anësor (bregujor),por me një regjim  të posaçëm.
          Pjesa tjetër e detit jashtë zonës bregdetare është zonë e lirë,prandaj edhe quhet e tillë “zona e lirë e detit” ku mund të qarkullojnë objekte të ndryshme nga të gjitha shtetet.Në këtë pjesë vlejnë parimet e së drejtës


ndërkombëtare detare-vlejnë rregullat ndërkombëtare dhe sipas tyre zgjidhen të gjitha raportet.
          Në territorin e një shteti hyn edhe hapësira ajrore mbi tokë dhe ujërat e një shteti.Çështja e cila gjithnjë ka nxitur dilema në këtë drejtim është çështja e  cila i përket  territorit në lartësi,pra pjesa ajrore e territorit shtetëror.Konsiderohet se lartësia duhet të jetë e përkufizuar në mënyrë vizuele me kufijtë tokësorë dhe ujorë,por në lartësi nuk ka përkufizim,edhe pse edhe këtu do të duhej të ketë përkufizim.Por arritjet teknologjike janë aq të mëdha saqë kjo është e pamundur.Andaj si përcaktim i këtij  territori merret aftësia e kontrollit të kësaj hapësire,sa është në gjendje shteti ta ushtrojë mbykqyrjen e cenimit të sajë.
          Toka,uji dhe ajri përbëjnë pjesët e vërteta (reale) të një shteti.Gjithashtu edhe disa objekte trajtohen sikur të ishin pjesë të territorit të një shteti,megjithëse janë jashtë kufijve shtetëror.Këto janë pjesë fiktive të territorit shtetëror:pjesët “lundruese”,pjesët “fluturuese”.Të gjitha anijet ose fluturaket që mbajnë flamurin ose stemën e një shteti  në sajë të një fiksioni juridik,trajtohen si territor “lundrues” ose “fluturues”.Luftanijet dhe anijet shtetërore trajtohen si territor shtetëror pa marrë parasysh se ku gjenden.
          Lidhur me territorin shtetëror duhet të themi  se ekziston edhe një veçori e cila territorin e një shteti tjetër e konsideron si pjesë të vet.Kjo pjesë e teritorit,natyrisht paraqet,një kategori të së drejtës ndërkombëtare.Është fjala për nocionin  e eksterritorialitetit.Kjo pjesë e teritorit ka të bëjë me selitë e përfaqësive diplomatike të një shteti në një shtetin tjetër.Ky territor bie nën juridiksionin e shtetit përfaqësia e të cilit është.


PYETJE:
   1.Çfarë paraqet territori shtetëror?
   2.Çka përfshinë territori i një shteti?
   3.Çka përfshinë territori  tokësor?
   4.Çka përfshinë territori ujor?
   5.Çka përfshinë territori ajror?
   6.Çka do të thotë  eksterritorialiteti?






                                                                                                     

                    3.POPULLSIA  SI  ELEMENT I SHTETIT

          Populli si dukuri shoqërore është kategori historike,domethënë,ka zënë fill në një fazë të caktuar të zhvillimit të shoqërisë.Në radhë të parë ai është rezulltat i domosdoshëm i shkallës së caktuar të zhvillimit shoqëror dhe ekonomik.
          Populli është krijesë historike që shfaqet gjatë ngjarjeve shoqërore të cilat i shkakton rrënja e bashkësive të hershme dhe shfaqja e kategorive të reja shoqërore.
          Popujt pra janë tërësi shoqërore-etnologjike që përbëjnë në pikëpamje të zhvilluar ose pak të zhvilluar,gati të gjitha elementet e kombit të ardhshëm,ashtu si janë uniteti i territorit dhe i gjuhës ,si dhe lidhshmëria politike dhe ekonomike.Populli karakterizohet praj ngjashmërisë së jetës,afrisë së dialekteve dhe dokeve,e kaluara e përbashkët historike,traditat e tjera.
          Populli pra paraqet një lidhje të njerëzve në bazë të disa karakteristikave të përbashkëta që i dallojnë prëj të tjerëve      siç janë gjuha,historia,kultura,doket,zakonet,kompaktësia territoriale dhe lidhjet politike.
          Në gjysmën e dytë,veçmas në fund të qindvjetëshit të nëntëmbëdhjetë dhe në fillim të qindvjetëshit të kaluar vjen deri te shfaqja e kombeve të reja.Ligjësitë në zhvillimin e kombeve janë shfaqur në mënyra të ndryshme gjatë zhvillimit të çdo kombi.Lidhur me kombin ekzistojne teori të ndryshme,vetë termin komb për herë të parë  e ka përdorur De Stal, në vitin 1810 ndërsa kombi ka hyrë në përdorim në vitin 1835 në Dictionaire Academique.
          Kombi historikisht është i kushtëzuar me sintezën e faktorëve territorialë dhe shoqërorë-ekonomik dhe prej elementeve të tjera kulturore ,gjuhësore,etnike dhe veçorive të tjera.
          Pra kombi ka edhe formën më të lartë të oragnizimit politik dhe territorial shtetin.Këto njihen si shtet-kombe.Ndërsa populli mund që ti ketë  këto krarkteristika por mund të gjendet në ndonjë shtet tjetër dhe së bashku me popujt e tjerë apo ndonjë popull tjetër të përbëjë ndonjë shtet të caktuar.
          Mirëpo , brenda një shteti jetojnë qytetarë të ndryshëm,andaj ekziston domosdoshmëria e grupimit të tyre,domethënë, e klasifikimit të tyre në qytetarë vendorë dhe në qytetarë të jashtëm.
         
                                                                                                   



Qytetarët vendore kanë të drejta dhe detyrime të caktuara sipas normave juridike dhe si të këtillë kanë të drejtë të ushtrojnë shërbime publike,dhe funksione shtetërore,duke zbatuar të drejtën e shtetit përkatës,domethënë të shtetit që  i përkasin.Nga kjo del se nocioni i shtetësisë paraqet:LIDHJE JURIDIKE TË QYTETARIT ME SHTETIN.Qytetarët të cilët gëzojnë të drejta dhe detyrime dhe i nënshtrohen   juridiksionit shtetëror quhen  SHTETAS, ndërsa qytetarët të cilët gëzojnë të drejta private-civile dhe gëzojnë imunitet personal,jo edhe autorizime dhe obligime të tjera janë qytetarë  JOSHTETAS.
          Njerëzit të cilët jetojnë në një shtet të caktuar apo në ndonjë shtet tjetër u dalin nevoja që të marrin shtetësi në shtete   të ndryshme dhe këtë ata mund ta fitojnë në disa mënyra.Këto janë:
1.Fitimi i shtetësisë në bazë të vijës së gjakut,pra personi fizik fiton shtetësinë të cilën e kanë paraardhësit e tijë (ius sangunis)
2.Fitimi i shtetësisë  sipas lindjes në territorin e lindjes pavarësisht prej vijës së gjakut (ius soli), dhe
3.Fitimi i shtetësisë sipas natyralizimit (ius domicili),pra është fjala për persona fizikë të cilët jetojnë në shtetin tjetër,jashtë vendit të lindjes.
Mirëpo ekzistojnë edhe persona të cilët nuk kanë shtetësi,dhe këta quhen APATRIDË,ndërsa personat fizikë të cilët kanë dy e më tepër shtetësi quhen BIPATRIDË.I huaj është ai person  i cili gjendet në një shtet tjetër por ka shtetësinë e ndonjë shteti tjetër.
Ndërsa humbja e shtetësisë mund të bëhet sipas kushteve që i parasheh    ligji ,siç është largimi apo mohimi i shtetësisë dhe marrja e saj.


PYETJE:
   1Çfarë paraqet populli?
   2.Çfarë paraqet kombi dhe kur shfaqet përherë   të parë?
   3.Çfarë paraqet nocioni shtetësi?
   4.Si e fitojmë shtetësinë?
   5.Si e humbim shtetësinë?
   6.Çka janë apatridët,bipatridët dhe të huajt?





                    4.PUSHTETI   SI   ELEMENT   I   SHTETIT

          Me vetë nocionin e pushtetit shtetëror nënkuptojmë raportin shoqëror në të cilin njëra palë urdhëron,ndërsa pala tjetër është  e detyruar të dëgjojë urdhërat e palës tjetër.Në këtë raport pala nën një ka forcën faktike me ndihmën e së cilës siguron materializimin e urdhëresave të veta.Pra, pushteti i kuptuar në këtë aspekt akziston çdokund ku ekzistojnë mundësitë që individi,grupi t’ia imponojë vullnetin e vet individit,grupit tjetër.
          Andaj ,nocioni pushtet shtetëror buron nga nocioni i përgjithshëm i pushtetit shtetëror.Natyrisht, edhe këtu kemi të bëjmë me raportin shoqëror,ku njëra  palë  urdhëron ndërsa pala tjetër është  e detyruar të dëgjojë,domëthënë të  respektojë këto urdhëra.Subjektet të cilat lëshojnë urdhëra,janë organet shtetërore të renditura sipas hierarkisë.
          Pushteti shtetëror është pushteti më i lartë,më i fortë në të gjithë hapësirën shtetërore.Kjo karakteristikë buron nga roli i shtetit në shoqëri.
          Pra pushteti realizohet si raport i cili shprehet nëpërmjet dhënies së urdhërave dhe materializimit të tyre.Shteti nëpërmjet të së drejtës në mënyrë paraprake rregullon raportin ndërmjet subjekteve të ndryshme,subjekteve të ndryshme dhe shoqërisë,ai interesohet që këto urdhëra në esencë kërkesa të  zbatohen nëpërmjet sjelljeve efektive të njerëzve.Kjo do të thotë se sjelljet e njerëzve janë të rregulluara me anë të normave juridike.
          Vetëm pushteti publik mund të disponojë me monopol të forcës fizike,çdo lloj tjetër e forcës jo e organizuar dhe jo e kontrolluar konsiderohet dhunë e cila nuk ka një strukturë të organizuar përgjegjësie. Pra pushteti shtetëror nuk duron pushtet tjetër vetë brenda vetes,sepse në atë  rast ai e humb kuptimin.
          Në rrjedhat  e tanishme shkohet në drejtim të shëndrimit të pushtetit në servis shërbyes për qytetarët dhe jo në detyrim me anë të forcës  sepse vetë ai pushtet mvaret prej njerëzve,dhe nëse e tepron me dhunën e ushtruar ndaj tyre mund që edhe ta humb legjitimitetin politik dhe demokratik.Pra demokratizimi i shoqërisë nënkupton edhe një pushtet demokratik të zgjedhur në mënyrë legale dhe përmes zgjedhjeve  demokratike dhe të lira.Përdorimi i epërsisë së forcës fizike duhet të jetë i rregulluar me norma strikte juridike.
          Andaj edhe mendimi se sa është e aftë një shoqëri që  vetë të qeverisë,mvaret se sa ajo shoqëri është e gatshme të krijojë institucione të mirëfillta shtetërore dhe publike.Institucione demokratike janë të gjitha ato organe të cilat zgjidhen në zgjedhje të lira dhe demokratike dhe ushtrimi i



pushtetit përmes ligjit duke respektuar ligjin dhe procedurat ligjore është ajo që duhet të jetë.
Sovraniteti -----Nocioni sovranitet është ngushtë i lidhur me pushtetin shtetëror,andaj sovraniteti është vetëm shprehje e pushtetit shtetëror-forcës fizike të shtetit,pra është një fakt se kush është qeverisës në hapësirën e caktuar.Kjo është ajo që duhet të jetë sepse paraqitja dhe zhvillimi i shtetit është një rrethanë faktike.
Nocioni sovranitet në shkencën juridike shpjegohet në mënyra të ndryshme.Shprehja  SOVRAN    .ka origjinë latine “superanus”,që do të thotë i lartë,më i lartë,subjekti që ka pozitën më të lartë.Sovraniteti paraqet shkallën më të lartë të pushtetit shtetëror,sepse ky pushtet nuk lejon asnjë pushtet tjetër,nuk lejon konkurencë,pra s’lejon pushtet paralel, -Carre de Malberg.Mirëpo ekziston edhe mendimi tjetër se ky pushtet shtetëror nuk është i pakufizuar në mënyrë absolute,çka do të thotë se ky pushtet nuk është i gjithfuqishëm,por pushtet i cili është i lidhur dhe i mbikqyrur me të drejtën e vetë,pra pushteti rregulluar sipas së drejtës (Jellineku).
Me evulimet e shkencës juridike shtrohet pyetja se në çfarë mase shtetet janë sovrane kur kemi parasysh zhvillimet dhe bashkëpunimet ekonomike,politike e të tjera kur shtetet ,respektivisht pushtetet janë të detyruar qoftë në mënyra direkte apo indirekte tu nënshtrohen formave të ndryshme të bashkëpunimit që vetë ai pushtet të ruajë superioritetin e vetë brenda hapësirës ku ai e ushtron autoritetin e vet.


PYETJE:
   1.Çka nënkuptojmë me pushtet shtetëror?
   2.Cili pushtet disponon me monopol të forcës fizike?
   3.Çfarë raportesh rregullon pushteti shtetëror?
   4.Cila është karakteristika kryesore e pushtetit shtetëror?
   5.Prej nga buron nocioni sovranitet?
   6.A është i kufizuar pushteti shtetëror?






                                                                                                         

                             IV. TRAJTAT   E   SUNDIMIT
         
                    1.DALLIMI  I  TRAJTAVE  TË  SUNDIMIT

          Trajta e sundimit sipas një kriteri caktohet sipas numrit të personave të cilët  e ushtrojnë pushtetin më të lartë –suprem-brenda shtetit.
          Sipas këtij kriteri me monarki nënkuptojmë shtetin në të cilin një person (individ-monarku) ushtron këtë pushtet,ndërsa republikë  konsiderohet shteti në të cilin këtë pushtet e ushtrojnë më shumë persona.
          Dallimi në mes monarkisë dhe republikës qëndron në disa fakte të caktuara.Monarkia rregullohet me ndonjë akt të veçantë kur vendoset që një shtet të qeveriset në mënyrë monarkike dhe më pastaj vazhdon të qeveriset në atë drejtim qoftë në vijë trashëgimore apo parlamentare.
          Në republikë  shefi i shtetit apo më mirë të themi kryetari i shtetit zgjidhet qoftë nga organi legjislativ apo zgjedhje të drejtëpërdrejta.
          Monarku nuk kandidohet në zgjedhje ndërsa kryetari i shtetit këtë mundësi e ka, por si zakonisht të kufizuar –në të shumtën e rasteve në dy mandate.Mvarësisht se për çfarë lloje të monarkisë bëhet fjalë,monarku pushtetin e vetë e ushtron qoftë në mënyrë direkte apo ceremoniale.Monarku në raste të caktuara nuk është përgjegjës për vepra të ndryshme por për të përgjigjen ministrat e qeverisë.
          Kryetari i shtetit mban përgjegjësi si të gjithë qytetartë e tjerë me përjashtim për ato që ka imunitet.Monarku si zakonisht është person sovran dhe gëzon privilegje të caktuara të veçanta me ligj.
          Në monarki nuk kemi zgjedhje për shef të shtetit por vetëm zgjedhje parlamentare,ndërsa në republikë shefi i shtetit zgjidhet.
          Në monarki parlamentare monarku mandaton fituesin e zgjedhjeve si kryetarë qeverie ,ndërsa në republikë parlamentare  këtë e bën presidenti por nëse i humb zgjedhjet partia të cilës i takon apo jo presidenti, ajo me një procedurë të caktuar votuese  mund që ta shkarkojë kryetarin.Në monarki, monarku nuk shkarkohet por vetëm mund të shkarkohet parlamenti dhe të shkohet në zgjedhje të sërishme.Monarkitë e ndryshme nëpër botë janë shuar me revolucione të ndryshme duke ua  marrë këtë të drejtë  mbretërve të ndryshëm ose ata kanë abdikuar domethënë janë larguar prej pushtetit,për shkak të pamundësisë së ushtrimit të pushtetit shtetëror.
                                                                                                           
                                                                                                         




          Si zakonisht në monarkitë parlamentare monarku është i kufizuar në ushtrimin e pushtetit të tij me kushtetutë,përveç ceremonive mbretërore,ndërsa realisht pushtetin e ushtron qeveria respektivisht partia politike e cila është fituese e zgjedhjeve.Në republikë kryetari i shtetit ka kopetenca të caktuara me kushtetutë mvarësisht prej llojit të republikës është ajo parlamentare apo presidenciale.

PYETJE:
   1.Cili është dallimi i trajtave të sundimit?
   2.A zgjidhet apo jo monarku?
   3.A zgjidhet apo jo kryetari i shtetit?
   4.Kush e ushtron pushtetin realisht në monarkinë parlamentare?
   5.A mund të shkarkohet apo jo presidenti?
   6.A mund të shkarkohet monarku?
   7.A mund të shuhet monarkia?
   8.Kur shteti është monarki dhe kur republikë?      




















                            

                             TRAJTAT  E  SUNDIMIT
                                                                                                            
 

















                                      SHEFI  I  SHTETIT
 






















                   2. ROLI  I  SHEFIT  TË  SHTETIT

          Kryetari i shtetit është organ i cili personifikon shtetin,domethënë që e përfaqëson si subjekt të veçantë,si një tërësi.Ky përfaqësim bëhet kryesisht në dy drejtime : ndaj botës së jashtme dhe brenda shtetit.Kryetari i shtetit,duke përfaqësuar shtetin ndaj botës së jashtme,hyn në marrëdhënie me shtete të tjera,lidh traktate  etj.Duke përfaqësuar shtetin brenda,kryetari i shtetit është shef i administratës,domethënë komandant i forcave të armatosura të shtetit (si organ më i rëndësishëm i shtetit dhe shprehje më e përqëndruar  e të gjitha specifikave shtetërore) dhe epror i të gjitha organeve të tjera të administratës (civile  dhe të armatosura).Përveç kësaj,shefi i shtetit në masë të madhe ose të vogël mund të marrë pjesë në ushtrimin e funksionit të legjislacionit dhe të gjykatave-të paraqesë propozime ligjesh,të përdorë sanksionin ose veton në legjislacion,të bëjë faljen e dënimeve etj.
          Natyrisht të gjitha kompetencat e shefit të shtetit janë të përcaktuara me kushtetutë dhe në suaza të ndarjes së pushteteve në ate,legjislativ,ekzekutiv dhe gjyqësor.
          Këto janë funksionet kryesore të shefit të shtetit,të cilat, u mor vesh kanë forma konkrete nga më të ndryshmet dhe që shpeshherë mund t’i mungojnë  ndonjë kryetari të shtetit,por prapëseprapë në të shumtën e rasteve këto ekzistojnë.Përveç kësaj, shefi i shtetit mund të jetë njëkohësisht edhe organ shtetëror supreme ,sovran .
          Shefi i shtetit mund të jetë organ individual ose organ kolektiv. Organ individual është për shembull ,monarku ose kryetari i republikës në republikë.Organ kolektiv është  shefi shtetit kur,për shembull në krye të shtetit është kryesia  përbërë  nga disa persona fizikë.
         
          Kompetencat e shefit të shtetit në planin e brendshëm,disa:
-Kryen shpalljen e ligjeve,
-E ndan mandatarin e qeverisë,
-Emëron ose merr pjesë në emërime të funksionarëve të lartë,
-Udhëheq me forcat e armatosura,
-Ndan dekorata dhe jep amnisti  dhe falje,etj.
         
          Kompetencat e shefit të shtetit në planin ndërkombëtarë,disa:
-E përfaqëson shtetin në marrëdhëniet ndërkombëtare,
-Merr pjesë në krijimin dhe funksionimin e politikës së jashtme,
                                                                                                                   

         

-Emëron ambasadorë dhe persona tjerë jashtë vendit,
-Lidh disa marrëveshje ndërkombëtare,
-I pranon letrat akreditive të diplomatëve të huaj,etj.

          Në raste të caktuara shefi i shtetit i drejtohet kombit përmes mesazheve të tij lidhur me gjendjen ne vend dhe paraqitet si garantues i rendit shtetëror,kjo mvarësisht prej sistemit juridiko-politik të shtetit të  caktuar.Ai paraqet unitetin e popullit  dhe frymën  e tij.Roli i shefit të shtetit spikatet në situata të jashtëzakonshme,të luftërave ose shkaqeve të tjera kur nuk mund të mblidhet qeveria ose parlamenti.Në rrethana të tilla kompetencat si zakonisht kalojnë tek shefi i shtetit dhe nëse bëhet fjalë për president atij mund që edhe ti zgjatet mandati.

PYETJE:
   1.Çka nënkuptojmë me nocionin shef i shtetit?
   3.Si mund të jetë shefi i shtetit?
   4.Cilat janë kompetencat e brendshme të shefit të shtetit?
   5.Cilat janë kompetencat e jashtme të shefit të shtetit?




















                  
                   3. NOCIONI  DHE LLOJET E MONARKIVE

          Me monarkinë nënkuptojmë atë trajtë të sundimit në të cilën shefi i shtetit është person me privilegje të mëdha,të cilat e bëjnë të jetë mbi qytetarët.
          Monarku karakterizohet si shef i shtetit me atë se ai trashëgohet,ndryshe shefi i shtetit  në republikë,i cili zgjidhet.Karakteristikë tjetër është se monarku këtë post e ushtron gjatë tërë jetës së tij.Natyrisht si  pari i dinastisë mbretërore vijën në mënyrë të dhunshme apo emërohet prej ndojnë  organi përkatës.
          Ndër këto privilegje,është papërgjegjësia e tij absolute,nuk i nënshtrohet ligjit (së drejtës).
          Veprimet e monarkut mund të rregullohen me anën e normave juridike,por ai nuk i nënshtrohet shqiptimit të sanksioneve  për shkeljet eventuale  të tyre.Madje edhe nëse kryen vepra penale (vrasje).
          Andaj ,monarku përkufizohet si person sovran,si person i cili qëndron mbi ligjin dhe të drejtën.
          Monarku si shef i shtetit ushtron të gjitha funksionet të cilat i përkasin sipas pozitës që ka në hierarkinë e organeve shtetërore,pra,të gjitha ato të cilat i kemi përmendur më herët.
          Llojet e monarkive----- Llojet e monarkive janë më se të ndryshme ,duke filluar që nga gjeneza e deri më sot.Ekzistojnë dy lloje të monarkive të cilat janë diku diku ende në fuqi:monarkia ku  në të njëjtën    kohë monarku është shef i shtetit dhe organ më i lartë shtetëror---monarki absolute pra e pakufizuar dhe monarkia ku monarku është vetëm shef i  shtetit,jo edhe organ më i lartë ---monarkia e kufizuar.
          Monarkia absolute----- është ajo monarki në të cilën monarku është i vetmi bartës i pushtetit shtetëror-pushtetit sovran,çka do të thotë se pushteti i tij nuk është i kufizuar me asgjë në aspektin juridik dhe faktik,as nga brenda dhe as nga jashtë.Monarki të tilla kanë qenë në të kaluarën Egjipti,Asiria,Roma,Perandoria Otomane etj
          Monarkia e kufizuar--- nënkuptojmë atë monarki në të cilën pushteti i monarkut është i kufizuar nga ndonjë subjekt tjetër shtetëror.Monarku këtë pushtet e ushtron së bashku me ndonjë organ tjetër shtetëror ,për shembull rolin e tillë e kanë luajtur në të kaluarën kuvendet popullore dhe ato të shtresave ,sot këtë e luajnë parlamentet.

          Monarkitë moderne---janë monarki të tilla të cilat kompetencat e veta i kanë të kufizuara me akte kushtetuese dhe fuknksionet e monarkut sa i
përket ushtrimit të pushtetit shtetëror janë ceremoniale.Ndërsa realisht ushtrimin  e funksionit të pushtetit shtetëror e ka qeveria dhe parlamenti respektivisht partia politike e cila fiton zgjedhjet dhe formon shumicën parlamentare, pra qeverinë.
          Mund të dallojmë :
           -monarki kushtetuese –ku monarku humb pushtetin kushtetutdhënës,kushtetutën tani e nxjer dikush tjetër dhe monarku i nënshtrohet kushtetutës.
          -monarki parlamentare-ku organ sovran është vetë parlamenti ,apo parlamenti së bashku me monarkun.Pra në këtë lloj të monarkisë parlamentare ,parlamenti e ushtron pushtetin ligjdhënës,qoftë vetë apo së bashku me monarkun.



PYETJE:
   1.Çka nënkuptojmë  me monarki?
   2.Cilat lloje të monarkive ekzistojnë?
   3.Çka nënkuptojmë me monarki absolute?
   4.Çka nënkuptojmë me monarki të kufizuar?
   5.Çfarë nënkuptojmë me monarki kushtetuese?
   6.Çfarë nënkuptojmë me monarki parlamentare?














 

                   4.NOCIONI   I    REPUBLIKËS

          Nocioni i republikës nuk është vështirë për ta caktuar pasi që më herët kemi bërë përkufizimin e monarkisë.
          Nocioni i republikës është i kundërt me monarkinë.Shefi i shtetit në republikë nuk i gëzon privilegjet personale,sepse nuk është person Sovran.Shefi i shtetit në republikë është i detyruar t’i nënshtrohet rendit juridik,së drejtës,andaj ai ka edhe përgjegjësi të dyfishtë :përgjegjësi politike dhe penale.
          Përgjegjësia  e tij politike është e lidhur me udhëheqjen e politikës në shtet,pra,si e udhëheq dhe ushtron pushtetin shtetëror.Për dështime në këtë drejtim ai mund të shkarkohet para skadimit të mandatit.
          Ndërsa përgjegjësia penale është e lidhur me të gjitha veprimet e tij të cilat janë kundërligjore.Natyrisht se ndaj tij ka konsideratë dhe ai  mund të përgjigjet para ndonjë gjykate speciale, dhe në një procedurë të veçantë.
          Kryetari i shtetit nuk vjen në pozitë në bazë të kushtetutës,por në bazë të zgjedhjes,qoftë nga parlamenti apo elektorati zgjedhor ,pra kryetari i shtetit në republikë nuk trashëgohet,por ai zgjedhet.
          Në republikën bashkëkohore kryetari zgjedhet në bazë të dy sistemeve:sistemit amerikan dhe sistemit francez.Sipas sistemit amerikan kryetarin e zgjedh populli,edhe pse në tërësi s’është e saktë,sepse sistemi amerikan i zgjedhjes është i tërthortë,nëpërmjet “të të zgjedhurve” të cilët i zgjedh drejtëpërdrejtë populli,ndërsa sipas sistemit francez kryetarin e zgjedh parlamenti,edhe pse edhe këtu ka risi në këtë drejtim,sipas amandamenteve kushtetuese të Kushtetutës së vitit 1958,1962 kryetarin e zgjedh populli.
          Në shumë shtete kryetarit nuk i jepet e drejta e vetos ndaj akteve të propozuara në parlament dhe nëse i jepet kjo  e drejtë ,atëherë ajo është e  “ drejta pezulluese”-në vend të vetos absolute të monarkut.
          Të drejtën  e vetos pezulluese e ka presidenti në sistemin amerikan,por kjo e drejtë ka për qëllim rikthimin  e propozimit  apo projektligjit në parlament.
          Kryetari i shtetit nuk  vë në lëvizje të tri veprimtaritë e pushtetit p.sh ai nuk konvokon mbledhjet e parlamentit.
          Pjesëmarrja e kryetarit në pushtetin ekzekutiv është e rregulluar në atë mënyrë që ai emëron mandatarin e qeverisë nga partia politike e cila ka fituar shumicën në parlament.
         
          Rast specifik është pushteti ekzekutiv i presidentit në SHBA ku përputhet pozita e shefit të shtetit me funksionin e bartësit të pushtetit ekzekutiv.
          Llojet  e  republikave---Sipas mënyrës së zgjedhjes së presidentit dhe gjërësisë së kompetencave të tija dallojmë:1.Republikën  presidenciale 2.Republikën parlamentare  dhe  3.Republikën e me organ kolektiv (kryesi,këshill).Ndërsa dy të parat udhëhiqen nga organ individual  e treta nga organ kolektiv.Por duhet theksuar se mbizotëron organi individual.
          Në republikën presidenciale shefi i shtetit respektivisht presidenti zgjidhet në zgjedhje të drejtëpërdrejta dhe në raste të caktuara është edhe bartës i pushtetit ekzekutiv por ka edhe raste kur një sistem  mund të jetë presidencial-parlamentar ose parlamentar-presidencial që do të thotë se, edhe pse presidenti zgjidhet nga populli përsëri qeveria është bartëse e pushtetit ekzekutiv por njëkohësisht edhe kryetari i shteit ka kompetenca të caktuara ekzekutive.
          Republika parlamentare paraqet llojin  kur kryetari i shtetit zgjidhet nga ana e parlamentit
          Republika me organ kolektiv paraqet llojin e tillë kur shteti udhëhiqet nga më shumë persona që mund të emërtohen si këshill apo kryesi.


PYETJE:
1.     Çka nënkuptojmë me nocionin e republikës?
2.     Çfarë përgjegjësie ka kryetari i shtetit?
3.     Në sa mënyra mund ta zgjedhim kryetarin e shtetit?
4.     Cilat jën llojet e republikave?














          V.TRAJTAT  E  SISTEMIT POLITIK – REGJIMET


                   1.NOCIONI   I  REGJIMIT  POLITIK

          Trajta e regjimit politik caktohet sipas kritereve se kush është bartës i sovranitetit shtetëror,domethënë pushtetit shtetëror.Sipas këtij kriteri ekzistojnë tre trajta të organizimit shtetëror :1.demokracia 2.autokracia dhe  3.totalitarizmi.
          Demokracia paraqet trajtën e regjimit politik,ku pushteti i takon popullit,domethënë shumicës së popullit,ku shumica qeveris mbi pakicën e popullit,ndërsa totalitarizmi paraqet atë trajtë të regjimit politik ku sundon kulti i individit domethën një person,autokracia paraqet trajtën e regjimit politik,ku pushteti i takon pakicës.Këto përkufizime dalin mvarësisht prej asaj se si qeveriset në një shtet të caktuar respektivisht, se sa dhe si respektohen normat juridike, se si merret pushteti,se si është i organizuar pushteti më i lartë politik,se sa respektohen të drejtat të drejtat e njeriut.
          Me nocionin e demokracisë,autokracisë dhe totalitarizmit ndërlidhen edhe shumë elemente të tjera.Kështu për shembull të tre regjimet thirren në emër të ligjit por në praktikë vërehen dallime të theksuara në mes këtyre tre regjimeve.
          Regjimi politik demokratik-nënkupton në radhë të parë;
-Sovraniteti popullor,
-Zgjedhje të lira dhe demokratike,
-Pluralizmin politik dhe shoqëror, domethënë sistem  shumëpartiak,
-Ekonominë e tregut,
-Qeverisja e shumicës,
-Respektimi dhe mbrojtja e pakicës,
-Sigurimi dhe garantimi i të drejtave themelore njerëzore dhe kolektive,
 -kultura dhe tolerance politike, etj

          Regjimi politik autokratik-tregon se pushtetin shtetëror e ushtron pakica e popullit.Kjo do të thotë se në këtë regjim janë të kufizuara të drejtat dhe liritë e njeriut,këtu mund të ketë elemente të demokracisë por jo të demokracisë së vërtetë apo reale, por vetëm formale.
         



          Të drejtat ekzistojnë për elitën e caktuar sunduese dhe nëse atyre u rezikohet pushteti apo regjimi ata ndërhyjnë në mënyra  dhe forma të ndryshme për ta ruajtur pushtetin  e tyre  p.sh me prishjen e zgjedhjeve,arrestimin e figurave opozitare,kufizimin e të drejtave personave të caktuar me ndikim në shoqëri etj.Regjimi politik autokratik përmban elemente të demokracisë formale si dhe të regjimeve totalitare apo diktatoriale.Regjimet politike autokratike qeverisen nga një shtresë e caktuar e shoqërisë që quhen oligarkë.Oligarkia paraqet lloj të regjimit autokratik ku një shtresë e popullsisë dallohet nga të tjerët për nga cilsësitë  e ndryshme siç janë origjina e gjakut,pasurisë,arsimimit etj.
          Regjimi politik totalitar-nënkupton krejtësisht të kundërtën e demokracisë së vërtetë,respektivisht shtypjen brutale të të drejtave të njeriut që nënkupton ato politike,ekonomike dhe sociale.Në këtë lloj regjimi kemi sundimin e kultit të individit dhe gjithçka është në funksion dhe shërbim të një individi.Këto regjime emërtohen edhe si tiranike,despotike që në esencë përjashtojnë demokracinë dhe  janë armik të egër të demokracisë.Regjime të tilla edhe pse i takojnë historisë por ato ende hasen diku-diku në rruzullin tokësor.


PYETJE:
   1.Çka nënkuptojmë me regjim  politik?
   2.Cilët janë trajtat  e regjimit politik?
   3.Çfarë regjimi politik është demokracia?
   4.Cilat janë karakteristikat e regjimit politik demokratik?
   5.Çfarë  regjimi politik është autokracia?
   6.Çfarë regjimi politik është totalitarizmi?
   7.Cilat janë dallimet në mes demokracisë dhe totalitarizmit?
   8.Cilat janë dallimet në mes demokracisë dhe autokracisë?
   9.Cilat janë ngjashmëritë në mes autokracisë dhe totalitarizmit?







                                     
                                     


                                      REGJIMET  POLITIKE
                  
 








 














 








                            




                                                                            
                             2.LLOJET   E   REGJIMIT   POLITIK                 

          Në mësimin e mëparshëm ne theksuam disa veçori të cilat ekzistojnë në mes regjimeve të caktuara politike dhe pikërisht në bazë të këtyre karakteristikave apo veçorive ne edhe bëjmë dallimi e tyre,në ate a)demokratik,b)autokratik dhe c)totalitar.Për shkak të rëndësisë që ka dhe meqenëse ne jetojmë në sistem demokratik ku ai monist njëpartiak i takon të kaluarës  do të japim disa cilësi apo karakteristika të regjimeve politike në fjalë me theks të veçantë atij demokratik.
          Regjimi politik demokratik:
          -Regjimi politik demokratik nënkupton mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut ato individuale dhe kolektive.Barazinë para ligjit të të gjithë qytetarëve pa marrë parasysh përkatësinë  e tyre kombëtare,fetare,gjinore,profesionin etj.Përcaktimin e lirive dhe të drejtave politike siç janë:liria e mendimit,liria e shtypit,liria e bashkimit politik dhe liritë e tjera politike duke nënkuptuar edhe pjesëmarrjen aktive.
          -Qeverisja e së drejtës është kusht esencial për realizimin dhe funksionimin e sistemit demokratik në shoqëri,që do të thotë respektimin e ligjit dhe ligjshmërisë së organeve shtetërore,mbrojtjen adekuate gjyqësore etj.
          -Regjimi politik demokratik nënkupton lejimin dhe veprimin e partive politike,garën politike për marrjen e pushteti, të drejtat zgjedhore,qeverisjen lokale ,funksionimin  e institucioneve politike dhe demokratike etj,
          -Marrëdhënie demokratike në shoqëri duke respektuar procedurat ligjore të caktuara dhe duke luftuar arbitraritetin e organeve  shtetërore.Duke zbatuar në praktikë parimet demokratike me sjellje dhe veprime konkrete.Duke luftuar anarkinë dhe rreziqet e demokracisë etj.
          -Edhe pse regjimi politik demokratik nënkupton qeverisjen e shumicës kjo nuk do të thotë se nuk duhet ta respektojmë pakicën.Qoftë kjo të jetë një pakicë politike opozitare ose etnike,pakica ka të drejtë të shpreh qëndrimet e veta dhe pozita nuk duhet të sillet në mënyrë arbitrare sidomos nëse bëhet fjalë për pakicë etnike sepse dihet se një pakicë etnik asnjëherë nuk mund ta marrë pushtetin sepse ajo nuk përbën shumicën e popullit.Prandaj shumica duhet të ketë mirëkuptim dhe kujdes për kërkesat e pakicave të caktuara sepse mund të vjen deri te shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut.
          -Kultura dhe tolerance politike është gjithashtu një veti e regjimit politik demokratik që e dallon prej regjimeve të tjera.Kjo nënkupton dialogun politik në mes subjekteve politike të caktuara pa marrë parasysh
         
                                                                                                         
                                                                                                                  
bindjet politike nëse ato janë konstruktive dhe të dobishme për shoqërinë ,etj.
          Regjimi politik autokratik:
          -Regjimi politik autokratik nënkupton në radhë të parë ngushtimin e lirive dhe të drejtave të njeriut,individuale dhe kolektive duke i kufizuar dhe shkelur ato nga organet shtetërore.
          -Qeverisjen e shtetit nga një grup apo shtresë e njerëzve në forma jodemokratike dhe në mënyra direktë apo indirekte.Grupe të caktuara të cilët mbrojnë interesat e tyre përmes mekanizmave të ndryshëm,të dukshëm apo të padukshëm.
          -Rregullat demokratike dhe zgjedhjet mund të jenë vetëm formalisht të shkruara në letër përndryshe në praktikë veprohet krejtësisht ndryshe.Nëse do të tentohet tu merret pushteti ata ndërhyjnë në forma dhe mënyra të ndryshme duke i prishur ato,apo duke burgosur dhe likuiduar figura të rëndësishme të shoqërore-politike,etj,etj.
          Regjimi politik totalitar:
          -Regjimi politik totalitar nënkupton tërësisht të kundërtën e demokracisë,pra sundimin e shtetit nga një individ dhe kultiti të tij pra kultit të individit në mënyra jodemokratike.
          -Regjim i ashpër politik i cili nuk lejon konkurencë politike dhe mendim ndryshe,shtyp mendimet opozitare përmes burgosjeve,vrasjeve,internimeve.
          -Ndalon çdo veprimtari dhe shfaqje kundër kultit të individit qoftë politike,artistike,letrare,ekonomike,shoqërore,etnike ,etj.

PYETJE:
   1.Cilët janë llojet e regjimit politik?
   2.Shpjego           disa prej karakteristikave të regjimit politik demokratik?
   3.Shpjego disa prej karakteristikave të regjimit politik autokratik?
   4.Shpjego disa prej karakteristikave të regjimit politik totalitar?









          3.DALLIMI  NË  MES  AUTOKRACISË DHE DEMOKRACISË

          Në sqarimet e mëparshme ne dhamë disa elemente të dallimit në mes demokracisë dhe autokracisë,por mund theksojmë se dallimet janë shumë esenciale,sepse vetë jeta e përditshme e njerëzve dëshmon se si funksionon njëra dhe si funksionon tjetra.Por dallimi kryesor është në mënyrën e ushtrimit të pushtetit shtetëror dhe ardhjes në pushtet respektivisht mënyrës së ardhjes dhe ushtrimit.
          -Autokracia nënkupton sundimin e një pakice apo grupi të caktuar kundrejt shumicës,ndërsa demokracia nënkupton  sundimin e shumicës ndaj pakicësë.
          -Autokracia ngushton dhe kufizon të drejtat dhe liritë e njeriut,ndërsa demokracia është edhe sinonim i lirisë pra respektim i lirive dhe të drejtave të njeriut në maksimumin e mundshëm.
          -Autokracia i kundërvihet demokracisë së vërtetë kur sheh rezik në humbjen e pushtetit,ndërsa demokracia shkon në drejtim të zgjrimit të lirive politike dhe bërjen e pushtetit një servis publik për njerëzit.
          -Autokracia përveç interesave politike të një shtrese të caktuar,ajo mbron edhe monopolet ekonomike dhe përfitimet e ndryshme që sjell pushteti,ndërsa demokracia nënkupton liri ekonomike dhe transparencë në politikat e pushtetit.
          -Autokracia në krahasim me demokracinë parimet dhe rregullat ligjore i harton në favor të oligarkisë së caktuar ndërsa demokracia tenton të jetë sa më përfshirëse.
          -Autokracia në raste të rezikimit të pushtetit mund që edhe ta ndalojë demokracinë,pra zgjedhjet,duke i prishur ato apo manipuluar në forma dhe mënyra të ndryshme,ndërsa demokracia nënkupton flakjen e elementeve apo dukurive që e rrezikojnë ate siç janë manipulimi me votën e lirë apo kanosjet e ndryshme dhe imponimet.
          -Autokracia nuk nëkupton sovranitetit e popullit dhe të qytetarit,ndërsa demokracia pikërisht shpreh atë formë d.m.th sovranitetin e popullit dhe të qytetarit, etj.

PYETJE:
   1.Thuaj disa dallime në mes autokracisë dhe demokracisë?
   2.Ku është dallimi kryesor në mes autokracisë dhe demokracisë?
   3.Si qëndron raporti me sovranitetin në autokraci dhe si në demokraci?




                   4.NOCIONI   DHE  LLOJET  E  DEMOKRACISË

          Kuptimi i demokracisë—Demokracia si nocion dhe kategori politike paraqitet qysh në kohën  e paraqitjes së shoqërisë së organizuar.Ajo është zhvilluar dhe përsosur gjatë një procesi të gjatë historil,duke filluar që nga Greqia antike,qytetet mesjetare,kapitalizmi liberal e deri më sot,ku ajo paraqet karakteristikë dominante të sistemeve bashkëkohore politike.
          Në kuptimin e sajë etimologjik,fjala demokraci rrjedh nga fjala greke demos—popull  dhe  cratio—qeverisje që do të thotë qeverisje e popullit.
          Në teorinë bashkëkohore politike janë shënuar përpjekje të shumta të autorëve të ndryshëm për përkufizimin e nocionit të demokracisë.Ata me rastin e përkufizimit të sajë nisen nga këndëvështrime të ndryshme.Edhe pse demokracia në kuptimin e përgjithshëm nënkupton sundimin apo qeverisjen e popullit në shoqëri,esenca e sajë nuk mund të shprehet vetëm përmes kësaj komponente.Kjo ngase ky interpretim është abstrakt dhe shpeshherë jo i saktë.Demokracia nuk nënkupton qeverisjen e mbarë popullit ,sepse edhe fizikisht kjo është  e pamundur, por formën adekuate të qeverisjes, e cila mundëson institucionalizimin dhe realizimin e vullnetit të shumicës së popullsisë në institucionet dhe mekanizmat e një shteti.
          Për demokracinë ekzistojnë përkufizime të ndryshme kështu ajo “është  qeverisja e popullit,ku pushteti suprem i takon popullit,i cili atë e ushtron vetë në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose përmes përfaqësuesve të vetë të zgjedhur në sistemin e lirë zgjedhor” (Ç’është  demokracia,botim i Qendrës Informative Amerikane,1996 )
          Llojet e demokracisë—Duke mos mohuar saktësinë dhe arsyeshmërinë e teorive të tjera të tipizimit të modeleve të demokracisë,na duket më e drejtë ajo, e cila merr për bazë tre kritere kryesore për klasifikimin e llojeve të demokracisë:
          1.kriteri historik,
          2.raporti i demokracisë me marrëdhëniet shoqërore dhe
          3.mënyra e realizimit të demokracisë.
          1.Në bazë të kriterit historik,janë të njohura 4 tipe  kryesore të demokracisë:a)demokracia e poliseve greke b)demokracia liberale kapitaliste c) demokracia socialiste e bazuar në diktaturën e proletariatit dhe ç) demokracia bashkëkohore e bazuar në shtetin modern juridik.
         

          2.Sipas raportit të demokracisë me marrëdhëniet shoqërore ekzistojnë tre lloje të demokracisë:a) demokracia formale b) demokracia fiktive c) dhe demokracia reale.
                                                                                                           
          3.Sipas mënyrës së realizimit të demokracisë janë të njohura dy forma themelore të sajë:a) demokracia e drejtëpërdrejtë dhe b) demokracia e tërthortë.Për shkak të rëndësisë që kanë këto dy forma  të demokracisë do të japin një vështrim të shkurtër.
          a) Demokracia e drejtëpërdrejtë.
          Demokracia  e drejtëpërdrejtë nënkupton qeverisjen e drejtëpërdrejtë të popullit dhe të qytetarëve me pushtetin shtetëror.Esenca e demokracisë së drejtëpërdrejtë konsiston në të vendosurit burimor të popullit dhe të qytetarëve në marrjen e vendimeve politike me interes për shoqërinë e caktuar.Komponentë të rëndësishme të demokracisë së drejtëpërdrejtë paraqesin zgjedhjet e drejtëpërdrejtë,përmes së cilave qytetarët në mënyrë të drejtëpërdrejtë zgjedhin përfaqësusesit e tyre në qendrat e caktuara të vendosjes politike.
          Duke u nisur  nga kjo që thamë mund  të themi se,format kryesore të realizimit të demokracisë së drejtëpërdrejtë   janë: 1.referendumi,2.plebishiti,3.iniciativa qytetare dhe format  e tjera të deklarimit personal.
          1.Referendumi- është formë e deklarimit personal e qytetarëve për ndonjë akt juridik të pushtetit ,apo për ndonjë çështje tjetër me rëndësi për shtetin dhe popullin,vetëvendosje,shkëputje,Kushtetutë,Ligj kushtetues etj.
          Në teorinë politike dhe juridike jan të njohura tre trajta dhe forma themelore të referendumit:
          -referendumi  i detyrueshëm,
          -referendum  fakulltativ dhe
          -referendum konsulltativ
          2.Plebishiti- gjithashtu është  formë e deklarimit personal të qytetarëve  siç është edhe referendumi,por dallon për nga objekti i vendosjes,sepse plebishiti aplikohet vetëm për çështje me efekt ndërkombëtarë siç janë shkëputja dhe pavarësia,dhe vendimi i marrë në plebishit ka karakter detyrues dhe obligon të gjitha organet përfaqësuese të një shteti që ta materializojnë.
          3.Iniciativa qytetare-si formë e demokracisë së drejtëpërdrejtë nënkupton të drjetën e qytetarëve që me inisiativa dhe kërkesa të shkruara
të kërkojnë nga organet e pushtetit dhe qendrat kryesore të vendosjes politike (parlamenti,qeveria,kryetari i shtetit,organet lokale etj)
nxjerrjen e ndonjë akti të përgjithshëm juridik (Kushtetutës,ligjit,vendimit,urdhëresës etj) apo shpalljen e referendumit për ndonjë çështje tjetër.
          Si formë tjetër e deklarimit personal të qytetarëve është anketa dhe tubimet e zgjedhësve
          b)Demokracia e tërthortë (përfaqësuese)
          Demokracia e tërthortë (përfaqësuese,raprezentative) paraqet formën e demokracisë dominante të sistemeve bashëkëkohore demokratike.Esenca e sajë konsiston në realizimin e vullnetit të shumicës së qytetarëve (popullit) nëpërmjet institucioneve dhe trupave përfaqësuese të zgjedhur në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga qytetarët.Te kjo formë e demokracisë  qytetarët nuk vendosin vetë në mënyrë direkte për çështje të caktuara por këtë e bëjnë përfaqësuesit e zgjedhur të tyre.Ata zgjedhin trupat e tyre përfaqësuese të cilëve u besojnë ushtrimin  e pushtetit shtetëror.Kjo formë e demokracisë realizohet nëpërmjet të tre institutive themelore:
          -trupit elektoral,
          -organit përfaqësues dhe
          -qendrës së vendosjes politike.

PYETJE:
   1.Shpjego nocionin e demokracisë?
   2.Thuaj një përkufizim të demokracisë?
   3.Cilat janë kriteret e ndarjes  së  demokracisë?
   4.Çka është demokracia e drejtëpërdrejtë?
   5.Cilat janë format e realizimit të demokracisë së drejtëpërdrejtë?
  6.Çka është demokracia e tërthortë?
  7.Cilat janë institutet e realizimit të demokracisë së tërthortë?






          5.REFERENDUMI  SI  FORMË E DEMOKRACISË SË                                                 DREJTËPËRDREJTË

          Referendumi është institucioni më i përhapur dhe më i rëndësishëm i demokracisë së drejtëpërdrejtë,si rezulltat i konceptit të sovranitetit të popullit.Fjala “referendum” rrjedh nga latinishtja dhe nënkupton “atë për të cilën duhet informuar”.Referendumi është paraqitur gjatë mesjetës në kantonet zvicerane si zavendësim i tubimit ët të gjithë zgjedhësve të një kantoni.Gjatë shekullit XVIII referendumi paraqitet edhe në Amerikën Veriore pastaj Francë dhe në vendet e tjera demokratike.Referendumi si formë e deklarimit personal të popullit (qytetarëve) i jep atij mundësinë që ai të shprehet për çështjë të rëndësishme të mëdha dhe jetike si edhe për çështje më të vogla.Vendosja në referendum është e tillë që njerëzit (ata me të drejtë zgjedhore) kanë mundësinë të shprehen me “PO”  ose “JO” për pyetjen që u shtrohet.Kështu ata mund të shprehen për ndonjë akt të rëndësishëm siç është (Kushtetuta,ligji,etj).
          Referendumi paraqitet në forma të ndryshme.Klasifikimi i formave të referendumit bëhet në bazë të faktorëve të ndryshëm,siç janë:a)baza juridike për mbajtjen e referendumit,b)obligueshmëria e vendimit nga referendumi,c)efekti i vendimit nga referendumi,ç)çështja për të cilën vendoset me referendum ,d)koha e zbatimit të referendumit, etj.
          a)Për nga baza juridike për të vendosur përmes referendumit lidhur me çështjen e caktuar, dallojmë :
          -referendumin e detyrueshëm dhe
          -referendumin fkultativ        
-I detyrueshëm është ai referendum i cili ,duhet të zbatohet medoemos,nga se është i parashikuar me kushtetutë ose ligj.Në këto raste (të parashikuara) akti juridik i caktuar nuk mund të miratohet ndryshe,apo vendimi i caktuar nuk mund të miratohet ndryshe,përveç se nëpërmjet të referendumit.Domethënë zbatimi i tij është i detyrueshëm.


                                                                                               
-Referendumi fakulltativ quhet ajo formë e të vendosurit të drejtëpërdrejtë,mundësia e të cilit për mbajtjen është parashikuar,por me kusht që të plotësohen kushtet e caktuara dhe lidhur me shpalljen e tij merr vendim organi competent.Referendumi i tillë për shembull mund të shpallet kur këtë e kërkon numri i caktuar i zgjedhësve,numri i caktuar i deputetëve në parlament,shefi i shtetit etj.
          b)Për nga obligueshmëria e vendimit të referendumit dallojmë :
          -referendumin detyrues (obligativ) dhe
          -referendumin konsulltativ (këshilldhënës)
-Te referendumi detyrues vendimin  të cilin e marrin zgjedhësit i obligon organet shtetërore kompetente që të marrin vendimin në pajtim me rezulltatet  e referendumit.
-Referendumi këshilldhënës (konsulltativ) është ajo formë e të vendosurit të drejtëpërdrejtë të zgjedhësve,në të cilin akti i cili është objekt i referendumit nuk miratohet ,por nëpërmjet votimit shprehet vetëm mendimi lidhur me të.Ky lloj referendumi aplikohet kur organet shtetërore dëshirojnë  të dijnë mendimin e shtetasve.
          c)Për nga efekti i vendimit i cili del nga rezulltatet e referendumi,dallojmë:
          -referendumin konstitutiv dhe
          -referendumin abrogativ
-Nëpërmjet referendumit konstitutiv vërtetohet vlefshmëria ose  efekti i një akti të miratuar nga organi shtetëror përkatës.Vendimi nga referendumi është obligues.
-Ndërsa ,nëpërmjet referendumit abrogativ abrogohet akti në fuqi,duke mos e zavendësuar me ndonjë tjetër.
          ç)Për nga koha e mbajtjes dallojmë:
          -referendumin paraprak (ante legum) dhe
          -referendumin pasues  (post legem).
-Referendumi paraprak mbahet para miratimit përfundimtar të aktit,apo para marrjes së vendimit ,nga ana e parlamentit.

         
-Referendumi pasues paraqet referendumin plotësues ,ngase zgjedhësit vendosin për aktin pas miratimit të tij nga ana e parlamentit.Ky ka karakter të vërtetimit apo të ratifikimit,nga ana e popullit.
          d)Sipas objektit për të cilin vendoset,dallojmë:
          -referendumin kushtetutvënës,
          -referendumin ligjvënës,
          -referendumin në lëmin e marrëdhënieve  dhe të drejtës ndërkombëtare.
-Referendumi kushtetutvënës është formë e miratimit përfundimtar të kushtetutës ose ndryshimit të sajë.
-Referendumi ligjvënës është formë e miratimit të drejtëpërdrejtë të ligjit nga ana e zgjedhësve (shtetasve).Kjo formë e referendumit ëshë më e përhapur në botë.
-Referendumi me efekt ndërkombëtar sa i përket marëdhënieve dhe të së drëjtës ndërkombëtare ka të bëjë me konventat dhe marrëveshjet e ndryshme ndërkombëtare,si formë e ratifikimit përfundimtar.
          Formë e veçantë e referendumit është ai përmes të cilit bëhet kufizimi apo ndarja territoriale administrative në shtetet federative dhe ajo lokale në shtetet unitare.

PYETJE:
   1.Çka paraqet referendumi?
   2.Në bazë të çfarë kritereve i ndajmë referendumet?
   3.Çfarë paraqet referndumi i detyrueshëm dhe çfarë ai fakulltativ?
   4.Çfarë paraqet referendumi konsulltativ?
   5.Çfarë paraqet referendumi konstitutiv dhe çfarë abrogativ?
   6.Çfarë paraqet referendumi paraprak dhe çfarë ai pasues?
   7.Çfarë paraqet referendumi  kushtetutvënës dhe ai ligjvënës  ?




                                                                                                              


                    6.DEMOKRACIA   DHE  RREGULLAT  JURIDIKE

          Demokracia siç theksuam paraqet vullnetin e shumicës së zgjedhësve të shprehur në mënyrë direkte përmes zgjedhjeve.Mirëpo demokracia nuk mund të realizohet dhe të jetësohet nëse nuk mbështetet në ligj respektivisht norma juridike.Pra demokracia nuk mund të jetë kundër rregullave juridike të cilat parashikojnë zbatimin  e sajë.Përmes demokracisë zgjedhësit përcaktohen për opcionet e ndryshme politike të cilët ofrojnë më shumë siguri juridike,që do të thotë se ata marrin parasysh ata të cilët janë për një demokraci ku do të sundojë ligji dhe jo anarkia.Pra demokracia e parë si frymë lirie nuk do të thotë mos respektim të ligjit apo shtetit ligjor,por e kundërta respektim i ligjit dhe procedurave ligjore përkatëse.Nëse shprehen kundërshtime ose pakënaqësi lidhur me ndonjë ligj apo normë juridike njerëzit përmes mekanizmave demokratik kanë mundësi që ato ti ndryshojnë.Siç i lejon dhe i posedon demokracia mekanizmat demokratik ligjor dhe  kushtetues gjithashtu edhe rregullat juridike e rregullojne demokracinë.Pra demokracia duhet të shihet dhe shihet si forcim i rregullave juridike ,gjihnjë duke i parë në favor të forcimit dhe avansimit të drejtave dhe lirive të njeriut, të cilat nuk mund të sigurohen dhe zbatohen ndryshe përveç se përmes normave apo rregullave juridike.
          Regullat bazë juridike të cilat sanksionojnë demokracinë në vendet demokratik  si zakonisht janë të paprekshme ato vetëm se mund të ndryshohen nëse për një kohë bëhen pengesë e vetë demokracisë.Praktika demokratike bashkëkohore dëshmon se shteti dhe demokracia nuk mund të funksionojnë pa rregulla juridike,dhe pikërisht respektimi i këtyre normave do të thotë se demokracia në ato vende është e fortë,funksionale dhe stabile.
          Shtetet me demokraci  më të hershme dhe më të zhvilluar   kanë aktet e larta juridike edhe për  kohëra  qindravjeçare siç janë për shembull SHBA-të,apo Anglia,prandaj sa më demokratike të jenë rregullat juridike respektivisht që e lejojnë demokracinë të zhvillohet



aq më e fuqishme është demokracia dhe vetë  rregullat juridike. Por edhe ndryshimi i shpeshtë i këtyre rregullave ngjall pasiguri tek individi dhe popullata,përveç se siç thamë nuk bëhen pengesë për zhvillime të mëtutjeshme.Shikuar historikisht,  vendet demokratike parimet bazë demokratike nuk i kanë flakur,por ata, këto i kanë ndryshuar në favor të demokracisë.Kështu, shikuar në përgjithësi mund të themi se  demokracia duhet të garantohet me norma juridike,ndërsa normat juridike nuk duhet të jenë penges për demokracinë.Përmes respektimit të rregullave juridike ne respektojmë demokracinë.

PYETJE:
  1.A garantohet demokracia me rregulla juridike?
  2.A mundet që rregullat juridike të jenë kundër demokracisë në                             vendet demokratike?
  3.A mund të ndryshohen rregullat juridike në demokraci?
  4.A mund që rregullat juridike të bëhen pengesë për demokracinë?



















          VI.TRAJTAT  E  RREGULLIMIT  SHTETËROR

                    1.TRAJTAT  E  REGULLIMIT  SHTETËROR
         
          Trajta e rregullimit shetëror  paraqet lidhjet dhe raportet ndërmjet organeve qendrore dhe joqendrore të pushtetit  shtetëror.Ky raport mund të jetë i ngjeshur apo jo i ngjeshur,pra lidhjet ndërmjet tyre mund të jenë të ngushta në kuptimin e lidhshmërisë apo raporte më të lira.Kjo do të thotë se organet qendrore mund të kenë pushtet më të madh apo më të vogël mbi organet joqendrore.
          Mvarësisht prej raporteve që ekzistojnë në mes këtyre organeve ne edhe bëjmë dallimin e trajtave (formës) të rregullimit shtetëror.Pikërisht ky raport është përcaktues për shumë çështje me rëndësi sa i përket funksionimit të pushtetit shtetëror sepse jo rrallë herë qytetarët dinë të kundërshtojnë vendimet e organeve të ndryshme të pushtetit nëse ato i ndjejnë si vendime larg vetes.Por shteti si organizatë edhe e forcës fizike në raste të caktuara edhe i imponon ato.Kështu  ne mund të dallojmë këto trajta të rregullimit shtetëror:1.shtetin e thjeshtë (unitar),2.shteti i përbërë,3.federata, 4.konfederata,5.protektorati,6.unioni real dhe personal.
          1.Shteti i thjeshtë (unitar)-nënkupton atë trajtë ku raporti i organeve qendrore dhe joqendrore është i rregulluar në ate mënyrë,ku organet qendrore kanë në duart e tyre thuajse tërë pushtetin shtetëror në krahasim me organet joqendrore.
          Raporti ndërmjet organeve të larta dhe atyre të ulta në shtetin e thjeshtë mund të jetë dy llojesh :a).ku organet joqendrore apo të ulta nuk kanë aspak kompetenca dhe të drejta dhe b).kur organet joqendrore kanë kompetenca dhe gëzojnë disa të drejta të përcaktuara me ligj.Në rastin e parë kemi të bëjmë me centralizim,ndërsa në rastin e dytë kemi të bëjmë me decentralizim.
          2.Shteti i përbërë—është ajo trajtë e rregullimit shtetëror ku raportet në mes organeve qendrore dhe joqendrore është i rregulluar

në atë mënyrë ku organet joqendrore kanë një shkallë të lartë të kompetencave vendimarëse deri në shkëputje,pra nuk bëhet fjalë për decentralizim por për territor të përcaktuar me elementi shteti p.sh nëse bëhet fjalë për federatë apo si shtete të veçanta nëse bëhet fjalë për konfederatë që janë të lidhura me marrëveshje në mes veti.Kështu si shtete të përbëra teoria juridike përcakton:federatën,konfederatën,unionet etj.
          3.Federata—është formë (trajtë) e tillë e rregullimit shtetëror e cila përbëhet prej më shumë elementeve konstituive të sajë deri me karakter shtetëror,por organet qendrore federative si zakonisht kanë pushtet më të lartë se shtetet  e  federatës,edhe pse kjo mvaret prej federatës në federatë se si është e rregulluar lidhur me çështje të caktuara.Por zi zakonisht në marrëdhënie ndërkombëtare federata është një subjekt i vetëm.Federata është e lidhur në mes veti me kushtetutë si akt më i lartë juridik.Lidhur me karakterin shtetëror të federatës respektivisht anëtarëve të sajë ekzistojnë mendime të ndryshme,por praktika ka dëshmuar se njësitë federale në raste të mospajtimeve të ndryshme për çështje me karakter shteëtëror kanë përfunduar në shtete të pavarura.
          4.Konfederata—është formë e tillë e rregullimt shtetëror ku shtete të pavarura lidhen në mes veti me anë të marrëveshjes ndërkombëtare.Këtu shtetet e pavarura nuk e humbin subjektivitetin ndërkombëtarë,por ato vetëm krijojnë mekanizma bashkëpunimi në lëmi të ndryshme p.sh në politikën e jashtme.Shtetet konfederative mund të krijojnë organe të përbashkëta –kuvendin e konfederatës,por vendimet e tij mund që edhe mos  të zbatohen  nëse shteti anëtar nuk i pranon,edhe pse si zakonisht vendimet merren njëzëri.
          5.Protektorati—paraqet llojin e shtetit të përbërë mbi të cilin e ushtron pushtetin një shtet i fortë duke i siguruar mbrojtjen dhe sigurinë .Teritori i cili vihet nën këtë administrim si zakonisht nuk


                                                                  


mund që në tërësi të ushtrojë kompetencat e veta shtetërore për shkaqe të ndryshme por më së shumti për shkak të sigurisë siç thamë më lartë qoftë nga reziku i jashtëm apo i brendshëm.Territoret e vendosura nën protektorat si zakonisht kanë përfunduar në shtete të pavarura,sepse nën këtë përcaktim ata në aspekt ndërkombëtarë i përfaqqëson shteti nën ombrellën  e të cilit gjendet.
          6.Unioni real dhe personal—unionet janë forma të tilla të shtetit të përbër të cilët janë të lidhur  përmes shefit të shtetit –monarkut.
          Unioni real nënkupton një tërësi të re shtetërore në mes shteteve anëtare,pra krijohet një subjekt i cili me botën e jashtme komunikon si i  vetëm.Lidhjet e brendshme në mes shteteve  bëhen me anë të një kontrate ku ata e ruajnë pavarësinë e brendshme,ndërsa bashkëpunimi kryesisht është në dogana,ekonomi,mbrojtje,etj.Unionet reale në fakt paraqesin bashkësi shtetesh.
          Unioni personal nënkupton institucionin e vetëm të përbashkët shefin e shtetit –monarkun,përndryshe shtetet e ruajnë pavarësinë  e tyre të brendshme dhe të jashtme .

PYETJE:
   1.Cilat janë trajtat e rregullimit shtetëror?
   2.Në bazë të cilave shkaqe përcaktojmë trajtën e rregullimit
      shtetëror?
   3.Çka paraqet shteti i thjeshtë –unitar?
   4.Çka paraqet shteti i përbërë?
   5.Cilat janë trajtat e shtetit të përbërë?
   6.Çka paraqet federata?
   7.Çka paraqet konfederata?
   8.Çka paraqet protektorati?
   9.Çka paraqet unioni real?
   10.Çka paraqet unioni personal?       




                  
                    TRAJTAT E RREGULLIMIT SHTETËROR
 

































         
          2.DALLIMET  NË  MES  SHTETIT  TË  THJESHTË   DHE

                             ATIJ   TË  PËRBËRË
         
          Teoricientë të ndryshëm kanë bërë përpjekje për ti klasifikuar shtetet,me ç’rast janë nisur nga kritere të ndryshëm.Prandaj,varësisht nga kriteret që u kanë shërbyer si bazë ,në teorinë politike janë paraqitur edhe klasifikime teorike të nduarduarshme.Megjithatë,pjesa dërmuese e teoricienëntëve politikë e juridikë nisen nga shkalla e centralizimit dhe decentralizimit,përkatësisht ndarjes së pushtetit.
          Shteti i tjeshtë,apo unitar--nënkupton atë formë të rregullimit shtetërornë të cilën pushteti shtetëror  i takon organeve qendrore.Këtu rëndom kemi një kushtetutë dhe një sovranitet.
          Shteti unitar mund të jetë centralist dhe decentralist.Shtet unitar centralist është ai shtet ku organet joqendrore nuk kane kompetenca dhe janë plotësisht të mvarura nga organet qendrore.Në raste të këtilla ,organet joqendrore konsiderohen si pjesë përbërëse e organeve  qendrore dhe gëzojnë aq mëvetësi në procesin e të vendosurit sa i lejojnë organet qendrore.Shtet unitar decentralist kemi atëherë  kur organet joqendrore gëzojnë një shkallë të caktuar të kompetencave në raport me organet qendrore,kjo shkallë e autonomisë së organeve më të ulta garantohet me ligj dhe me kushetutë.Pra shteti i thjeshtë është një tërësi territoriale pa njësi tjera konstituive me elemente shteti.Decentrailizimi i caktuar territorial dhe shkalla e pavarësisë vendimarrëse të organeve  më të ulta nuk janë të karakterit të shtetit të përbërë.
          Shteti i përbërë—për dallim nga shteti unitar  përbëhet nga disa shtete anëtare.Përderisa shteti unitar (i thjeshtë) ka një bartës të pushtetit ekzekutiv,një organ legjislativ unik,një kushtetutë,shtetësinë unike etj. Në shtetin e përbërë rëndom kemi më shumë se një bartës të pushtetit ekzekutiv,më shumë organe legjislative,më shumë kushtetuta,organe të dyfishta apo të shumëfishta të administratës dhe


                                                                                                           

të drejtësisë,shtetësi të dyfishtë etj.Bashkimi i tillë bëhet ose në bazë të kushtetutës ose në bazë të marrëveshjes.Çështja e cila nxit më shumë polemika është çështja e sovranitetit,në aspekt ndërkombëtar shtetet e përbëra si zakonisht  e rujanë sovranitetin por kjo mvaret prej llojit në lloj se a është p.sh federatë,konfederate  apo ndonjë formë tjetër.Te federatat sovraniteti  në aspekt  ndërkombatërë i takon federatës,por njësitë federative e ruajnë edhe të drejtën e shkëputjes nëse interesat e tyre fillojnë të shkilen,por edhe kjo mvaret prej federatës në federatë.Ndërsa te llojet  e tjera të shtetit të përbërë ,shtetet e ruajnë subjektivitetin ndërkombëtarë.


PYETJE:
   1.Cilat janë dallimet në mes shtetit të thjeshtë dhe atij të përbërë?
   2.Si është i raporti i organeve te shteti unik?
  3.Si është raporti i organeve te shteti i përbërë?
  4..Si qëdron çështja e subjektivitetit ndërkombëtarë te shteti unik    
      dhe si te ai i përbërë?
  5.Me çfarë akti rregullohet shteti unik dhe me çfarë shteti i përbërë?            



                                                                                                                   
         









                                                                                                               

          3.FORMA E RREGULLIMT SHTETËROR TË MAQEDONISË

          Maqedonia është një shtet unik me një shkallë të caktuar të decentralizimit .Ajo ka një kushtetutë për tërë territorin e shtetit dhe një legjislacion unik.Maqedonia ka një pushtet të ndarë në ate legjislativ,ekzekutiv dhe gjyqësor.Sa i përket pushtetit ekzekutiv duhet theksuar se këtu disa kompetenca ka edhe kryetari shtetit i cili ka të drejtë të emërojë funksionarë të caktuar të administartës shtetërore pasi zgjidhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë  nga qytetarët.Organizimin e pushtetit shtetëror e përcakton kushtetuta si akt më i lartë ne shtet.Maqedonia me kushtetutë definohet si shtet i popullit maqedon dhe popujve  të tjerë  që jetojnë në Maqedoni ,shqiptarët,turqit,etj.Kushtetuta bazohet në parimin e sovranitetit popullor dhe thekson se ai buron nga qytetarët dhe u përket atyre.Ata realizojnë pushtetin nëpërmjet përfaqësuesve  të zgjedhur demokratikisht,në zgjedhje por gjithashtu u jepet edhe e drejta që të shprehen në referendum.
          Në aspektin e sistemit qeverisës , Maqedonia zbaton sistemin e kombinuar parlamentar-presidencial sipas modeleve të shteteve të Evropës Juglindore.Elementet parlamentare shprehen kryesishtë në rolin e rëndësishëm të Kuvendit,në kontrollin parlamentar të qeverisë dhe në mundësinë që Kuvendi të inicojë përgjegjësinë e presidentit  para Gjykatës kushtetuese .Ndërkaq,elementet presidenciale shprehen në zgjedhjen e drejtëpërdrejtë të Presidentiti,në të drejtën  e tij të vetos,të drejtën e shpërndarjes së parlamentit etj.  
          Maqedonia definohet si shtet demokratik i cili bazohet në pluralizmin politik,zgjedhje të lira dhe të drejtëpërdrejtë,në parimin e ndarjes së pushtetit,si vlera themelore të rendit kushtetues të tij.
          Duke u mbështetut mbi baza të vetëqeverisjes lokale të demokracisë liberale ,me Kushtetutë riafirmohet vetëqeverisja  lokale,si formë e ushtrimit të pushtetit lokal nga ana e shtetasve në njësitë e qeverisjes lokale.
          Duhet theksuar se Maqedonia pas konfliktit të vitit 2001 pësoi ndryshime kushtetuese duke u nisur prej preambulës dhe amandamenteve kushtetuese.Këto ndryshime kishin të bëjnë me pozitën e popullt shqiptar në Maqedoni dhe decentralizimit.Kështu edhe me Marrëveshjen e Ohrit përsëri u ruajt karakteri unitar i shtetit por me disa ndryshime sa i përket
                                                                                                         




të drejtave të bashkësive etnike ,dhe sidomos atyre që përbëjnë  numrin mbi 20% të popullatës në  shtet  që do të thotë se prek në mënyrë direkte shqiptarët kur dihet se ata përbëjnë mbi 25 % por edhe bashkësitë  e tjera.Kjo gjë theksohet shprehimisht në preambulën e Kushtetutës por jo edhe në nenet e Kushteutës,edhe pse është  e qartë se për kë bëhet fjalë.
          Ndryshimet vërehen sidomos në sanksionimin e disa të drejtave të cilat kanë të bëjnë me “kulturën,përdorimin e gjuhëve,arsimin,dokumentet personale dhe përdorimin e simboleve,Kuvendi vendos me shumicë votash nga deputetët e pranishëm,gjatë së cilës patjetër duhet të ketë shumicë votash nga deputetët që ju përkasin komuniteteve që nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë”.Ky mekanizëm kushtetues ,paraqet një instrument mbrojtës nga majorizimi eventual i shumicës maqedone me rastin e miratimit të ligjeve sistemore,të cilët drejtëpërdrejtë përcaktojnë të drejtat kushtetuese të komuniteteve jomaqedone,e në rradhë të parë të popullit shqiptarë.Amandamentet e tjera  kushtetuese   kanë të bëjnë   me sferën e reformimit të pushtetit lokal,përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe,zgjedhjes së avokatit të popullit,gjyqtarëve të gjykatës kushtetuese etj.

PYETJE:
   1.Çfarë rregullimi  shtetëror ka Maqedonia?
   2.Si është i organizur pushteti shtetëror në Maqedoni?
   3.Kujt i takon sovranitetit sipas Kushtetutës së Maqedonisë?
   4.Çfarë ndryshimesh pësoi Kushtetuta e Maqedonisë në vitin 2001?













                                                                                                         



                             VII. KUPTIMI  I  SË  DREJTËS
         
                    1.DEFINIMI  DHE  KUPTIMI  I  SË  DREJTËS

          E drejta paraqet një tërësi të rregullave pas së cilave qëndron shteti,pra vetëm ato norma të cilat shteti i pranon dhe i zbaton.
          Shteti si oragnizatë shoqërore,ose si organizatë e dhunës së organizuar në bazë të normave juridike,dallohet prej organizatave të tjera,falë kryesisht elementit të vet të jashtëm-forcës fizike.Shteti është i përqëndruar shumë më tepër në zbatimin e normave shoqërore dhe normave juridike sesa në krijimin e tyre.Kjo do të thotë se shteti mund t’i zbatojë normat shoqërore të cilat i ka krijuar ndonjë subjekt apo ndonjë organizatë tjetër shoqërore,qoftë ajo edhe difuze duke i sanksionuar,pra duke u dhënë mbështetjen me anën e vetë sanksionimint të tyre dhe kështu i bëjnë ato të detyrueshme për njerëzit.
          Ky lloj i normave paraqet grupin  e tretë të normave shoqërore,por të cilat i zbaton  shteti,prandaj janë normat më të rëndësishme për shoqërinë bashëkëkohore.
          Nga kjo që u tha del konkluzioni se nuk është e rëndësishme se kush i ka krijuar normat,por kush i zbaton dhe si i zbaton.Ky zbatim i normave nga ana e shtetit është i dyllojtë : zbatimi negative i normave shoqërore-shtetërore  dhe zbatimi pozitiv i normave ,pra, zbatimi i dispozicionit dhe i sanksionit.
          Normat të cilat i zbaton shteti bëhen norma  juridike ,domethënë ato shndërohem në norma juridike.Këto mund të jenë rregulla zakonore,rregulla të moralit,por meqenëse ato i zbaton shteti si organizatë e dhunës ,shndërrohen në norma juridike.
          Normat juridike pra janë të lidhura me shtetin,sepse luajnë të njëjtin funksion,për qëllim kanë të ruajnë vlerat e mirëfillta materiale dhe shpirtërore të shoqërisë përkatëse,të pjesës e cila qeverisë në pushtet apo pushtetin.

PYETJE:
   1.Çka paraqet e drejta?
   2.Kush e krijon të drejtën?
   3.A mund që normat shoqërore të shndrrohen në norma juridike?
   4.Kush i zbaton normat juridike?


                                                                                                         

          2. DALLIMI  NË  MES  NORMAVE  TË SHKRUARA DHE TË
                             PASHKRUARA  TË  SJELLJES

          E drejta siç dihet paraqet edhe grumbull rregullash të sjelljes së njeriut në shoqëri,por jeta e njeriut siç dihet është shumë dimensionale dhe njeriu gjendet në sfida të ndryshme të jetës.Kështu ai në jetën e vetë është i detyruar që t’i respektojë jo vetëm normat e shkruara të cilat janë të sanksionuara nga shteti por edhe ato të cilat nuk janë të sanksionuara nga ai por njihen si norma të “bon- tonit’,dhe këtë ai bën jo nga kërcënimi i dhunës shtetërore por duke u nisur nga vetëdija njerëzore.Normat e shkruara janë të gjitha ato norma të cilat i krijon shteti ose ndonjë organizatë tjetër shoqërore por që njihet nga shteti.Pra normat e shkruara kanë krijuesin  e tyre  që në të shumtën e rasteve është shteti.Por shteti nuk mund të krijojë norma të cilat do të jenë kundër parimeve të përgjithshme shoqërore siç janë vetë rregullimi i sjelljes së njeriut në shoqëri.
          Normat  e pashkruara zi zakonisht marrin karaktrin e normës së traditës dhe moralit,duke u përsëritur për një kohë të gjatë p.sh respektimi i më të moshuarve,solidariteti shoqëror,ndihma të ndryshme humanitare etj,sepse askush nuk të detyron me dhunë që të respektosh dikë nëse këtë nuk e dëshiron,askush  nuk të detyron të solidarizohesh me dikë për ndonjë çështje të caktuar nëse këtë nuk e dëshiron,askush nuk të dëtyron të ndihmosh dikë për shkaqe të   ndryshme nëse këtë nuk e dëshiron,askush nuk të detyron t’i  japësh përparësi dikujt në ndonjë rast të caktuar,nëse nuk dëshiron etj.
          Pra dallimi në mes normave të shkruara dhe jo të shklruara është shumë i qartë  sepse nëse  do të gjendesh para ndonjë urdhëri të shtetit subjekti i së drejtës është i detyruar ta respektojë atë normë  p.sh para policit të komunikacionit,para një vendimi të gjykatës etj,sepse këtu qëndron autoriteti shtetëror i cili mund të përdorë edhe forcë për ta zbatuar normën juridike.Normat shoqërore respektivisht respektimi i tyre  parasëgjithash kërkon një vetëdije të lartë njerëzore morale dhe jo diçka tjetër  p.sh dhunë apo kanosje.Normat e shkruara respektivisht normat juridike kanë edhe sanksionin për çdo situatë të paraparë ligjore.Ndërsa normat e pashkruara nuk kanë sanksion shtetëror,por janë të dënueshme nga vetë shoqëria në kuptimin moral.Përdersa thamë se normat e shkruara i krijon shteti ato shoqërore i krijon vetë shoqëria.Sjelljen në shoqëri sipas normave të shkruara e përcakton shteti ndërsa sjelljen që e rregullojnë normat e pashkruara shoqërore mund të jenë të çastit aty për

                                                                                                                 

aty,dhe nuk ka ndonjë situatë të paraparë apo të rregulluar por i mbetet individit që të vlerësojë se si duhet të veprojë në situatë të caktuar.Në jetën e përditshme njeriu gjendet thuajse çdo ditë para detyrimit për ti respektuar qoftë normat e shkruara qoftë normat e pashkruara,prandaj ai e din se cilat janë të detyrueshme dhe cilat jo.
         
PYETJE:
   1. Ku është dallimi në mes normave të shkruara dhe atyre të      
       pashkruara?
   2.Kush i krijon normat e pashkruara?
   3.A ka sanksion shtetëror për shkeljen e normave të pashkruara?
   4.Cilat norma janë të detyrueshme ato të shkruara apo të pashkruara?
   6.Si krijohen normat e pshkruara?



























          3.DALLIMI  NË  MES  TË  TRADITËS, MORALIT  DHE

                                     TË   DREJTËS

          Për të bërë dallimin në mes të tre normave në fjalë duhet ditur se kush i krijon ato,kush i zbaton ato dhe se si i zbatojnë njerëzit ato.
          Tradita është një normë shoqërore e cila krijohet për një kohë më të gjatë nga ana e shoqërisë,duke u përsëritur brez pas brezi për periudha të gjtata kohore.Nuk e krijon ndonjë mekanizëm i organizuar shtetëror.Me kalimin e kohës dhe për shkak të përsëritjes së vazhdueshme ato bëhen të obligueshme për shoqrinë.Këto  rregulla ndonjëherë bëhen aq të forta sa që edhe vetë shteti  detyrohet ti pranojë.Në raste të caktuara ato mund të bëhen edhe pengesë për zhvillimin e shoqërisë,por përderisa njerëzit ato i praktikojnë dhe nuk bien në kundërshtim me normat e së drejtës ato kultivohen lirisht nga shoqëria.Mirëpo tradita rregullon situata të caktuara të cilat shteti i pranon sidomos kur kemi të bëjmë me zbraztira juridike.Në këto situata shteti këto norma i mbështet për arsye të oportunitetit,duke u caktuar edhe sanksionin me çka ato shndërohen në norma obligative.Këto norma të traditës rregullojnë marrëdhënie të caktuara shoqërore dhe shkenca juridike i njeh si  E DREJTE ZAKONORE.Normat e traditës si zakonisht krijohen nga ana e shoqërisë dhe zbatohen nga ana e shoqërisë pa ndonjë detyrim domethënë pa imponim vullneti përveç se siç thamë kur shndërohen në norma obligative.
          Morali paraqet atë lloj norme e cila është e pëlqyeshme prej shoqërisë si diçka e mirë dhe jo si e keqe,pra çdo veprim njerëzor i cili konsiderohet i pranueshëm për shoqërinë përbën edhe diçka të moralshme .Normat morale te shoqërisë nuk krijohen duke u përsritur për një kohë të gjatë prej shoqërisë,por ato mvaren prej situatave të caktuara shoqërore dhe jetës së përditshme.Normat morale nuk e kane fuqinë obliguese shtetërore,dhe një sjellje e caktuar në rrethana konkrete për dikë mund të paraqet diçka të moralshme,ndërsa për dikë tjetër mund të paraqet sjellje apo veprim amoral.Kjo mvaret nga botëkuptimet që kemi lidhur me fenomene të caktuara shoqërore.Këto rregulla nuk janë të imponueshme dhe shprehin vullnetin e njeriut apo subjektit për situata konkrete  objektive dhe subjektive.Natyrisht se çdo njeri e ka moralin e vetë dhe nuk domethënë se të jemi të gjithë dakord për gjithçka.Njeriu është një subjekt  i së drejtës i cili në të shumtën e rasteve nuk dëshrion që të bjerë në kundërshtim me atë, por në raste të shkeljes të normave morale si zakonisht sanksioni është “brejtja e



ndërgjegjes”.Këto janë situata kur subjekti  pendohet për veprimet e veta jomorale.
          E drejta siç theksuam më parë paraqet ato rregulla të cilave u qëndron shteti pas,pra i krijon dhe i zbaton ato qoftë edhe përmes dhunës apo forcës fizike.E drejta është edhe një vullnet i imponuar i shtetit,respektivisht i shumicës sunduese dhe nuk ka alternativë se a duhet të zbatohet apo jo,për dallim prej normave të traditës dhe të moralit.Në kushtet e demokracisë e drejta nuk e humb rëndësinë e sajë,por ajo shihet si garantuese e sajë,ashtu siç mund të paraqitet edhe si garantuese e normave morale të shoqërisë dhe të traditës përderisa ato nuk janë në kundërshtim me atë.Shteti dhe e drejta janë reciprokisht të lidhura në mes veti ashtu siç janë të lidhura edhe me normat  e moralit,sepse shteti nuk humb,me këtë edhe e drejta nga normat e pranueshme morale dhe të  traditës në shoqëri.

PYETJE:
   1.Ku është dallimi në mes të traditës,moralit dhe të drejtës?
   2.Çka paraqet tradita?
   3.Ku gjen zbatim e drejta zakonore?
   4.A i pranon shteti normat e traditës?
   5.A janë të detyrueshme normat e traditës?
   6.Çka paraqet morali?
   7.Si krijohen normat morale?    
   8.A janë të sanksionuara normat morale?
   9.Cili është sanksioni moral?
   10.Çka është e drejta?












                                                                                                         

                                      SH T E T I
 



















                                      SH O Q Ë R I A
NORMAT SHOQËRORE
 
 



 















                               4.VLERAT  MORALE NË SHOQËRI   

          Një shoqëri nuk mund të mendohet pa vlera morale.Vlerat morale i përcakton vetë shoqëria që do të thotë se nuk janë vlera që i krijon shteti,por shteti i sanksionon ato norma që janë të dobishëm për atë.Pra si vlera morale në shoqëri janë vetë ato vlera që i përcakton shoqëriaSi vlera morale në shoqëri mund të themi se janë besimi fetar,siguria,ndërgjegja,kultura,mirësjellja,ndershmëria,respekti dhe të gjitha ato veprime apo mendime që janë të mirëpritura nga opinioni i gjërë shoqëror.
          Besimi fetar paraqet një vlerë morale për vetë faktin se u ka mbijetuar kohërave deri në shoqëritë e sotme moderne bashkëkohore.Ai është gjetur në luftë të vazhdueshme me sisteme dhe pushtete diktatoriale dhe në vende të caktuara ende është i ndaluar në forma dhe mënyra të ndryshme.Megjithatë ai vazhdon të respektohet si vlerë e veçantë në shoqëri nga ana e njerëzve dhe është një vlerë shpirtërore i cili nuk mund të shkulet lehtë nga zemrat e tyre.Një shoqëri konsiderohet e moralshme nëse respekton besimet e ndryshme të njerëzve duke mos i penguar ato në respektimin dhe predikimin e tij etj.
          Siguria gjithashtu është një vlerë e rëndësishme në shoqëri e cila dëshmon shkallën e civilizimit dhe emancipimit të asaj shoqërie.Në kushtet e rritjes së kriminalitetit një shoqëri vlerësohet në sajë të sigurisë që ajo ka.Gjithashtui një  shoqëri e sigurtë vlerësohet në sajë të sigurisë që ajo ofron,edhe pse dihet se sigurinë e ofron shteti por ngritja e një shoqërie mvaret nga vetë ajo shoqëri,kur dihet se njeriu është një qenie shoqërore.Vetëm një shoqëri me moral të lartë ofron një siguri edhe pa mjete të dhunës shtetërore.
          Kultivimi i vlerave të ndërgjegjshme humane ,duke ndihmuar shoqërinë në përgjithësi dëshmon për shkallën e ndërgjegjes të asaj shoqërie etj

PYETJE:
   1.Çka janë vlerat morale në shoqëri?
   2.Cilat janë vlerat morale në shoqëri?
   3.Çka mund të thoni për besimin fetar?





          5.SI  SANKSIONOHEN  NORMAT  MORALE  DHE  ZAKONORE

          Normat morale dhe zakonore apo të traditës janë norma shoqërore të cilat nuk janë të imponueshme ,vetëm në rastet e caktuara kur ato janë të dobishme për vetë shtetin.Në ato raste ato sanksionohen dhe bëhen norma obligative.Por në rastet e tjera kur njeriu ka bërë ndonjë vepër  e cila nga vetë ai cilësohet si jomorale si zakonisht ai pendohet për veprën e bërë.Dhe në këto raste sanksioni është ndërgjegja  e tij për të mos e përsëritur një vepër të ngjashme.Pra në këto raste kemi të bëjmë me vetë sanksionimin duke mos bërë vepra të tilla.Në rastet kur shteti e konsideron se duhet sanksionuar një vepër morale apo të traditës ai këtë e bën me përkufizimin e normës në fjalë p.sh martesat e të rinjëve, si zakonisht të punësuarit i jepet leje në raste kur ai do ta bëjë dasmën, dhe kjo rregullohet edhe me ligj,në rastet e vdekjeve të të afërmëve gjithashtu të punësuarit u jepet leje e caktuar dhe gjithashtu është e përcaktuar me ligj,në rastet e rregullimit të vendjetesës apo objektit të banimit,në raste të sëmundjeve të ndryshme qoftë të vetë personit apo të ndonjë të afërmi p.sh fëmija,vetë,bashkëshortja apo dikush tjetër.
          Të gjitha këto raste rregullohen me norma juridike duke marrë parasysh specifikat e ndryshme  dhe sidomos në shtetet dhe shoqëritë multietnike.Pra është shumë e moralshme që shteti të këte parasysh se bëhet fjalë për raste edhe të papërsëritshme të cilat ndodhin njëherë në jetë.Shteti në këto raste duhet të ketë parasysh se bëhet fjalë për ndjenjat e njerëzve dhe nuk duhet të shkelë mbi to.
          Këto norma janë të sanksionura nga ana e shtetit duke marrë parasysh edhe vetë interesat e shoqërisë dhe të shtetit,që shteti mos të dalë kundër vetë shtetatsve të vetë dhe të humb kredibilitetin moral para opinionit publik.Në këto raste shteti duke vepruar në përputhje me normat e moralit dhe të traditës apo zakonit forcon respektimim e së drejtës.Sanksionimi i dukurive të tilla nuk është në kundërshtim me të drejtën pozitive,dhe shkeljen  e normave të tilla shteti mund që edhe ta rregullojë me ligj duke marrë parasysh veçoritë e caktuara.Pra nëse një normë morale apo zakonore është e paraparë me ligj ajo sanksionohet nga shteti nëse jo i mbetet ndërgjegjes së vetë personit-“brejtja e ndërgjegjes”.

PYETJE:
1.     Si sanksionohet shkelja e normës morale dhe zakonore?
2.     Thuaj disa rregulla  zakonore  dhe morale?

                  

                      6.KARAKTERI  KLASOR  I  SË DREJTËS

          Të drejtën e krijon shteti respektivisht shumica qeverisëse, pra e drejta ka karakter shtetëror sepse edhe procesi i krijimit edhe i zbatimit është në duart e shtetit.Lidhur me karakterin e së drejtës ekzistojnë teori të caktuara siç janë ato natyrore,sociologjike,historike dhe dogmatike.Por gjithashtu lidhur me karakterin e së drejtës ekziston edhe teoria e cila thekson se e drejta ka karakter klasor,dhe kjo është teoria majtiste e cila për një kohë ka mbisunduar në vendet moniste ish socialiste të vendeve të Evropës Lindore dhe Juglindore.Kjo teori vazhdon të zbatohet ende në disa vende të botës me  sisteme moniste .Sipas kësaj teorie shoqëria njerëzore është e ndarë në klasa,dhe  meqë klasa sunduese që gjendet në pushtet e krijon të drejtën ,atëherë edhe e drejta ka karakter kasor.Kjo e drejtë ka karakter klasor sepse shpreh frymën e klasës sunduese pra interesat e saja për mbajtjen e pushtetit shtetëror.Kjo e drejtë paraqet një instrument në duart  e klasës sunduese përmes së cilës ajo sundon  në shoqëri dhe në shtet.
          Ndërsa klasa e eksploatuar dhe e shtypur është në kundërshtim me këtë  të drejtë sepse ajo sipas tyre nuk paraqet interesat e gjithë shoqërisë por vetëm të një klase të caktuar.Kjo klasë është në kudërshtim me sistemin qeverisës sundues  demokratik  sepse konsideron se  demokracia perëndimore shumëpartiake është në duart e kapitalit privat që ata e quajnë kapitalizëm dhe nuk shpreh karakterin dhe interesin edhe të forcës puntore apo siç e quajnë ata diktatura e proletariatit.Ata konsiderojnë se fuqia puntore eksplloatohet nga pronarët e mëdhenj-kapitalistët dhe, edhe e drejta që krijohet, pra mbron interesat e tyre pra të klasës kapitaliste dhe jo të klasës puntore .Kështu që kjo klasë e pasur sipas tyre i gëzon të drejtat e plota,  ndërsa klasa puntore jo, dhe e konsiderojnë veten të diskriminuar dhe të nënshtruar.Kjo teori mendon se mund të arrihet në një shoqëri pa klasa ku mund të shuhet edhe shteti,ku edhe e drejta nuk do të ketë karakter klasor,por në realitet  ata janë kundër demokracisë shumëpartiake dhe janë për sistem njëpartiak.

PYETJE:
   1.Thuaj disa teori për të drejtën?
   2.Si janë pikëpamjet e teorisë klasore për të drejtën?
   3.Për çfarë sistemi qeverisës është teoria klasore e së drejtës?  



                             VIII. RENDI   JURIDIK

                   1.NOCIONI  I  RENDIT   JURIDIK

          Rendi juridik është pjesë përbërëse e rendit shoqëror,sepse përveç tij,ekzistojnë edhe rende të tjera,si bie fjala rendi moral,rendi ekonomik,rendi shtetëror dhe rendi politik.Lidhur me elementet e rendit juridik në teori ekzistojnë dy qëndrime :1. qëndrimi normativist dhe  2. qëndrimi sociologjik.
          Përkrahësit e qëndrimit normativist mendojnë se e drejta përbëhet prej normave të cilat i krijon pushteti shtetëror ,pra burim  i së  drejtës është norma (rregulla),andaj edhe quhen normativistë.
          Përkrahësit e qëndrimit sociologjik mendojnë se të  drejtën nuk e përbëjnë normat të cilat i krijon pushteti shtetëror ,por e drejta paraqet sistemin e raporteve shoqërore (fakteve dhe rrethanave sociale),jo edhe të normave.Andaj,të gjithë mendimtarët e këtij mendimi quhen sociologë.
          Në teorinë e shtetit dhe të së drejtës ekziston mendimi se elemente kryesore të rendit juridik janë dy: 1.elementi normativ,i cili përbëhet prej normave,ndërsa element i dytë është 2.faktik,që përbëhet prej sjelljeve sipas normave.
          Natyrisht se qëndrimet e njëanshme përmbajnë pikëpamjet e vetëm njërës anë,sepse e drejta është një dukuri shoqërore e cila ndikohet nga shumë rrethana dhe fakte të jetës njerëzore,pra raporteve shoqërore  por ajo e merr karakterin e saj normativ kur ajo e merr edhe fuqinë vepruese të shtetit.Dhe ajo nuk do të kishte kuptim nëse nuk do ta kishte edhe elementin normativ,ashtu siç edhe elementi normativ bën vetëm përkufizimin e raporteve shoqërore,dhe jo vetëm këto por të gjitha raportet në mes subjekteve të së drejtës.
          Pra elementi normativ përbëhet prej normave juridike dhe këto norma nuk do të mund të quheshin juridike nëse nuk do të sanksionoheshin nga shteti.Ndërsa elementi faktik përbëhet prej sjelljeve praktike të subjekteve që do të thotë zbatimit praktik të së drejtës.
          Në jetën e përditshme njeriu nuk ka mundësi që të mos vjen në kontakt me normat juridike dhe shoqërore, ai këtë e has në çdo hap dhe rrethana të caktuara shoqërore dhe domosdoshmërisht duhet ti respektojë ato qofshin juridike apo shoqërore (p.sh rregullat e komunikacionit,orarin shkollor,dukuritë natyrore  natën dhe ditën etj).
          Për rendin juridik sa është me rëndësi ekzistimi i normave juridike apo elementi normativ po aq i rëndësishëm, në mos më shumë është

respektimi i tyre.Dhe kjo bëhet nga veprime konkrete të sjelljes së njeriut në përputhje me ato norma.Të gjitha këto raporte me të cilat zbatohet e drejta  në realitet,paraqesin raportet juridike.
          Pra, rendi juridik nuk është asgjë tjetër,pos krijim i normave juridike si dhe realizim i tyre.Rendi juridik fillon nga elementet më abstrakte dhe më të përgjithshme dhe përfundon me normat më konkrete dhe me zbatimin e tyre.Pra,në fud të fundit,rendi juridik paraqet një sistem harmonik të sjelljeve nerëzore sipas normave juridike.

PYETJE:
   1.Çka është rendi juridik?
   2.Cilat jënë qëndrimet lidhur me rendin juridik?
   3. Cilët janë elementet e rendit juridik
   4.Shpjego elementin normativ?
   5.Shpjego elementin faktik?   
                                               
         























                   2.NOCIONI  I  NORMËS   JURIDIKE

   
          Shoqëria njerëzore nuk është dhe nuk qeveriset vetëm me anën e normave juridike,madje as që ka filluar organizimin e vet me ndikimin apo veprimin e e normave juridike.
Shoqëria njerëzore,përveç normave juridike, i  ka në dispozicion edhe normat e tjera shoqërore,si, bie fjala normat zakonore,normat morale,normat fetare si dhe normat e mirësjelljes.Mirëpo,norma juridike,sipas bindjes së shuëm autorëve,të cilët merren me çështje teorike lidhur me shtetin dhe të drejtën,paraqet pjesën qendrore të së drejtës.
Norma juridike është pjesë qendrore  e së drejtës ,apo ajo është atom i së drejtës.Ajo është element ii fundit i së drejtës që nuk mund të ndahet në elemente më të thjeshta të së drejtës.
Norma juridike në radhë të parë është normë shoqërore e cila rregullon sjelljen e njerëzve në shoqëri dhe natyrisht është  e mbrojtur nga shteti .Pra norma juridike është një normë që rregullon një sjellje përkatëse.P.sh. kodi penal ndalon vrasjen dhe kush e kryen këtë i nënshtrohet sanksionit të caktuar,etj.
Për normën juridike janë të rëndësishme dy karakteristika :
1.Lidhshmëria e saj për subjektin autoritar (shtetin) dhe
2.Efikasiteti i saj.
Përmbajtja e normës në vete mund të përfshijë  normën morale,zakonore,normën teknike ose normën e mirësjelljes.Për normën juridike përmbajtja e sajë nuk është e rëndësisë primare sepse ajo mund të jetë e karakterit të ndryshëm,dhe ajo mund të jetë e shkruar ose e pa shkruar.Ajo mund të qëndrojë për një kohë të gjatë në fuqi mvarësisht sa mund ti qëndrojë kohës apo ndryshimit të rrethanave që kanë sjellë deri te sjellja e asaj norme.
Lidhshmëria e normës juridike për autoritetin shtetëror është shumë e rëndësishme sepse prej tij mvaret edhe zbatimi,sepse ajo rregullon një sjellje të caktuar për të cilën shteti është i interesuar që ajo të zbatohet.Sepse norma juridike e humb kuptimin nëse ajo nuk zbatohet apo autoriteti i caktuar respektivisht shteti nuk interesohet për zbatimin e sajë,kur vetë ajo normë është e lidhur për atë autoritet.
Meqë norma juridike është e lidhur për autoritetin e caktuar shtetëror kjo do të thotë sa shteti ate mund ta ndryshojë apo anulojë mvarësisht prej interesit që i paraqitet shtetit


Krakteristikë tjetër e normës juridike është edhe efikasiteti i sajë që do të thotë se norma përkatëse duhet të jetë efikase në shtet dhe në shoqëri,apo ajo duhet të respektohet nga subjektet e caktuara përmes sjelljeve përkatëse.Efikasiteti i normës shihet edhe nga ajo se si ajo pritet në shoqëri,si normë që sjell progres dhe zhvillim apo ngushtim të të drejtave.Shteti është i interesuar që të sjellë norma që do të priten mirë dhe do të pëlqehen nga ana e shoqërisë dhe subjekteve të së drejtës.Pra një normë juridike e caktuar nuk është e lidhur në mënyrë absolute me shtetin sepse ndodhë që një normë e caktuar të hudhet poshtë nga ana e shoqërisë apo subjekteve të caktuara kështuqë shteti ndonjëherë është i detyruar ato ti ndryshojë apo edhe ti eliminojë për të pasur një rend më stabil juridik.Efikasiteti i normës juridike është shumë i rëndësishëm sepse dëshmon se nëse një normë është efikase ajo sjell përparim pra është kualitative dhe subjektet e së drejtës dhe shoqëria janë të kënaqur me normën e caktuar,dhe me këtë është i kënaqur eshe vetë shteti sepse ka arritur të krijojë një normë efikase dhe të pranueshme.


PYETJE;
   1.Thuaj nocionin e normës juridike?
   2.Kush i krijon normat juridike?
   3.Cilat janë karakteristikat e normës juridike?
   4.Çka do të thotë lidhshmëria e normës juridike për autoritetin
       shtetëror?
   5.Çka do të thotë efikasiteti i normës juridike?













                                                                                                                                                                                                                                                                             3.STRUKTURA  E  NORMËS  JURIDIKE  

  Lidhur me strukturën  e normës juridike në teorinë e së drejtës     ekzistojnë ndasi sa i përket kësaj strukture.Një pjesë e autorëve        përcaktohen           për strukturën në përbërje prej dy elementeve të normës         juridike ndërsa       pjesa tjetër e autorëve për një strukturë prej katër   elementeve.
          Çdo normë pavarësisht nga lloji i saj,përbëhet prej dy elementeve         kryesore :dispozicionit  dhe  sanksionit.Këto dy elemente të normës janë     rregulla të cilat caktojnë sjelljet e njerëzve.Janë rregulla të cilat sjelljet e       njerëzve i rregullojnë në mënyrë alternative,pra qytetarët me sjelljet e      veta    mund ta përmbushin njërën apo tjetrin –dispozicionin apo    sanksionin,me çka del konkluzioni se që të dy pjesët nuk mund të          përmbushen përnjëherë.Zbatimi i njërës shmang në mënyrë të      paevitueshme zbatimin e pjesës tjetër të normës.Moszbatimi i dispozicionit          është kusht për zbatimin e sanksionit –pra gjen zbatim         rregulla e dytë.
          Në esencë në këtë strukturë nuk qëndrojnë dallimet,por këto       vërehen në metodologjinë e qasjes dhe në mënyrën e paraqitjes së këtyre të dhënave,elementeve.autorët e grupit të parë te normat e përgjithshme (abstrakte),në të shumtën e rasteve përdorin teknikë më të avancuar të shkrimit juridik dhe vënë logjikën si mjet i zgjidhjes së rastit,apo me anë të logjikës sqarojnë dhe vërtetojnë se ekziston edhe elementi tjetër.D.m.th se normat  e përgjithshme  në të shumtën e rasteve nuk e kanë edhe   në mënyrë shprehimore rregullën kryesore-dispozicionin-por kjo duhet nënkuptuar në mënyrë logjike se ekziston si i tillë.P.sh për veprat e ndryshme të ndalueshme parashihet vepra dhe sanksioni nëse ajo normë shkilet por jo edhe konkretisht në mënyrë normative.Pra parashihet edhe sanksioni si element i tretë i sajë.
Norma juridike sipas grupit tjetër të autorëve të cilët theksojnë se ajo ka më shumë pjesë kanë parasysh se ajo përshkruan  situatën faktike dhe kështu kushtëzohet prej saj.Duhet theksuar se norma juridike rregullon situate të caktuara dhe nëse subjektet nuk sillen në përputhje me normën që do të thotëe shkelin atë, ato edhe dënohen për shkeljen e normës së caktuar pra u shqiptohet dënimi i cili parashihet në pjesën e normës që quhet sanksion.Pra norma juridike patjetër se i ka elementet e saja  dhe veprimet e njerëzve janë në atë drejtim që përmbushin elementin e caktuar të normës qoftë dispozitën apo sanksionin.Vetë norma nuk do të

kishte kuptim dhe do të ishte e paplotë nëse nuk do ti përmbante elementet e caktuara.Këto elemente përbëjnë strukturën e vetë normës.
Elementet e normës juridike janë :1.Hipoteza ,2.Dispozita  dhe 3.Sanksioni.Të tre këto elemente përbëjnë strukturën e normës juridike.Çdonjëri prej këtyre tre elementeve ka rëndësinë e saj.
1.Hipopteza –është ajo pjesë e normës së përgjithshme juridike në të cilën parashihet dhe në mënyrë tipike bëhet përshkrimi i ndonjë ndodhie (sjelljeje) prej së cilës varet dispozicioni.
2.Dispozita-është pjesa parësore dhe më e rëndësishme e normës juridike ( e çdo norme juridike),sepse kjo tregon kërkesën sipas së cilës qytetarët duhet dhe mund të sillen.
3.Sanksioni-është pjesë e normës juridike në të cilën shprehet dhuna e cila zbatohet nga ana e organit shtetëror,ndaj atyre që nuk sillen sipas kërkesës-dispozicionit të normës juridike.


PYETJE:
   1.Cilat janë pikëpamjet për strukturën e normës juridike?
   2.Cilat janë elementet e normës juridike?

                                                                                                                         
         











 






          STRUKTURA  E  NORMËS  JURIDIKE





 


































          4.DISPOZICIONI  I  NORMËS   JURIDIKE

Dispozicioni është pjesa kryesore  e normës juridike.Përmbajtja e tij përcakton se si duhet të sillet subjekti i së drejtës.Dispozicioni është deklarata normative brenda normës juridike,edhe pse ende nuk është pjesë juridike,sepse ,kësaj duhet ti shtohet edhe pjesa tjetër e deklarartës se çfarë do të ndodhë në rast se dispozicioni nuk respektohet ose shkilet.Pra prej vetë dispozicionit mvaret ekzistenca edhe e pjesës tjetër të normës-hipoteza e sanksionit dhe vetë sanksioni.Pa këtë pjesë kjo normë mund të ekzistojë por vetëm si normë shoqërore d.m.th. normë morale apo zakonore sepse jo edhe si normë juridike sepse norma juridike është vetëm ajo normë e cila ka edhe sanksionin shtetëror.Subjekti i caktuar mund të vendosë se cilën pjesë të normës do ta përmbushë dispozicionin apo sanksionin ,sepse ai nuk mund që mos e përmbush asnjërin.
Me anë të normës juridike shteti jep urdhëra të caktuar,dhe këto urdhëra në formë të rregullave shteti shpreh: qoftë në formë urdhëruese, ndaluese  apo autorizuese.
1.-Dispozicioni urdhërues,urdhëron subjektin e caktuar që të sillet në mënyrë të caktuar domethënë i urdhërohet  që të kryejë ndonjë veprim .Dispozicione të tilla janë p.sh.”qytetarët janë të detyruar ta paguajnë tatimin” ose tani “shkollimi i mesëm është i obliguar për të gjithë” etj.
2.-Dispozicionet ndaluese, ndalojnë subjektin që të kryejë ndonjë veprim.dispozicione të tilla janë p.sh. “Ndalohet vrasja” ose “Ndalohen veprat terroriste” etj.
3.-Dispozicione autorizuese ,janë ato dispozicione të cilët  autorizojnë subjektet e caktuara duke mos i urdhëruar apo ndaluar ato në veprime të caktuara.Dispozicione të tilla janë p.sh “Çdo kush ka të drejtë në arsimim të lartë” ose “Çdo kush ka të drejtë që të zgjedh dhe të zgjidhet”.
Dallojmë edhe dispozicione të tjera të cilët gjithashtu përmbajnë në vete përkufizime të situatave të caktuar dhe ato mund të ndahen në :a)Dispozicione me nocione të pacaktuara b)Dispozicione alternative c)Dispozicionet me pushtet diskrecional ç)Dispozicionet dispozitive
a)Dispozicionet me nocione të pacaktuara- do të ishte e mirë që të gjitha dispozicionet të përdorin nocionet plotësisht të caktuara por kjo nuk është e mundshme dhe mvaret prej situatave që ata rregullojnë.Për shkak se është e pamundur që të parashikohen që të gjitha rastet, prandaj për
                                                                                                    



raste të tilla përdoren  dispozicionet e pacaktuara,ndërsa i caktohet ndonjë subjekti juridik që më afër ta caktojë mvarësisht prej rethanave të rastit.p.sh  gjykatës për rastet e ndryshme etj.
b)Dispozicione alternative,janë ato dispozicione të cilët i japin mundësi subjektit që të zgjedh se si do të sillet në raste të caktuara,pra këtu subjekti është i lirë që të vendosë vetë se si do ta përmbushë obligimin e vetë që i kërkohet.
c)Dispozicionet  me pushtet diskrecional,janë dispozicione të tilla ku u jepet mundësia subjekteve të caktuara që të marrin vendime të pavarura për çështje të caktuara.Kjo u përket sidomos organeve të pushtetit shtetëror respektivisht organeve të administratës shtetërore dhe publike si dhe gjykatave që të zgjedhin vetë lirshëm se cilin  dispozicion do ta përmbushin respektivisht tua caktojnë subjekteve të caktuara se si duhet të sillen në situata të caktuara.
ç)Dispozicionet dispozitive,ndryshe mund ti quajmë edhe dispozicione të zavendësueshme,të cilët u japin mundësi më të madhe subjekteve për përmbushjen e obligimeve të caktuara.Në këto raste subjekti është i lirë që të merret vesh vetë me subjektin e caktuar me të cilin është në marrëdhënie juridike p.sh. lidhur me mënyrën e pagesës së borxhit.Pra këtu krahas obligimit me normë të caktuar subjekti ka të drejtë edhe ta zavendësojë përmbushjen e obligimit të caktuar në ndonjë mënyrë tjetër.

PYETJE:
   1.Çka paraqet dispozicioni?
   2.Çfarë dispozicionesh dallojmë?
   3.Çka janë dispozicionet urdhëruese?
   4.Çka janë dispozicionet  ndaluese ?
   5.Çka janë dispozicionet  autorizuese?
   6.Çka janë dispozicionet me nocione të pacaktuara?
   7.Çka janë dispozicionet  alternative?
   8. Çka janë dispozicionet me pushtet diskrecional?
   9.Çka janë dispozicionet  dispozitive?
                                                               







          5.HIPOTEZA SI PJESË E NORMËS JURIDIKE  

Hipoteza (supozimi) e dispozicionit, është ajo pjësë e normës juridike e cila përshkruan situatën faktike ose faktet të cilat duhet të ekzistojnë që të mund të të zbatohet dispozicioni.
Hipoteza pra nuk është deklaratë normative , s’është rregull e cila cakton sjelljen,por vetëm është kusht-përshkrim i situatës për të cilën mund të zbatohet dispozicioni.Dispozicioni do të zbatohet vetëm nëse paraqiten faktet e parashikuara në hipotezë.Pra hipoteza supozon situata të caktuara të cilat janë të përgjithshme dhe konkretizohen në raste konkrete me akte të përgjithshme dhe të veçanta.P.sh themi se “Çdo qytetar që ka pasuri të patundshme”….kjo pjesë është jojuridike,por që kushtëzon dispozicionin i cili është “duhet ta paguajë tatimin” (dispozicioni) është pjesa normative e normës.Prej këtu shihet qartë se zbatimi mvaret nga plotësimi i kushtit,pra qytetari duhet të ketë pasuri dhe atëherë të obligohet të paguajë pasuri pra të zbatojë rregullën juridike.Sepse nuk mund të detyrohet një subjekt i cili nuk i plotëson kushtet e normës juridike apo ate që e parashikon hipoteza.
Hipoteza (supozimi ) i sanksionit,do të thotë se përshkruan situatat kur shkilet norma juridike,pra edhe kjo pjesë e normës nuk ka karakter normativ sepse  nuk urdhëron por vetëm e thekson situatën kur shkilet pjesa e normës juridike.Një përshkrim i tillë është p.sh. “të gjithë ata që kryejnë krime do të dënohen”….pra kushti është që dikush duhet të kryejë krime dhe pastaj duhet dënuar pra shqiptimin dhe zbatimin e sanksionit,dhe në këtë rast kemi përshkrinimin dhe potencimin e situatës së caktuar dhe pastaj sanksionin.D.m.th se supozohet për persona të cilët mund të bëjnë vepra të rënda penale.Kështu është edhe me rastet e normave të tjera juridike.

PYETJE:
1.Çka është hipoteza ?
2.Çka është hipoteza e dispozicionit?
3.Çka është hipoteza e sanksionit?                                                                                                                         





                                                                                               


          6.SANKSIONI  SI  PJESË  E  NORMËS  JURIDIKE     

Nocioni i sanksionit-Sanksioni është pjesë e normës juridike,pjesë e cila përmban sjelljen alternative të subjekteve të së drejtës.Kjo pjesë e së drejtës është normative,pjesë e cila paraqet rregullën dytësore të sjelljes.Pra kjo pjesë e normës juridike –sanksioni zbatohet vetëm nëse plotësohet kushti,që është shkelja e normës juridike respektivisht pjesës parësore-dispozicionit.Subjekti i së drejtës mund të vendosë vetë se cilën pjesë të normës do ta plotësojë,por kur vjen çështja e zbatimit të domosdoshëm të sanksionit nga ana e shtetit,atëherë vjen në shprehje edhe zbatimi i detyrueshëm duke nënkuptuar edhe dhunën apo forcën fizike.
Sanksioni si masë e dhunës  i cili kur nuk ka alternativë tjetër zbatohet detyrimisht përmes llojeve të ndryshme të shqiptimit të tij.Sanksioni në raste të caktuara e bën normën juridike më të efektshme kur ajo nuk përmbushet vullnetarisht apo në ndonjë mënyrë tjetër.Si zakonisht njerëzit me qëllim që ti ikin shqiptimit të sanksionit i përmbushin detyrimet juridike ndaj subjekteve të caktuara me të cilët janë apo hynë në marrëdhënie juridike,mirëpo në jetën e përditshme na dalin situata të ndryshme të cilat mund të jenë:
Sjelljen e subjektit në pajtim me dispozicionin e normës juridike.Në këtë rast dispozicioni apo “rregulla parësore” është efikase.Dhe në këto raste nuk ka nevojë të zbatohet sanksioni sepse është zbatuar norma juridike respektivisht pjesa parësore e saj.
Sjellja e subjektit nuk është në pajtim me dispozicionin apo “rregullën parësore”.D.m.th se dispozicioni nuk ka qenë efikas.Në këto raste sanksioni është efikas duke u zbatuar si “rregull  dytësore”.
Mirëpo ekziston edhe mundësia kur subjekti u shmanget edhe dispozicionit edhe sanksionit p.sh në rastet e arratisjes.
Duhet theksuar se sanksioni si “rregull dytësore” nuk u shqiptohet vetëm subjekteve (personave fizikë) por edhe organeve të shtetit.
Sanksioni shqiptohet me qëllime të ndryshme ,madje do të thonim se mvaret edhe nga vetë vlera të cilën subjekti e ka shkelur.Sa më e rëndësishme të jetë kjo vlerë shoqërore e shkelur apo e cënuar,për aq edhe masa e shqiptimit –sanksioni do të jetë më i lartë.P.sh. vjedhja e  një lapsi dhe vjedhja e një banke.
Qëllimi i sanksionit në të kaluarën ka pasur thjeshtë –qëllim hakmarrës,mirëpo me kalimin e kohës ai ka marrë edhe karakter edukues
                                                                                                         


dhe socializues.Sanksioni shqiptohet vetëm ndaj subjekteve  të cilët  kanë bërë vepra të kundraligjshme dhe në raste të caktuara ka për qëllim rikthimin e tyre në shoqëri duke ndikuar edhe te të tjerët që mos të bëjnë vepra të kundralgjshme.Por ka edhe raste të tjera, siç janë recidivistët te të cilët është vështirë që të ndikohet.
Llojet e sanksioneve-mvarësisht prej veprave të kundraligjshme që bëjnë personat e caktuar respektivisht subjektet sanksionet mund ti klasifikojnë në:a)sanksione penale-kur kemi shkelje të rënda pra vepra penale,b)sanksione pronësore –për vepra të karakterit pronësorë,c) sanksione disiplinore-për shkelje disiplinore  dhe ç)sanksione për kundërvajtje-për shkelje të normave të karakaterit administrative ,një lloj i dënimeve më të lehta se ato penale.
Mirëpo ekziston edhe një ndarje tjetër e cila si kriter ka ate se kujt i dedikohet sanksioni.Prandaj dallojmë :1.Sanksionet të cilët u shqiptohen subjekteve-personave fizikë dhe juridikë si dhe 2.Sanksionet ndaj akteve juridike.
Sanksionet ndaj personave fizikë i theksuam më lartë ndërsa sanksionet ndaj akteve juridike janë vetëm ndaj akteve të kundraligjshme.Këto sanksione i shqiptojnë organet shtetërore siç është : anulimi i aktit dhe refuzimi i aktit juridik.

PYETJE:
   1.Çka paraqet sanksioni?
   2.Kur mund të zbatohet sanksioni?
   3.A mund që të mos zbatohet sanksioni dhe kur?
   4.Si mund të jenë sjelljet e subjekteve në raport me dispozicionin  
        dhe sanksionin?
   5.Cili është qëllimi i sanksionit?
   6.Sa lloje të ndarjeve të sanksioneve kemi?
   7.Cilat janë sanksionet ndaj personave fizikë dhe juridikë?
   8.Cilët janë sanksionet ndaj akteve juridike?                                                         








                   7.LLOJET  E  NORMAVE  JURIDIKE

Lidhur me ndarjen e normave juridike shkencëtarët të cilët merren me çështje shtetërore-juridike bëjnë klasifikimin ose ndarjen e normave juridike në lloje të caktuara duke u mbështetur në kritere në esencë të njëjta,por duke përdorur terminologji të ndryshme.Në këtë kontekst edhe autorët reshtohen në dy drejtime,sipas shkollave përkatëse-gjermane  dhe franceze ,andaj edhe ndarja bëhet sipas tyre,p.sh një ndarje mund të bëhet:
1.Normat juridike që u përkasin subjekteve,
2.Normat juridike sipas vlefshmërisë hapësinore (territoriale),
3.Normat juridike sipas vlefshmërisë kohore,
4.Normat juridike sipas përbërjes së tyre.

Grupi tjetër i autorëve e bën ndarjen e normave juridike në:
1.Norma kushtëzuese dhe jokushtëzuese,
2.Norma të përgjithshme juridike dhe norma të veçanta,duke mos e bërë diferencimin në mënyrë të qartë në mes normave të përgjithshme dhe atyre gjenerale dhe normave të veçanta prej atyre individuale.
Në ndarje tjetër mundtë jetë mvarësisht prej llojit të dispozitave edhe ate në:
1.Norma juridike urdhëruese,ndaluese apo autorizuese,
2.Norma juridike kategorike dhe norma juridike dispozitive,
3.Norma juridike gjenerale , norma të veçanta dhe individuale
Ne do të shohim se ndarjet   e ndryshme bëhen sipas kritereve të që merren prandaj edhe kemi grupime të ndryshme.
-Normat juridike kushtëzuese krijohen për situata të cilat mund të ndodhin,domethënë për të cilat ligjvënësi është i vetëdijshëm se mund të ndodhin duke pasur parasysh rrethanat në të cilat zhvillohen raportet shoqërore brenda shoqërisë.Pra normat juridike kushtëzuese u paraprijnë raporteve shoqërore,të cilat mund që të ndodhë që edhe mos të paraqiten,pra normat supozojnë paraqitjen e rasteve.Këto norma mund të ngelin pa u përmbushur sepse mvaren prej asj se a do të plotësohet kushti i caktuar.
Normat të cilat krijohen për rastet ekzistuese,pra për rastet konkrete janë norma jokushtëzuese (norma konkrete).Këto norma si zakonisht janë aktet e përgjithshme.
-Norma e përgjithshme juridike është ajo rregull e cila u adresohet të gjithë qytetarëve në territorin shtetëror.Këto norma u përkasin numrit të pacaktuar të rasteve.
                                                                                                       

     -Norma e veçantë juridike është ajo rregull e cila u adresohet grupit të veçantë të qytetarëve,pra jo të gjithëve .
     -Normat juridike urdhëruese,ndaluese dhe autorizuese janë ato norma të cilat urdhërojnë,ndalojnë apo autorizojnë kryerjen e veprimeve të caktruara.
     -Normat juridike kategorike dhe norma juridike dispozitive janë ato norma të cilat mvaren se a kanë mundësi zgjedhjeje subjektet e së drejtës në zbatimin e sanksionit.Nëse jo janë kategorike nëse po janë dispozitive.
     -Normat juridike gjenerale ,të veçanta dhe individuale janë ato norma të cilat mvaren se çfarë situatash rregullojnë,nëse vlejnë për të gjithë dhe për të gjitha rastet        janë gjenerale,kur janë për një grup apo kategori të caktuar janë të veçanta,kur janë për një rast të veçantë dhe për një person –individuale.

PYETJE:
  1.Si mund ti klasifikojmë normat juridike?
  2.Çka janë normat juridike kushtëzuese?
  3.Çka janë normat juridike jokushtëzuese?
  4.Çka janë normat juridike të përgjithshme?
  5.Çka janë normat juridike të veçanta?
  6.Çka janë normat juridike urdhëruese,ndaluese dhe autorizuese?
  7.Çka janë normat juridike kategorike dhe dispozitive?
  8Çka janë normat juridike gjenerale,të veçanta dhe individuale?

















                        8.KUNDËRVAJTJA
    
     Kundërvajtja paraqet një veprim i cili është i kundërt me atë që është paraparë në dispozicionin e normës juridike.Pra kundërvajtja paraqet një shkelje të normës së caktuar duke vepruar-pozitiv ose duke mos vepruar –negativ.E drejta dhe shteti përmes pushtetit reagojnë në raste të veprimeve të kundraligjshme me anë të masës së caktuar të ndëshkimit-dënimit.Në jetën e përditshme ndodhin siç dihet edhe veprime të kundraligjshme,edhe pse qëllimi i së drejtës është që ti orientojë dhe ti rregullojë veprimet dhe sjelljet e njerëzve  në dejtim të caktuar.
Dënimi paraqet përmirësimin apo riforcimin e gjendjes juridike e cila është  prishur me veprimet e kundraligjshme.Pra njeriu si subjekt i së drejtës ka shkelur rregullën parësore-disopizicionin dhe me këtë rast ka bërë  kundërvatje apo delikt.
Pushteti shtetëror nëpërmjet dënimeve dëshiron që të funksionojë dhe të respektohet rendi juridik.Mvarësisht prej shkeljes që është bërë edhe dënini apo sanksioni do të jetë i tillë.Nëse kemi shkelje të rënda të normave juridike atëherë edhe dënimi do të jetë më i lartë respektivisht më i rëndë.Nëse shkelja është më e vogël apo më e lehtë edhe dënimi do të jetë më i ulët.D.m.th se mvaret se çfarë vlere me rëndësi shoqërore është shkelur ashtu do të jetë edhe dënimi p.sh. jeta,pasuria,nderi, e drejta etj.
Veprimet e kundraligjshme në të drejtën mund të jenë:-shkeljet penalo-juridike, pra vepra penale dhe shkeljet  civilo-juridike-shkaktimi i dëmit.Pastaj kemi shkelje të lehta,siç janë ato disiplinore-që paraqesin shkeljen e detyrës zyrtare nga persona zyrtarë dhe shkeljet administrative-kundërvatja në kuptimin e ngushtë,të cilat për nga natyra jnë vepra penale,por  natyrisht janë më të lehta dhe ndahen  grup më vete,për të cilat gjykata nuk shqipton sanksione,por sanksionet i shqiptojnë organet ekzekutive-administrative.Pra kundërvajtjet paraqesin shkelje të lehta ligjore.

PYETJE:
   1.Çka paraqet kundërvajtja?
   2.Si mund të jenë shkeljet ligjore?
   3.A janë kundërvajtjet vepra penale?


                                                                                                       


     9.RREGULLIMI  JURIDIK  I  MARRËDHËNIEVE  NJERËZORE

     Njerëzit gjatë jetës së tyre hynë në marrëdhënie të ndryshme në mes veti ,dhe jo vetëm në mes veti por edhe shtetin si subjekt i së drejtës.Duke marrë parësysh se marrëdhëniet e njerëzve janë të llojllojshme do të krijohej një kaos i vërtetë ,huti,pasiguri në mes njerëzve nëse nuk do të kishte një rend juridik i cili do ti rregullonte këto marrëdhënie.Në mungesë të një rendi juridik njerëzit do të merrnin ligjin në duart  e veta dhe kështu do të vihej në pikëpyetje funksionimi i së drejtës dhe shtetit.Pikërisht nevoja për të pasur një autoritet mbi palët në marrëdhënie të caktuara që këto marrëdhënie ti rregullojë duke marrë parasysh interesat e njerëzve ka shtyrë në rregullim juridik të marrëdhënieve në mes njerëzve.Një rend juridik  funksional i rregullon marrëdhëniet e njerëzve në atë mënyrë që ata të mund ti besojnë atij-pra shtetit,sepse paraqitet si një rregullues në mes tyre dhe ua rregullon raportet në mes tyre.Këto raporte mund të jenë të ndryshme siç theksuam më sipër dhe prandaj paraqitet nevoja e nxjerjes së akteve të ndryshme për raste të përgjithshme dhe të veçanta.Pra shteti nxjer akte të ndryshme të cilët dihet se duhet të jenë të mbështetëur në norma të caktuara dhe me këtë i rregullon marrëdhëniet në mes subjekteve të caktuara të së drejtës.Pra rregullimi juridik i marrëdhënieve njerëzore paraqet rregullimin e marrëdhënieve njerëzore me anë të normave juridike.
Por ky rregullim nuk është i natyrës private apo shoqërore por i natyrës shtetërore sepse pas rregullave të caktuara qëndron shteti si autoritet më i lartë i cili këto marrëdhënie në fund të fundit mund që ti rregullojë edhe me dhunë apo forcë fizike .Prandaj edhe quhet  rregullim juridik  i marrëdhënieve njerëzore sepse shteti është i cili paraqitet si autoritet publik dhe jo ndonjë subjekt tjetër.Këto marrëdhënie nuk domethënë se janë të parapara për çdo rast të veçantë të jetës njerëzore për shkak se është e pamundshme,por shteti mundohet sa është më e mundshme që këto marrëdhënie ti rregullojë me anë të parimeve dhe pastaj organet përkatëse përmes akteve të ndryshme.

PYETJE:
  1.Çka paraqet rregullimi juridik i marrëdhënieve njerëzore?
  2.Si i rregullon shteti këto marrëdhënie?
  3.Çfarë natyre ka rregullimi juridik?




     10.INTERPRETIMI  AUTENTIK  I  NORMAVE  JURIDIKE

     Interpretimi i së drejtës është pjesë përbërëse e zbatimit të së drejtës,pa interpretim nuk do të kishte as zbatim të së drejtës,sepse nuk mund të zbatohet ajo që nuk është e qartë në kuptimin e vërtetë.
Shkenca juridike dallon disa interpretime dhe njëri ndër ato  është edhe interpretimi autentik repektivisht interpretimin  që e bën vetë organi ligjvënës.Pra këtu kemi situatën kur krijuesi i normës juridike e bën vetë interpretimin e normës së vetë.Por siç theksuam se interpretimin e normave juridike e bëjnë edhe subjekte të tjera të së drejtës,sepse nuk do të ishte mirë që një organ i vetëm të kishte të drejtën ekskluzive që vetë ti bëjë normat,ti interpretojë dhe ti zbatojë ato.
Interpretimi autentik konsiston në dhënien e domëthënies së drejtë të normës juridike dhe sqaron synimin e krijuesit të normës se çfarë dëshiron të arrijë me të.Mirëpo ka raste kur duke interpretuar jë normë në fakt krijohet një norma  e re.Ky interpretim bëhet në rastet kur ligjvënësi konsideron se norma juridike nuk është kuptuar drejtë respektivishtë se norma juridike nuk është kuptuar ashtu siç ka menduar ligjvënësi prandaj konsiderohet se vetë krijuesi i normës e din më së miri se çka ka dashur të thotë apo të arrijë me normën e caktuar.
Ky interpretim është burimor sepse bëhet nga vetë krijuesi i  normës-paralamentit dhe ate përmes ndonjë komisioni parlamentar.Pra qëllimi i interpretimit autentik është që ligjvënësi ti eliminojë zbatimet jo të drejta dhe jo të sakta të normës juridike duke sqaruar kuptimin e vërtetë të normës që ka dashur tia japë ligjvënësi duke konsideruar se kuptimi i normës juridike nuk kuptohet drejtë apo ashtu siçka dashur vetë ligjvënësi.

PYETJE:
  1.Çka është interpretimi autentik?
  2.Cili është qëllimi i interpretimit autentik?








             

                        IX.BURIMET  E  SË  DREJTËS

               1.KUPTIMI  I  BURIMEVE  TË  SË  DREJTËS

     Termi burim i së drejtës ka dy kuptime dhe vetëm në njërin prej tyre ,është si akt i përgjithshëm juridik.Kuptimi i parë është i ashtuquajtur burim material i së drejtës (burimi së drejtës në kuptimin material).Në këtë domethënie ky term karakterizon faktet shoqërore prej të cilave vërtet paraqitet apo buron e drejta.
Kuptimi i dytë është burimi formal i së drejtë (burim  i së drejtës në kuptimin formal).Në këtë domethënie burimi i së drejtës karakterizon aktin e përgjithshëm juridik,domethënë mjetin me të cilin shprehet burimi material i së drejtës.
Domethënë burim i së drejtës është ai nga i cili buron e drejta.Këto pra mund të jenë faktet dhe rethanat shoqërore  nga njëra anë si dhe normat juridike nga ana tjetër.Nëse bëhet fjalë për fakte dhe rrethana shoqërore atëherë kemi të bëjmë me burime në kuptimin material,ndërsa nëse bëhet fjalë për norma dhe akte juridike atëherë bëhet fjalë për burime në kuptimin formal.
Se ç’është burim formal i së drejtës në një shtet të caktuar mvaret nga rendi juridik i atij shteti,respektivisht nga e drejta pozitive –ajo që është në fuqi.Vetë termi burim don të thotë se prej nga rrjedhin apo burojnë të drejtat e caktuara që p.sh në kutpimin formal është akti juridik i përgjithshëm,prej të cilit burojnë apo dalin aktet e veçanta.Burimet e së drejtës përmbajnë norma të përgjithshme të cilat vlejnë për të gjitha rastet të cilat janë të parapara në ato.
Burimet e së drejtës patjetër të mbështeten në rrethana dhe fakte të caktuara sepse përndryshe do të paraqitnin një utopi dhe nuk do të mund të arsyetoheshin aktet e mëvonshme që do të dilnin prej tyre.Këto fakte mund të jenë natyrore,shoqërore dhe juridike.

PYETJE:
  1.Në sa kuptime i ndajmë burimet e së drejtës?
  2.Çka kuptojmë me burimet e së drejtës?
  3.Çka janë burimet në kuptimin material?
  4.Çka janë burimet në kuptimin formal?



     2.LLOJET  E  BURIMEVE  FORMALE  TË  SË  DREJTËS

     Në shtetin modern bashkëkohor  zakonisht burime të së drejtës në kuptimin formal janë, kushtetuta, ligji, aktet nënligjore juridike siç janë dekretet,dispozitat, urdhëresat, rregulloret dhe aktet e tjera të përgjithshme juridike.Burime të së drejtës mund të jenë edhe precedenca gjyqësore, kontratat dhe doket.
Shkenca juridike gjithashtu mund të jetë si burim i së drejtës sepse asnjë normë juridike nuk do të ishte e vlefshme nëse ajo nuk do të kishte edhe kuptimin e duhur shkencor,tek e fundit ajo është që i përpunon të gjitha faktet e çfarëdolloj natyre qofshin dhe mbasandej shteti u jep formën e caktuar.
Burimet e së drejtës caktohen sipas hierarkisë së tyre d.m.th akteve juridike sepse shteti është ai i cili përcakton raportet në mes akteve të caktuara  juridike edhe pse në fund të fundit edhe vetë shteti tenton që të ketë një rend juridik të qartë,funksional dhe të zbatueshëm që do të thotë se edhe ai nuk mund të dalë kundër disa parimeve të njohura dhe të pranuara juridike.
1.Kushtetuta-është një akt i rëndësishëm i burimit të së drejtës.Ajo është akti më i lartë juridik në një shtet qoftë të jetë e shkruar apo e pashkruar prej së cilës burojnë aktet e tjera.
Në kuptimin formal kushtetuta përmban rregullat të cilat i përkasin kryesisht organizimit të pushtetit shtetëror,respektivisht organeve më të larta të pushtetit shteëtror.
Në kuptimin material ajo përmban normat e përgjithshme juridike të cilat marrin parasysh faktet dhe rethanat e shtetit përkatës sepse jo të gjitha shtetet i kane rrethanat e njejta.
2.Ligji-në jetën e përditshme shpeshherë dëgjojmë  termin ligj,kështu me këtë shprehje ne kuptojmë një “akt të përgjithshëm i cili është i nxjerrë nga organi ligjvënës –parlamenti, prej të cilit burojnë akte të tjera të ndryshëm me të cilin rregullohen raportet e subjekteve të së drejtës”.Pra ligji është një burim i rëndësishëm i së drejtës prej të cilit burojnë edhe akte të tjera.
3.Kodi – është akt i përgjithshëm juridik me anën e të cilit rregullohen raportet brenda një fushe shoqërore apo edhe të më shumë fushave juridike.Pra në një akt ligjor kemi të përqëndruar dhe të rregulluar një tërësi brenda një lëmie juridike.Ligjet të cilat përfshijnë një apo më shumë lëmenj të afërt juridik quhen kode,ndërsa krijimi,sistemimi i normave sipas lëmenjëve brenda tërësisë së
                                                                                                        
rregulluar,paraqet  kodifikim.Gjatë historisë janë të njohura  Kodet e Justinianit-perandor dhe jurist romak (me origjinë shqiptare),Kodi i Hamurabit etj.

-Aktet e përgjithshme juridike (shtetërore) me fuqi nënligjore:

1.Dekretligji-është akt i përgjithshëm i cili ka fuqi më të ulët se ligji dhe i cili nxjerret nga organet e larta shtetërore politike dhe ekzekutive sipas një procedure të caktuar.D.m.th nuk nxjerret nga parlamenti.Me anë të dekretligjeve vetëm se konkretizohet zbatimi i ligjit që kuptojmë se duhet të mbështetet në ligj pasi ka fuqi më të ulët.
2.Urdhëresa-është akt i përgjithshëm të cilin e nxjerin organet e admnistratës shteëtërore brenda ministrive të caktuara.Me këtë akt uedhërohen organet dhe subjektet e caktuara lidhur me konkretizimin e normës së përgjithshme respektivisht ligjit.Urdhëresa nxjerret nga organi individual ndryshe nga dekretligji-ministri.
3.Rregullorja-është gjithashtu një akt i përgjithshëm i cili nxjerret nga organe dhe subjekte të ndryshme të së drejtës me të cilën sqarohen dhe rregullohen raportet brenda një subjekti të caktuar.Është akt i brendshëm me të cilin përpunohet një dispozitë e caktuar ligjore lidhur për ndonjë çështje.
4.Statuti-është një akt i përgjithsshëm me të cilin rregullohet pozita e subjekteve juridike.Me anë të statutit bëhet organizimi i brendshëm i institucioneve të ndryshme p.sh komunës .
Statuti gjithashtu gjen zbatim edhe në institucione të tjera siç janë,ndërrmarrjet publike,shoqatat e ndryshme,oragnizatat e ndryshme joqeveritare etj.Natyrisht se edhe statuti si akt i përgjithshëm duhet të mbështetet në ligj.
5.Udhëzimi-si akt i përgjithshëm nënligjor ka karakter teknik i cili nxjerret nga organe të ndryshme të administratës me qëllim të zbatimit të aktit më të lartë –ligjit.Me udhëzim jepen udhëzime të caktuara konkrete dhe procedurale.
6.Dekreti-është akt i përgjithshëm nënligjor i cili nxjerret në të shumtën e rasteve nga ana e shefit të shtetit .
Shefi i shtetit përmes dekreteve emëron,cakton ,dekoron subjekte të caktuara në fusha të ndryshme,diplomaci,politik,administratë si dhe individ të caktuar për të arriturat përkatëse në jetën  e tyre në fusha të ndryshme të jetës etj.

                                                                                                              

7.Vendimi-është një akt i përgjithshëm i cili më së shumti nxjerret nga organet e pushtetit lokal lidhur për çështje të caktuara p.sh në sferën e arsimit,urbanizmit shëndetësisë,kulturës etj.Kuptohet se është me fuqi më të ulët se ligji.
8.Kontrata-gjithashtu është një burim i së drejtës e cila është një marrëveshje në mes subjekteve të caktuar juridik të cilët mund të jenë persona fizikë dhe juridikë.E rëndësishme është që kontratat ti plotësojnë kushtet që i kërkon ligji dhe mvarësisht prej llojit të kontratës ato mund të paraqesin obligime edhe shtetërore  dhe në këto raste shëndrohen në burime të së drejtës,sepse obligohet edhe vetë shteti p.sh. kontratat në mes dy e më tepër shteteve,ose në mes shtetit dhe kompanive private etj.

-Aktet juridike të cilat shërbejnë për plotësimin e zbrazëtirave
 juridike:
1.Zakonet- nuk paraqesin burim të shkruar të së drejtës ajo zbatohet pas burimeve të shkruara.Kur e drejta nuk ka arritur që ti përfshijë të gjitha rastet që i paraqiten asaj ajo këtë e plotëson me anë të drejtës zakonore dhe në këtë rast këto rregulla marrin fuqinë e ligjit.Zakonet janë rregulla të cilat përsëriten për një kohë të gjatë dhe si të tilla kanë krijuar bindjen në opinion se janë  të drejta .Por këto rregulla nuk mund ta kenë fuqinë më të lartë se e drejta e shkruar ato zbatohen vetëm në rastet kur nuk janë në kundërshtim me të drejtën dhe të cilat janë të pranuara nga e drejta.
2.Praktika gjyqësore-nënkuptojmë veprimin e njëjtë të gjykatave për zgjidhjen e rasteve të ndryshme,nxjerrjen e akgjykimeve të njëjta për raste identike gjyqësore.Praktikës së këtillë gjykatat i përmbahen për një kohë të gjatë që të krijohet praktika gjyqësore.
3.Shkenca juridike-luan një rol të rëndësishëm në sqarimet e saja lidhur me zbatimin e së drejtës.Ajo bën përpunimin teorik të çështjeve të ndryshme.Roli i shkencës juridike nëse jo në mënyrë direkte,shihet në kontributin që e jep përmes veprimtarisë së sajë në zhvillimin dhe përshtatjen  e së drejtës rrethanave të cilat i dalin përpara.

PYETJE:
   1.Si i ndajmë burimet e së drejtës?
   2.Thuaj kuptimin e burimit material?
   3.Thuaj kuptimin e burimit formal?
   4.Thuaj disa burime formale?
                                                                                                       

    
   5.Çka është kushtetuta?
   6.Çka është ligji?
   7.Çka është kodi?
   8.Cilët janë aktet nënligjore?
   9.Çka është dekretligji?
 10.Çka është urdhëresa?
 11.Çka është rregullorja?
 12.Çka është statuti?
 13.Çka është udhëzimi?
 14.Çka është dekreti?
 15.Çka është vendimi?
 16.Çka është kontrata?
 17.Cilat janë aktet me të cilat plotësohen zbrazëtirat juridike?
 18.Çka janë zakonet?
 19.Çka është praktika gjyqësore?
 20.Çfarë roli luan shkenca juridike? 
                                                                                                                                           





















                            
                             BURIMET  E  SË  DREJTËS
 



 



































                             X.AKTET  JURIDIKE

                   1.NOCIONI  I  AKTIT  JURIDIK

Lidhur me nocionin e aktit juridik dhe nevojën e përkufizimit të tij në shkencën juridike dhe në teorinë e së drejtës ekzistojnë dy mendime.
          Njëri prej mendimeve është kundër përkufizimit,duke u bazuar në përkufizimin e normës juridike.Sipas këtij mendimi do të ishte e tepërt tani të merremi edhe me përkufizimin e aktit jurdik.
          Mendimi i dytë,ndërkaq është pro përkufizimit të aktit juridik,pavarësisht ekzistimit të përkufizimit të normës juridike.Sepse sipas këtij mendimi nocioni i aktit juridik është shumë më i gjërë se nocioni i normës juridike.Shumë autorë pohojnë se çdo normë juridike njëkohësisht është edhe akt juridik,por çdo akt juridik s’është normë juridike,domethënë çdo akt juridik nuk paraqet edhe normë juridike.
          Akti juridik dhe norma juridike përbëjnë pjesën normative të rendit juridik .Akti juridik është shprehje e vullnetit,shprehje e arsyes i cili përmban normën juridike apo paraqet kushtin për zbatimin e ndonjë norme juridike.Pra akti juridik përveç  veçorive të tjera është edhe akt psiqik,sepse ka të bëjë me marrjen e vendimit të caktuar.Ky është akt i brendshëm,i cili s’mund të vërehet nga të tjerët.Pra ana e brendshme  psiqike e aktit është pjesa krijuese,pjesa e cila nxit pasoja  juridike.Akti juridik është vetëm ai akt psiqik i cili përmban normën juridike,apo edhe paraqet kushtin për zbatimin e një norme juridike.
          Aktet juridike e kanë formën dhe brendinë e vetë.Aktet të cilat e kanë të njëjtën formë e përbëjnë edhe llojin apo grupin e njëjtë të akteve juridike duke u mbështetur edhe në të njëjtën përmbajtje.



PYETJE:
   1.Sa mendime ekzistojnë lidhr me nocionin e aktit juridik?
   2.Çka thotë mendimi i parë për nocionin e aktit juridik?
   3.Çka thotë mendimi i dytë për nocionin e aktit juridik?





                             2.LLOJET  E  AKTEVE  JURIDIKE

          Aktet juridike ,sipas asaj sa, merren me krijimin e së drejtës dhe cilat janë elementet e tyre,ndahen në dy lloje :
          1.Aktet juridike me të cilat krijohen normat juridike-me të cilat krijohen rregullat e sjelljes dhe
          2. Aktet  me të cilat krijohen disa fakte juridike që paraqesin supozime të normës juridike të parapara si kusht për zbatimin e normës juridike si p.sh deklaratat e ndryshme,ankesat,lutjet etj.
          Gjithashtu mund të bëjmë ndarjen në :
          1.Akte të përgjithshme dhe
          2.Akte të veçanta
          Lidhur me aktet e përgjithshme është folur në mësimet e mëparshme ,këtu do të japim vetëm një sqarim lidhur me aktin e veçantë.
          Akti i veçantë juridik është ai akt i cili përmban normë të veçantë juridike.Aktet e tilla në fakt krijohen duke u bazuar në aktet e përgjithshme juridike.Pra aktet e veçanta burojnë prej akteve të përgjithshme –ligjit.Aktet e veçanta juridike  janë të mvarur prej akteve të përgjithshme juridike.Domethënë se aktet e veçanta duhet të jenë në pajtueshmëri me aktet e përgjithshme juridike,sepse në të kundërtën kemi kundërligjshmëri.


PYETJE:
  1.Si i ndajmë aktet juridike?
  2.Çka paraqet akti i veçantë juridik?
  3.A mund që aktet e veçanta të jenë në kundërshtim me aktet e
     përgjithshme juridike?










                                                                                                             

3.RËNDËSIA  E KUSHTETUTËS , LIGJEVE  DHE  AKTEVE  TË   TJERA  NËNLIGJORE  SI BURIME  TË SË  DREJTËS

         
          Sa i përket kushtetutëts si burim i së drejtës mund të themi se ajo paraqet një burim i dorës parë për nxjerrjen e akteve të tjera juridike  më të ulta.Asnjë akt tjetër juridik nuk mund të jetë në kundërshtim me kushtetutën si akt më i lartë formalo-juridik në një shtet.Të gjitha aktet  e tjera juridike qofshin ato të përgjithshëm apo të veçantë duhet të mbështeten në kushtetutë dhe që në shkencën juridike quhet kushtetutshmëri.Pra kjo nënkupton se  kushtetuta është burimi më i rëndësishëm dhe më i lartë i së drejtës.
          Rëndësia e kushtetutës si burim i së drejtës është e gjithanshme sepse prej sj burojnë aktet e rregullimit të raporteve në mes institucioneve të shtetit,subjekteve të së drejtës dhe raportet në shoqëri.Subjektet e së drejtës në kushtetutën shohin si aktin e garantimit të të drejtave të tyre prej nga burojnë edhe aktet me të cilin mbrohen,rregullohen dhe garantohen këto të drejta.
          Ligji si akt i përgjithshëm juridik gjithashtu është i jë rëndësie të madhe sepse ate që kushtetuta e përcakton si parim, ligji edhe më shumë e rrumbullakson duke përfshirë rastet që mund të paraqiten në të ardhmen.Pra si akt juridik i përgjithshmë i cili mbështetet në kushtetutë ai shërben për nxjerrjen  e akteve të tjera më të ulta juridike sepse thuajse të gjitha aktet e tjera mbështeten në të.Dhe si zakonisht në të thirren të gjithë kur ka të bëjë me nxjerrjen e akteve për rregullimin e raporteve në mes subjekteve të së drejtës.
          Aktet nënligjore janë akte të përgjithshme dhe individuale me të cilat bëhet detajizimi dhe precizimi i zbatimit praktik të ligjit për rastet konkrete,pra përcaktohen modalitetet e zbatimit të ligjt.Kështu subjektet e caktuara duke u përmbajtur kushteve të ligjit të cilët precizohen në aktet nënligjore realizojnë të drejtat e tyre.Aktet nënligjore nuk mund të jenë në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjin.

PYETJE :
  1.Cila është rëndësia e kushtetutës si burim i së drejtës?
  2.Cila është rëndësia e ligjit si burim i së drejtës?
  3.Cila është rëndësia e akteve nënligjore si burime të së drejtës?


                                                                                                            

          4.RËNDËSIA  E  VLEFSHMËRISË  SË AKTEVE  JURIDIKE

          Rëndësia e vlefshmërisë  së akteve juridike është  jashtëzakonisht e rëndësushme sepse përderisa një akt zbatohet pra prodhon pasoja juridike ai është i rëndësishëm.Akti i cili nuk prodhon efekt juridik detyrimisht ose anulohet ose ndryshohet sepse ai e humb kuptimin.Akti juridik vlenë derisa është në fuqi dhe në bazë të atij akti realizohen  dhe krijohen edhe marrëdhënie të tjera juridike.Një akt juridik vlenë përderisa ai i nevojitet shtetit dhe shoqërisë,kur shteti konsideron se një akt më nuk është i vlefshëm për shkaqe të cilat vlerëson shteti, ai nxjerr një akt tjetër.
          Pra rëndësia e akteve është shumë e madhe sepse pa akte juridike  nuk mund të qeveriset, dhe shteti dhe e drejta nuk mund ta ushtrojnë funksionin e vetë.Pa akte juridike nuk mund të paramendohet funksionimi i shtetit si dhe rregullimi i raporetve të ndryshme në mes subjekteve të së drejtës qofshin këto persona fizikë apo juridikë.
          Shteti natyrisht se është i interesuar që aktet  e tij të vlejnë një kohë sa më të gjatë sepse kështu krijohet një siguri më e madhe juridike.Ndryshimi i shpeshtë i akteve juridike tek subjektet e së drejtës mund të krijojë ndonjëherë edhe pasiguri lidhur me të drejtat  e tyre,por ka raste kur ndryshimet janë pozitive dhe të mirëpritura.
          Mvarësisht se për çfarë aktesh bëhet fjalë edhe rëndësia e tyre është  e tillë,pra nëse bëhet fjalë për ndonjë akt ligjor i cili prek interesat e të gjithë shoqërisë natyrisht se edhe rëndësia është shumë më e madhe,dhe e kundërta,nëse bëhet fjalë për ndonjë akt i cili prek interesa më të ulta,edhe rëndësia  e atij akti juridik do të jetë më e vogël.
          Domethënë se rëndësia e vlefshmërisë së akteve juridike mvaret prej hierarkisë së tyre në rendin juridik sepse p.sh.rregullorja,statuti apo ndonjë akt tjetër juridik i përgjithshëm nënligjor nuk mund të jenë më të rëndësishëm se akti më i lartë,pra, kushtetuta .

PYETJE:
  1.Cila është rëndësia e akteve juridike?
  2.A mund të qeveriset pa akte juridike?
  3.Cili është akti më i lartë juridik? 



                                                                                                           


5.DOMOSDOSHMËRIA  E  SJELLJES SË AKTEVE  MË  TË LARTA

          Domosdoshmëria e sjelljes së akteve më të larta është e shumëanshme sepse shteti nuk mund të qeveriset pa akte juridike dhe sidomos pa akte juridike të larta,dhe siç dihet se akt më i lartë është klushtetuta.Prandaj domosdoshmëria e sjelljes së akteve juridike të larta është e rëndësisë së parë.Por kur jemi te akti më i lartë formalo-juridik dhe politik duhet theksuar se ai sillet njëherë nga  shteti dhe pëson ndryshime nëse paraqitet nevoja,edhe pse historia njeh raste kur shtetet  i kanë ndryshuar kushtetutat deri në atë shkallë sa kanë sjellë kushtetuta të tjera.Mirëpo e rëndësishme është që shteti të qeveriset me akte të larta që do të thotë kushtetutë dhe ligj.Edhe pse ka shtete që qeverisin pa kushtetuta por jo edhe pa ligje.
          Me anë të akteve të larta juridike shteti krijon një siguri në qeverisjen e tij,dhe  jo vetëm shteti,por edhe subjektet e tjera të së drejtës pra ato fizikë dhe juridikë.Jeta e njerëzve dhe subjekteve të tjera respektivisht sjellja e tyre në shoqëri dhe në shtet si dhe marrëdhëniet në mes tyre, pikërisht rregullohen me anë të akteve të larta-parimet bazë.Shteti dhe e drejta siç dihet janë në raporte reciproke të mvarshmërisë në mes tyre.As shteti nuk mund të qeverisë pa ligje dhe as e drejta nuk mund të zbatohet pa shtetin.Prandaj shteti e ka domosdo të sjellë akte të larta juridike duke i ndryshuar dhe plotësuar ato.Nevojat e jetës së përditshme të njerëzve dhe të vetë shtetit e detyrojnë ate që të sjellë akte të tilla dhe siç dihet ky funksion është një ndër funksionet kryesore të parlamentit.Pra parlamenti është organ i cili i sjell këto akte më të larta ligjore. Domosdoshmëria e sjelljes së akteve të larta shihet edhe në nevojat që i dalin përpara shteti gjatë ushtrimit të pushtetit të tij sepse shteti nuk mund ta ushtrojë dhunën e tij fizike kur e ka të domosdoshme nëse këtë nuk e ka të përcaktuar me ligj,pra ta zbatojë sanksionin.Qoftë për persona juridikë duke nënkuptuar edhe institucionet dhe personat fizikë aktet e larta juridike  janë të nevojshëm edhe për ndarjen e drejtësisë,sepse gati se të gjithë thirren në ligj kur bëhet fjalë për drejtat e tyre ,edhe kur shkilen ato edhe kur realizohen.

PYETJE:
   1.Cila është rëndësia e sjelljes së akteve të larta?
   2.A mund të ndryshohen aktet e larta?
   3.A mund që të realizohet ndonjë e drejtë që nuk është e mbështetur
      në ndonjë akt të lartë juridik?



                             XI.MARRËDHËNIET  JURIDIKE

                    1.NOCIONI  I  MARRËDHËNIEVE  JURIDIKE

          Marrëdhëniet juridike janë pjesë e marrëdhënieve shoqërore,ndërsa marrëdhëniet shoqërore në tërësi nuk janë edhe marrëdhënie juridike.Sepse,një numër i madh i marrëdhënieve shoqërore rregullohet me norma të tjera-jojuridike.
          Marrëdhëniet juridike janë, pra, marrëdhënie shoqërore të rregulluara me anën e normave juridike.Dallimi i vetëm i marrëdhënieve juridike prej atyre shoqërore është se rregullimi i marrëdhënieve të para bëhet nëpërmjet  normave juridike.Prej kësa kuptojmë se të gjitha marrëdhëniet  e çfarëdolloj qofshin mund të shëndrohen në marrëdhënie juridike nëse urdhërohet nga organi shtetëror që të bëhen pjesë e rendit juridik.
          Marrëdhëniet juridike janë pjesë e rendit juridik.Marrëdhëniet juridike krijohen sipas normës juridike të përgjithshme dhe të veçantë.Me normë të përgjitshme rregullohen të gjitha rastet pa marrë parasysh a do të paraqiten në të ardhmen apo jo.Ndërsa me normë të veçantë rregullohet rasti i dhënë i cili mbështetet në normën e përgjithshme.Pra marrëdhëniet juridike  janë të domosdoshme për realizimin  dhe zbatimin e normave juridike.Shteti natyrisht se i rregullon ato marrëdhënie shoqërore me norma juridike të cilat i konsideron si të domosdoshme dhe të rëndësishme,prej momentit të tillë ai (shteti) mund të përdorë edhe mjete juridike duke nënkuptuar edhe forcën fizike për zbatimin e tyre.
          Marrëdhëniet juridike dallohen prej marrëdhënieve të tjera shoqërore sepse zbatimin  e tyre e garanton dhe e siguron shteti.Specifika e marrëdhënieve juridike qëndron edhe aty se ato prej përpara janë të rregulluara me norma juridike për dallim prej marrëdhënieve shoqërore.

PYETJE:
  1.Çka nënkuptojmë me marrëdhënie juridike?
  2.Me çka rregullohen marrëdhëniet juridike?




                                                                                                         


          2.DALLIMI  NË  MES  MARRËDHËNIEVE  JURIDIKE DHE                                        MARRËDHËNIEVE  SHOQËRORE

          Në jetën e tyre subjektet e së drejtës hynë në marrëdhënie  të ndryshme  dhe jo të gjitha marrëdhëniet janë marrëdhënie juridike.Sepse vetëm ato marrëdhënie  të cilat janë të rregulluara me norma juridik janë marrëdhënie juridike.Pra të gjitha marrëdhëniet e tjera e tjera të cilat nuk janë të rregulluara me norma juridike janë marrëdhënie shoqërore.Pra dallimi në mes marrëdhënieve shoqërore dhe marrëdhënieve juridikë qëndron në rregullimin e tyre me norma juridike,sepse marrëdhëniet juridike domosdoshmërisht janë të rregulluara me norma juridik,ndërsa marrëdhëniet shoqërore jo.
          Prej kësaj kuptojmë se marrëdhëniet shoqërore kanë kuptim shumë më të gjërë se sa marrëdhëniet juridike.Marrëdhëniet  shoqërore krijohen nga vetë shoqëria sipas rrethanave të ndryshme  për dallim prej marrëdhënieve juridike të cilat burojnë prej normave juridike dhe janë të rregulluara pikërisht me ato norma.
          Marrëdhëniet të cilat lindin në mes njerëzve nuk lindin gjithmonë në bazë të normave juridike sepse jeta e njeriut është shumë më e gjithanshme se sa mund ta parashikojë një normë juridike,prandaj  kur shteti e sheh të nevojshme dhe të domosdoshme këto marrëdhënie edhe i rregullon me anë të normave juridike.Këtë e bën sepse konsideron se ka dobi prej tyre dhe plotëson rendin dhe sistemin e tij juridik.Por shteti gjithashtu mund që ti lërë marrëdhënie shoqërore të ndryshme edhe pa rregulluar me norma juridike nëse konsideron se nuk ka nevojë dhe mendon se kështu njerëzve u jepet hapësirë veprimi dhe liri më e dobishme.Pra marrëdhniet juridike burojnë prëj normave juridike dhe si të tilla janë të domosdoshme për dallim prej  marrëdhënieve shoqërore të cilat janë më të lira dhe subjektet e së drejtës nuk detyrohen me dhunë që të hynë në to,dhe as që rregullohen me dhunë.

PYETJE:
    1.Ku është dallimi në mes marrëdhënieve juridike dhe marrëdhënieve                    shoqërore?
    2.Thuaj disa shembuj të marrëdhënieve juridike dhe marrëdhënieve             shoqërore?
    3.Pse shteti i rregullon marrëdhëniet e caktuara shoqërore me norma
          juridike?
    4.Kur marrëdhëniet shoqërore shëndrohen në marrëdhënie juridike?
                                                                                                           
                     
                             3.FAKTET   JURIDIKE 

          Përditshmëria e njeriut është e mbushur me plot fakte juridike të cilat kushtëzojnë krijimin,ndryshimin dhe shuarjen e marrëdhënieve juridike.Çdo njeri në jetën e përditshme hyn dhe del në marrëdhënie të ndryshme juridike p.sh ai nuk mund që gjatë ditës dhe jetës së tij mos të hyjë asnjëherë në marrëdhënie të shitblerjes apo në ndonjë marrëdhënie tjetër.Prandaj mund të themi se faktet juridike janë  rrethana objektive të cilat nxisin  krijimin,ndryshimin dhe shuarjen e marrëdhënieve juridike.
          Faktet të cilat nxisin këtë process  të pashmangshëm i quajmë  -fakte juridike relevante –sepse prodhojnë pasoja juridike.Prej kësaj kuptojmë se jo të gjitha  rrethanat ndikojnë në krijimin e marrëdhënieve juridike.Pra vetëm ato rrethana të cilat ndikojnë në krijimin,ndryshimin,plotësimin dhe shuarjen e marrëdhënieve juridike konsiderohen fakte juridike.
          Faktet parashihen në normën juridike,domethënë në elementet e normës juridike,rëndom në pjesën e cila i paraprin dispozicionit apo sanksionit të normës juridike.Faktet juridike i ndajmë në:
          1.Fakte të rëndomta  dhe
          2.Fakte  juridike
          Ndarja e tillë është bërë në bazë të kriterit juridik,që do të thotë se a janë dukuri juridike apo nuk janë.Sepse autorë të ndryshëm të së drejtës  këto fakte i ndajnë në lloje dhe nënlloje të ndryshme si p.sh. ndodhi dhe veprime njerëzore,akte juridike dhe veprime të tjera,veprime njerëzore në pajtim me normat juridike dhe veprime njerëzore në kundërshtim me normat juridike.
          Fakte të rëndomta janë p.sh. të gjitha situatat të cilat janë pasojë e ligjeve natyrore dhe jo me të drejtën p.sh tërmeti,vërshimet,lindja,etj
          Faktet juridike janë të gjitha ato fakte të cilat janë të paraparë me të drejtën p.sh faji,paramendimi,etj

PYETJE:
   1.Çka janë faktet juridike?
   2.Si i ndajmë faktet juridike?
   3.Çka janë faktet e rëndomta?
  





                   4.ELEMENTET  E  MARRËDHËNIES  JURIDIKE  

          Lidhur me elementet e marrëdhënie juridikes  në teorinë e së drejtës ekzistojnë mendime të ndara.Një pjesë e autorëve mendojnë se elementet e marrëdhënies juridike janë dy: autorizimet  dhe   detyrimet ,ndërsa pjesa tjetër e autorëve mendon se elementet përbërëse të marrëdhënies juridike janë më shumë se dy edhe ate:
          1.Të drejtat,
          2.Detyrimet,
          3.Subjektet e së drejtës dhe
          4.Objekti i së drejtës
          Një pjesë e autorëve (grupi i parë) mendojnë se subjektet e së drejtës nuk janë element i marrëdhënies juridike,sepse marrëdhëniet mund të kushtëzohen prej sendeve,të drejtave dhe shkeljes apo cenimit të tyre mbi bazën e normës juridike.Por pa dyshim se faktorët kryesorë janë subjektet e së drejtës në marrëdhëniet juridike sepse pa ato as që mund të krijohen,ndryshohen apo shuhen këto marrëdhënie.Njeriu si subjekt i së drejtës  –personi fizik dhe personi juridik të cilin e përfaqëson-individi janë ata të cilët edhe e kanë menduar,e zbatojnë dhe gjithçka çka ka të bëjë me të drejtën .Sepse vetëvetiu këto marrëdhënie as që mund të paramendohen.
          Subjektet e së drejtës ,pra,janë bartës të të drejtave dhe detyrimeve në një moment kohor.Në marrëdhëniet juridike gjithnjë ekzistojnë subjektet,personat ndërmjet të cilëve krijohen marrëdhëniet juridike,sepse në një marrëdhënie ka të drejta (autorizime), ndërsa  subjekti tjetër ka detyrime juridike.Siç mund të ndodhë që në një marrëdhënie juridike një subjekt të ketë edhe të drejta edhe detyrime.Pra subjektet e së drejtës jaë elementi kryesor dhe më i rëndësishëm i marrëdhënieve juridike.Sepse pa ato nuk do të kishte kush të hyjë në ato marrëdhënie juridike,pra janë subjektet juridike ato që i krijojnë ,ndryshojën,plotësojnë dhe shuajnë këto marrëdhënie.

PYETJE:
   1.Cilët janë mendimet lidhur me elementet e marrëdhënies juridike?
   2.Cilët janë elementet e marrëdhënies juridike ?
   3.Cili sipas mendimit tuaj është elementi më i rëndësishëm i
      marrëdhënies juridike?


                                                                                                           


                   5.NOCIONI  I  OBJEKTIT  TË  SË  DREJTËS

          Ndër elementet e marrëdhënies juridike hyn edhe objekti i së drejtë si një element shumë i rëndësishëm.Ojekti i së drejtës  mund të jetë çdo gjë që paraqet  një marrëveshje në mes subjekteve të së drejtës e cila marrëdhënie është e rregulluar me norma juridike.Kështu p.sh objekt i së drejtës mud të jetë një send,një vepër,një veprim,një mosveprim,një e drejtë,etj.
          Prandaj mund të themi se objekti i së drejtës janë sendet si vlera materiale,marrëdhëniet juridike si dhe vlerat jomateriale.
          Pra objekti i së drejtës si element i marrëdhënieve juridke mund të shfaqet në forma të ndryshme p.sh në një marrëdhënie shitblerëse të ndonjë sendi ose objekti,objekti i sendit do të jetë send i caktuar apo objekti i caktuar duke u nisur prej një sendi të zakonshëm si një libër apo të ndonjë objekt afarist.Në këto raste njëra palë është e obliguar të dorëzojë librin tjetri të bëjë pagesën apo njëra palë të bëjë pagesën tjetra tjetra të kalojë në pronësi objektin afarist.Marrëdhënie të tilla  hasim  plotë në jetën e përditshme prandaj mvarësisht se në çfarë marrëdhëniesh do të hyjmë ashtu edhe do të jetë edhe objekti i së drejtës.
          Domethënë se objekti i së drejtës mund të jetë i natyrës së jashtme materiale me të cilin njeriu mund të disponojë si dhe të vlerave jo materiale,të natyrës shpirtërore mbi bazë të të cilave mund të lind një marrëdhënie juridike.Se çfarë do të jetë objekti i së drejtës pra mvaret prej shumë faktorëve dhe në rradhë të parë se në çfarë marrëdhëiesh do të hyjë subjekti i së drejtës me ndonjë subjekt tjetër.Duhet theksuar se autorët e së drejtës  më së shumti mendojnë se objekti i së drejtës mund të jetë çdo gjë që mund të shprehet në vlera materiale  përveç njeriut.sepse në të kaluarën edhe njeriu ka qenë objekt i së drejtës d.m.th ka mund të shitet dhe të blihet.

PYETJE:
   1.Çka nënkuptojmë me nocionin objekt i së drejtës? 
   2.Thuaj disa shembuj të objektit të së drejtës?





                                                                                                           



                    6.IDENTIFIKIMI  I  OBJEKTEVE  TË  SË  DREJTËS  

          Sa i përket objektit të së drejtës është thënë se ai mvaret prej marrëdhënieve juridike në të cilat hyjnë subjektet e së drejtës sepse në një marrëdhënie shitëblerëse të ndonjë sendi nuk mund të jetë objekt i së drejtës ndonjë objekt tjetër p.sh  objekt i së drejtës mund të jetë shitja dhe blerja e një libri ndërsa të kërkohet shtëpia.Ose në një marrëdhënie juridike të sferës shpirtërore p.sh vizatimi i një pikture përkundrejt çmimit të caktuar  do të thotë se objekt i së drejtës do të jetë piktura e caktuar.Nëse  subjektet e së drejtës hyjnë në marrëdhënie juridike ku kërkohet një veprim i caktuar objekti i së drejtës do të jetë pikërisht veprimi i cili është kërkuar p.sh.njëra palë kërkon prej palës tjetër që të shkojë diku dhe ti kryejë një veprim ,pagesën e caktuar për llogari të kompanisë,etj
          Pra identifikimin e objektit të së drejtës e bëjmë mvarësisht prej asaj se në çfarë marrëdhëniesh kanë hyrë subjektet e së drejtës dhe se si janë marrë vesh.
          Në shkencën juridike ekzistojnë ndarje të ndryshme  të objekteve të së drejtës : në materiale dhe jomateriale.Ato materiale mund të jenë të luajtshme dhe të paluajtshme,të pjesëtueshme dhe të papjesëtueshme etj.Ato jomateriale mund të jenë në veprat dhe veprimet e njerëzve si dhe mosveprimet: nderi,personaliteti,të drejtat e autorit në art,shkencë ,letërsi ,muzikë ,kulturë etj.
          Prandaj mund te themi se objekt i së drejtës mund të jenë :
a)     sendet fizike
b)    veprat e njerëzve
c)     veprimet e ndryshme
d)    mosveprimet e ndryshme
e)     të drejtat dhe
f)      gjithçka tjetër që është e lejueshme me ligj dhe që mund të bëhet përderisa nuk është e ndaluar.
Sepse objekt i së drejtës nuk mund të jetë diçka që nuk është e lejueshme dhe e pranueshme për natyrën njerëzore sepse tek e fundit njeriu është ai i cili hyn në këto marrëdhënie  si subjekt i së drejtës qoftë si person fizik apo juridik,pra njeriu nuk mund të jetë objekt i së drejtës,edhe pse në të kaluarën e largët ka qenë.





PYETJE:
   1.Si e identifikojmë  objektin e së drejtës?
   2.Thuaj disa sende si objekte të së drejtës?
   3.Thuaj disa vepra njerëzore si objekte të së drejtës?
   4.Thuaj disa veprime njerëzore si objekt i së drejtës ?
   5.Thuaj disa mosveprime  si objekt i së drejtës?
   6.Thuaj disa të drejta si objekt i së drejtës?
   7.Çka sipas mendimit të juaj mund të jetë objekt i së drejtës përveç 
      rasteve të përmendura?
    8.A mund të jetë njeriu objekt i së drejtës?



                


























                   XII. SUBJEKTET   E   SË  DREJTËS

                    1.NOCIONI  I  SUBJEKTIT  TË  SË  DREJTËS

          Marrëdhëniet juridike i rregullojnë marrëdhëiet dhe sjelljet e njeriut në shoqëri,kështu këto norma janë pjesë e rendit juridik.Ndërsa si subjekte të këtyre marrëdhënieve shfaqen njerëzit sepse ajo ( e drejta) u përket atyre.Kjo do të thotë se subjekte të së drejtës mund të jenë vetëm ata të cilët kanë cilësitë e caktuara siç janë vullneti dhe vetëdija,ndërsa kuptohet se këto veti i ka vetëm njeriu,dhe jo dikush tjetër.Njeriu si subjekt i së drejtës hyn në këto marrëdhënie juridike qoftë si person fizik apo si person juridik,sepse edhe kur hynë në një marrëdhënie juridike një person juridik atë e përfaqëson njeriu si qenie e vetëdijshme.
          Këto marrëdhënie juridike nuk mund të paramendohen pa subjektet e së drejtës sepse njeriu në këto marrëdhënie hyn në cilësi të ndryshme ,si pronarë i një sendi,si përfaqësues i ndonjë subjekti tjetër,si bartës i një të drejte,si kryerës i një vepre etj .Këto marrëdhënie mund të krijohen në mes subjekteve private,subjekteve private dhe shtetërore apo publike dhe në mes vetë subjekteve publike apo shtetërore.
          Këto subjekte të së drejtës për të hyrë në këto marrëdhënie juridike duhet të kenë aftësi që të jenë bartës të të drejtave dhe detyrimeve sipas së drejtës pozitive në fuqi.Pra një subjekt i së drejtës duhet të ketë aftësi fizike dhe psiqike të pranuara nga e drejta në fuqi që të jetë i përgjegjshëm për veprimet e veta.Shikuar historikisht jo gjithmonë të gjithë njerëzit kanë qenë subjekte të së drejtës p.sh në shoqëritë e mëhershme kur një kategori e njerëzve janë  konsideruar si robër dhe nuk kanë pasur kurfarë të drejtash,pra janë trajtuar si jë mall i zakonshëm për shitje dhe këmbim-objekt i së drejtës.Domethënë subjekt i së drejtës  është personi të cilit i njihen cilësitë e pranuara natyrore dhe kushtet e parapara me drejtën në fuqi.Sepse e drejta në fuqi nuk mund ti ndryshojë disa fakte natyrore.Cilësia e subjekti të së drejtës  u njihet personave fizikë (njerëzve) dhe personave juridikë që i përcakton ligji p.sh institucionet,shoqatat,firmat etj.

PYETJE:
  1.Çka nënkuptojmë me nocionin subjekt i së drejtës?
  2.Si i ndajmë subjektet e së drejtës?
                                                                                                         


         

          AFTËSITE  E  SUBJEKTEVE  TË  SË  DREJTËS
 





































          2.DALLIMI  NË  MES  PERSONAVE  FIZIK  DHE  JURIDIK

          Dallimi në mes personave fizik dhe personave juridik është më i se i qartë,sepse personat fizikë janë vetë njerëzit si qenie individuale njerëzore-shoqërore,ndërsa personat juridikë janë krijesa artficiale ligjore të cilat shteti i njeh  si të tillë.
          Personat fizikë respektivisht njerëzit si zakonisht veprojnë në emër të vetë personalisht ndërsa personat juridikë veprojnë në emër të subjektit që e përfaqësojnë p.sh duke u nisur prej kryetarit  të shtetit dhe oraganeve të tjera të larta të shetit,drejtorët e ndërrmarjeve të ndryshme,menaxherëve të kompanive etj.Pra nga kjo kuptojmë se personat fizikë nuk përfaqësojnë ndonjë (përfaqësimi i ndonjë njeriu nga ndonjë njeri tjetër  rregullohet me akt në mes vetë personave) tjetër përveç në kushte dhe rrethana të parapara me ligj.Ndërsa personat juridikë domosdo se përfaqësohen nga bartësit e funksioneve përkatëse dhe individët e ngarkuar posaçërisht për ate punë të cilët i obligon vetë ligji.
          Personat fizikë dhe personat juridikë dallohen edhe për nga aftësitë e tyre që ua njeh ligji sepse personat fizikë kanë zotësinë juridike dhe zotësinë e veprimit ndërsa personat juridikë kanë vetëm zotësinë juridike.
          Që prej momentit të lindjes njeriu është subjekt i së drejtës dhe gëzon zotësinë juridike deri në momentin e vdekjes ,ndërsa personi juridik këtë zotësi e fiton prej momentit të regjistrimit  në dokumentet dhe organet përkatëse.
          Personat juridikë për dallim prej atyre fizikë nuk kanë vetëdijen dhe vullnetin e tyre,por në emër të tyre të gjitha veprimet jurdike dhe të tjera i kryen personi i cili është i caktuar sipas ligjit.

PYETJE:
   1.Ku është  dallimi në mes personave fizikë dhe personave juridikë?
   2.Thuaj disa dallime në mes personave fizikë dhe personave juridikë?
   3.Kush e përfaqëson personin juridik?
   4.Kush e përfaqëson shtetin ?





                                                                                                         
                                                                                                         

                    3.ATRIBUTET  E  SUBJEKTEVE  TË  SË  DREJTËS

          Subjektet e së drejtës kanë edhe atributet e veta me të cilët dallohen njëri prej tjetrit.Kështu personat fizikë kanë disa attribute që shërbejnë për identifikim,shënim dhe caktimin juridik të tyre.Këto atribute janë nganjëherë disa të drejta subjektive të lidhura për personin fizik,këto janë :Emri personal, vendbanimi, vendqëndrimi dhe shtetësia.
          Emri –është shenja  e personit  fizik me të cilin identifikohet.Personi fizik me emrin dallohet prej personave të tjerë.Çështja e emrit është e rregulluar me ligj.Çdo person ka të drejtë në emër personal me të cilin do të shërbehet.Emri personal përbëhet prej emrit dhe mbiemrit.Emri i fëmijës caktohet me marrëveshje në mes prindërve.Mbiemrin e vetë bashkëshortët mund ta caktojnë me marrëveshje që do të thotë,ta mbajë secili të vetin,mbiemrin e përbashkët apo t’ia shtojë mbiemrin e vetë mbiemrit të bashkëshortit.Gjithashtu personat kanë të drejtë që ta ndyshojnë emrin e vetë.
          Vendbanimi-çdo person fizik është i lidhur për një vendi që është qendër e jetës së tij jetësore.Ky vend quhet vendbanim.Personi fizik mund të ketë vetëm një vendbanim ku edhe i ushtron të drejtat e caktuara me ligj. Vendbanimin  ka të drejtë që ta zgjedhë çdo person lirisht. Lidhja faktike për një vend të caktuar nuk është kusht për caktimin  e vendbanimit.
          Vendqëndrimi-është vendi në të cilin personi fizik jeton përkohësisht.Pra për arsye të ndryshme jetësore puna,arsimimi,etj njeriu ka nevojë që të ketë edhe vendqëndrim në të cilin përkohësisht do të jetë aty.
          Shtetësia-është lidhja juridike në mes personit fizik dhe shtetit.Kjo ka rëndësi sepse në bazë të shtetësisë  personi fizik gëzon disa të drejta të cilat nuk mund ti gëzojë në një shtet tjetër si.psh.për të zgjedh dhe për tu zgjedhur,të drejta kolektive etj.
          Gjithashtu edhe personat juridikë kanë atributet e veta.Kështu ata kanë statusin e personit juridikë i cili domosdo duhet të ketë firmën,selinë dhe veprimtarinë.
          Çdo person juridik duhet të ketë emrin,selinë e vetë dhe përveç selisë ai duhet të ketë edhe veprimtarinë. Në rastet e veprimtarive të ndryshme ekonomike edhe firmën  dhe kushtet e tjera të cilat kërkohen me ligj.Kjo është e rëndësishme sepse në bazë të atributeve të caktuara ne e dallojmë një person juridik prej personave të  tjerë.

                                                                                                         

         
          Emri-edhe për personat jurdikë është i atribut i nevojshëm i cili e bën të dallohet prej personave juridikë të tjerë,p.sh. institucionet,shkollat,shoqatat etj.
          Selia- është e rëndësishme sepse ajo paraqet adresën e vendit të personit juridik ku komunikohet me subjektet e tjera.Edhe pse selia mund të jetë në ndonjë vend tjetër ndërsa veprimtaria në vend tjetër.
          Veprmtaria-gjithashtu paraqet një ndër atributet e personit juridik e cila shënohet në dokumentet përkatëse,se me çka merret personi juridik i caktuar,tregtar,prodhues,arsimor,kulturor etj.
          Firma-paraqet një ndër atributet e personit juridik në subjektet ekonomike.

PYETJE:
   1.Cilët janë atributet e personave fizikë?
   2.Çka paraqet emri?
   3.Çka paraqet vendbanimi?
   4.Çka paraqet  vendqëndrimi?
   5.Çka është shtetësia ?
   6.Cila është rëndësia e atributeve të personave fizikë?
   7.Cilët janë atributet e personave juridikë ?
   8.Pse u nevojiten atributet personave juridikë?



















                    4.AFTËSITË   E  SUBJEKTEVE  TË  SË   DRËJTËS

          Aftësia e personave fizikë dhë juridikë  që të jenë bartës të drejtave dhe detyrimeve në të drejtë quhet aftësi juridike.Aftësinë e subjektit për të qenë subjekt i së drejtës e garanton shteti.Kështu askush nuk mund të privohet  nga të drejtat ose ti kufizohen ato në ndonjë mënyrë përveç se në mënyrë se siç është paraparë me ligj.Aftësia juridike është e patjetërsueshme dhe nuk mund të bartet.
          Aftësia juridike nuk mund të rritet dhe as të kufizohet me vullnetin e palëve sepse atë e garanton shteti.Aftësia  e personave juridikë do të thotë se ajo duhet të jetë në përputhje me qëllimin e sajë,veprimtarisë së saj dhe aktit të themelimit.Në disa vende vlen parimi i aftësisë juridike të përgjithshme.Në disa vende si personat fizikë edhe ato juridikë mund të jenë bartës të të drejtave dhe detyrimeve të përgjithshme përveç atyre të drejtave dhe detyrimeve që janë eksluzive për personat fizikë si p.sh.të drejtat familjare,të drejtat trashëgimore etj.Në disa vende të tjera vlen parimi se personi juridik ka qëllimin dhe veprimtarinë e caktuar.Pra me rëndësi është qëllimi dhe veprimtaria e cila është e përcaktuar me aktin e themelimit.Siç dihet te personat fizikë aftësia juridike fitohet me të lindur ndërsa te personat juridikë me aktin e regjistrimit.
          Aftësia e veprimit  është aftësi e personit që me veprimet e tij juridike ti realizojë të drejtat dhe njëkohësisht t’i pranojë obligimet.Për ti realizuar këto të drejta dhe detyrime personi fizik duhet të ketë vullnetin dhe vetëdijen.Por dihet se të gjithë personat fizikë nuk i kanë aftësitë e veprimit të njejta dhe jo vetëm të njejta por ka edhe prej atyre që i kanë të kufizuara dhe që nuk kanë aspak aftësi veprimi.Në rastet e aftësive të kufizuara apo mospasjejs, punët dhe veprimet  juridike në emër të tyre i kryejnë personat e autorizuar.
          Pra aftësia e veprmit mund të jetë e plotë dhe jo e plotë dhe e pjesërishme.
          Aftësia  e veprimit  nuk mund të ekzistojë pa aftësinë juridike   sepse ngushtë është e lidhur me të p.sh te të miturit,te personat që nuk kanë aftësi veprimi.Aftësia e veprimit te personat fizikë fitohet me moshë të caktuar.Pra aftësia e veprimit paraqet aftësinë për të lidhur punë juridike.
          Kështu mvaret shteti prej shtetit dhe ajo diku mund të jetë prej moshës 18-të vjeçare,diku 20,21 etj.Domethënë se kufiri i moshës dallon prej shteti në shtet.Nën këtë moshë personat e tillë konsiderohen të mitur edhe ate, të mitur të rinj deri në 14 vjet dhe të mitur të vjetër deri
                                                                                                         

në moshën 16 ,prej 16 deri 18 mund tu lejohen të drejta të caktuara me vendime të gjykatës.Kështu deri në moshën 14 vjeçare nuk kanë aspak aftësi për të vepruar ndërsa prej 14 deri 16 të kufizuar me leje të prindërve.Aftësia e veprimit edhe mund të zvogëlohet për shkak të sjelljeve jo të hijshme:bixhoz,alkool,etj.Aftësia e veprimit te personat fizikë parimisht shuhet me të vdekur por mundet edhe kur shpallet një person i humbur.
          Siç dihet personat juridikë nuk kanë aftësi të veprimit pasi nuk kanë vullnetin dhe vetëdijen sepse ato veprimet dhe punët juridike  i kryejnë përmes personave të autorizuar fizikë-pra njeriut i cili i posedon këto aftësi.
          Gjithashtu dallojmë edhe aftësinë deliktore e cila manifestohet përmes sjelljes së caktuar që mund të jetë një veprim ose mosveprim i caktuar.Këto janë raste kur dikush shkakton një dëm të caktuar,por jo edhe fëmijët deri 5 vjeçë,për këto raste përgjigjet prindi apo kujdestari.
          Aftësi deliktore kanë edhe personat juridikë që do të thotë se edhe ata përgjigjen për dëmin e shkaktuar.

PYETJE:
   1.Çka është aftësia juridike?
   2..Cilat janë aftësitë e subjekteve të së drejtës?
   3.Kur fitohet aftësia juridike te personat fizikë?
   4.Kur fitohet aftësia juridike te personat juridikë?
   5.Çka paraqet aftësia e veprimit?
   6.Kur fitohet aftësia e veprimit?
   7.Si mund të jetë aftësia e veprimit?
   8.Si shuhet aftësia e veprimit?
   9.Thuaj disa mosha kur fitohet aftësia e veprimit?













          5.RËNDËSIA  E  AFTËSIVE  TË SUBJEKTEVE  TË SË                                      DREJTËS NË QARKULLIMIN JURIDIK
                  

          Rëndësia e aftësive të subjekteve juridike është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse jo rastësisht e drejta këto aftësi i ka ndajtur me norma juridike.Kjo do të thote se normat juridike përcaktojnë kushtet se kur një person mund të hyjë në marrëdhënie juridike.Ajo edhe e ka bërë kufizimin dhe ndalimin e hyrjes së personave të caktuar në marrëdhënie juridike  duke e konsideruar të rëndësishme që subjketet të kuptojnë rëndësinë e këtyre marrëdhënieve sepse nxjerrin pasoja juridike të caktuara.
          Kështu nëse marrim  për shembull zotësinë e veprimit të personave fizikë do të shohim se ata nuk mund të jenë palë në marrëdhëinie të caktuara duke marrë parasysh rëndësinë e këtyre marrëdhënieve.Një person pa zotësi veprimi nuk është i vetëdishmë se çka  mund të sjellin veprimet e caktuara juridike p.sh. nënshkrimi i ndonjë kontrate  nga ana  e ndonjë fëmije e cila kontratë mund të sjellë  transferime të të drejtave, ose ,nga ndonjë person i paaftë psiqikisht dhe për ndonjë rast edhe fizik.Natyrisht se nëse ndodhë ndonjë rast i tillë këto veprime juridike do të shpallen të pavlefshme dhe nuk do të prodhojnë efekte juridike pikërisht në sajë të mungesës së aftësive të veprimit.
          Nëse marrim për shembull aftësitë juridike të personave juridikë do të shohim se ajo ka një rëndësi primare sepse dihet se ajo fitohet në momentin e regjistrimit,prandaj nuk mund të ketë lidhje të marrëdhënieve juridike nga ndonjë person juridik me ndonjë person tjetër i cili nuk është ende i regjistruar.Nëse ndodh një gjë  e tillë  që p.sh. dikush të nënshkruajë një kontratë si gjoja “person juridik” a në fakt as që ekziston, kjo marrëdhënie gjithashtu nuk do të njihet nga e drejta respektivisht –shteti.Bile në sajë të aftësive të caktuara u takojnë edhe përgjegjësitë e caktuara të cilat mund të jenë penalo-juridike,civilo-juridike,deliktore etj.
          Domethënë se aftësia juridike e subjekteve paraqitet si kusht për subjektet juridike për të hyrë në marrëdhënie juridike.

PYETJE:
   1.Pse është e rëndësishme aftësia e veprimit ?
   2.Pse është e rëndësishme aftësia juridike?
   3.Thuaj disa shembuj të ndryshëm të rëndësisë së aftësive të
      subjekteve juridike për të hyrë në marrëdhënie juridike?
                                                                                                        

                   6.VULLNETI  DHE  VETËDIJA   JURIDIKE

          Njeriu si subjekt i së drejtës për të hyrë në marrëdhënie juridike të caktuara duhet të jetë i vetëdijshëm dhe të  ketë vullnet.Vetëm atëherë kur njeriu ka vullnet dhe vetëdije është i vetëdijshëm për veprimet që kryen dhe pasojat që do të dalin.Vetëdija mbi të drejtën është shumë e rëndësishme sepse pa të nuk ekziston mundësia e ushtruarit të së drejtës.Sepse mund të ndodhë që njeriu të mos të bjerë në kundërshtim me të drejtën  edhe duke mos e ditur ate-pra normën juridike p.sh.ai nuk bën ndonjë vepër penale edhe pse nuk e din normën penale.Raste të tilla ndodhin plotë në jetën e përditshme nga ata të cilët nuk e njohin të drejtën.
          Mirëpo një ndër elementet e para dhe më të rëndësishme është –njohja e së drejtës domethënë vetëdija mbi ekzistimin e së drejtës dhe njohja e saj.Kur njeriu ta njohë të drejtën më pas ndodhin procese dhe marrëdhënie të tjera juridike mvarësisht prej vullnetit të subjektit të së drejtës respektivisht njeriut.Ai më pas me vullnet mund ti respektojë ato norma sepse mund ti pëlqejë apo ti shkelë ato sepse nuk i pëlqen.Kjo pra mvaret prej vullnetit dhe vetëdijes së njeriut si subjekt i së drejtës.Vullneti pra është një veprim dhe qëndrim psiqik i brendshmë i njeriut lidhur me normën juridike.
          Njeriu si subjekt i së drejtës vetëm kur ta njohë të drejtën apo normën juridike përkatëse  dhe të jetë i vetëdijshëm se çka  sjell apo mund të sjellë ajo, do të shfaqë edhe vullnetin e tij lidhur me atë normë,si dhe do të veprojë në bazë të atij vullneti.Në të gjithë këtë janë të përziera edhe interesa të caktuara të cilat interesa mund të jenë të ndryshme,politike,ekonomike,etj
          Ka edhe diçka të rëndësishme lidhur me respektimin e normës juridike sepse njeriu si qenie e vetëdijshme  mund të konsiderojë se më e dobishme është që ta shkelë një normë se sa ta repsektojë ate pavarësisht prej sanksionit se si mund të jetë.Kjo mvaret prej rasteve të ndryshme dhe prej asaj se prej cilit veprim njeriu konsideron se ka më shumë dobi.

PYETJE:
   1.Çka është vetëdija dhe vullneti juridik?
   2.Si mund të veprojë njeriu lidhur me ndonjë normë juridike?
   3.Cili sipas jush është veprim i vetëdijshëm dhe i vullnetshëm juridik?
   4.Thuaj  ndonjë shembull të veprimit të vetëdijshëm juridik?
                                                                                               




          7.RËNDËSIA  E  FITIMIT  TË  AFTËSISË  SË  VEPRIMIT

          Rëndësia e fitimit të aftësisë së veprimit është një kusht themelor që  personi fizik –individi të mund të hyjë në marrëdhënie juridike në mënyrë të pavarur.Sepse një person pa aftësi veprimi nuk mund të hyjë në marrëdhënie juridike sepse e drejta respektivisht normat juridike këtë nuk ia lejojnë,për shkak se ai nuk është i vetëdijshëm respektivisht i aftë psiqikisht dhe fizikisht që të kuptojë pasojat që sjellin veprimet juridike,p.sh. fëmijët ose personat me të meta psiqike.Fëmijët nuk mund të hyjnë në marrëdhënie juridike  por ato i përfaqësojë prindërit, kjo është deri në një moshë të caktuar kur atyre u lejohet të hyjnë në disa marrëdhënie të caktuara .Kjo bëhet në mënyra të ndryshme ose me ligj ose me vendime të gjykatës.Kur individi të arrijë moshën e caktuar të paraparë sipas ligjit  ai e fiton aftësinë e plotë të veprimit,nëse nuk ka ndonjë të metë që do të mund t’ia kufizojë.
          Personave të caktuar mundet që tu kufizohet aftësia e veprimit  për shkak të metave psiqike dhe fizike,dhe ata të kenë aftësi veprimi të kufizura respektivisht jo të plotë.Kjo çështje rregullohet me ligj dhe mundet edhe me vendim të ndonjë organi të caktuar për ndonjë rast i cili mund të paraqitet. Sepse në ndërkohë një  person mund të pësojë ndryshime psiqike dhe fizike në jetën e tij p.sh .sëmuret ose pëson  ndonjë lëndim,natyrisht se organi i caktuar këtë vendim do ta marrë me rekomandim të ekspertëve mjekësor.Gjithashtu personave të caktuar mund tu kufizohet aftësi       e veprimit për shkak të veprimeve të ndryshme ,por gjithmonë me vendim të organit kompetent.
          Pra rëndësia e fitimit të aftësisë së veprimit është shumë e rëndësishme për shkak se personat me aftësi veprimi konsiderohen edhe të përgjegjshëm para ligjit për veprimet e veta dhe ndaj tyre mund të aplikohen sanksionet ashtu siç e parasheh ligji pa kurfarë kufizimi.Për dallim prej atyre me aftësi të kufizuar ,pra ndaj personave me aftësi të kufizuar veprimi nuk mund të shqiptohen sanksione, njejtë si ndaj atyre me zotësi të plotë veprimi.Për personat pa aftësi veprimi përgjigjet një person tjetër –prindi ose kujdestari.

PYETJE:
   1.Ku qëndron rëndësia e fitimit të aftësisë së veprimit?
   2.A mund të hyjnë në marrëdhënie juridike personat pa aftësi veprimi?
   3.A kanë përgjegjësi të njëjtë personat me aftësi veprimi dhe ata pa
      aftësi veprimi?
                                                                                                         

                    8.PËRFAQËSIMI  DHE  LLOJET  E  PËRAQËSIMIT

          Nocioni i përfaqësimit-me përfaqësim nënkuptojmë  kryerjen e veprimeve juridike në emër të tjetërkujt dhe për llogari të tjetërkujt.Personat të cilët nuk kanë zotësi veprimi gjithashtu konsiderohen si subjekte të së drejtës por ata nuk mund që vetë të kryejnë veprime juridike,prandaj shfaqet nevoja që në emër të tyre dikush tjetër të kryejë veprime dhe punë juridike,dhe kjo bëhet përmes përfaqësimit.Personi i cili kryen veprimin juridik quhet  përfaqësues ndërsa personi në emër të të cilit dhe për llogarinë e të cilit kryhet veprimi,quhet i përfaqësuari.Përfaqësues mund të jetë dhe mund të bëhet vetëm personi i cili ka aftësi  vepruese.
          Gjithashtu përfaqësues mund të ketë edhe personi i cili ka aftësi veprimi për raste të caktuara kur këtë ai e dëshiron vetë,dhe kjo rregullohet me akt juridik në mes vetë personave.Natyrisht se çështja e përfaqësimit është e rregulluar me norma juridike se si mund të bëhet dhe për cilat veprime juridike.Përfaqësues mund të kenë edhe personat juridikë p.sh.kompanitë e ndryshme.
          Llojet e përfaqësimit-kemi dy lloje të përfaqësimit:
          -përfaqësimin ligjor dhe
          -përfaqësimin kontraktues.
          Përfaqësimi  ligjor ekziston për personat që janë të paaftë për punë dhe veprime juridike p.sh .prindi përfaqëson fëmijën e tij ose kur ndonjë person  nuk ka aftësi veprimi etj.
          Përfaqësimi kontraktues është ai që në bazë të kontratës paraqitet midis përfaqësuesit dhe të përfaqësuarit.
          Që përfaqësuesi të mund ta përfaqësojë të përfaqësuarin atij i nevojitet  autorizimi.Te përfaqësimi  ligjor këtë autorizim e jep vetë ligji kurse te ai kontraktues i përfaqëusari.
          Përfaqësimi mund të ndërpritet  edhe ate:për shkak të kalimit të afatit dhe për shkak të revokimit

PYETJE:
   1.Çka është përfaqësimi?
   2.Kush mund të bëhet përfaqësues?
   3.Cilët janë llojet e përfaqësimit?
   4.Çka është përfaqësimi ligjor dhe  çka ai kontraktues?
   5.Si ndërpritet përfaqësimi?

                                                                                                           


                             XIII.PUNËT   JURIDIKE     

                   1.KUPTIMI  I  PUNËVE  JURIDIKE

          E drejta në fund të fundit i rregullon sjelljet e njerëzve në shoqëri, domethënë veprimet njerëzore dhe për këtë këto veprime njerëzore janë të rregulluara me të drejtën d..m.th. me punët juridike,të cilat janë element i fundit dhe më i thjeshtë i formës juridike.Rregullimi i tyre do të thotë se këto veprime njerëzore pushojnë të jenë të lira,spontane domëthënë se ato duhet të ushtrohen me të drejtën në mënyrë të caktuar.Pra punët juridike janë raporte shoqërore të shprehura në formë juridike.
          Duke marrë parasysh se veprimet apo punët juridike rregullohen me anë të drejtës në gjirin e raporteve juridike edhe këto ndahen në punët të cilat ekzistojnë pavarësisht prej të drejtës dhe ato të cilat e drejta i nxitë.Kështu p.sh kthimi i borxhit ekziston edhe pa të drejtën ndërsa ngritja e padisë drejtuar gjykatës  bëhet vetëm në bazë të të drejtës.
          Në formën juridike hynë të gjitha veprimet mendore dhe fizike të cilat duhet të kryhen në mënyrë që ndonjë raport shoqëror të realizohet si raport juridik.
          Pra punët juridik juridike janë shprehje e raporteve shoqërore      në formë juridike që do të thotë se fenomene të caktuara shoqërore rregullohen  edhe me anë të normave juridike,p.sh martesa në mes dy personave fizikë përveç dakordimit në mes tyre duhet që të rregullohet edhe me formën juridike,që nënkupton veprime të caktuara deri në aktin e nënshkrimit të kontratës martesore-çertifikata e kunorës martesore.
          Prej momentit të tillë  d.m.th krijimit të raporteve juridike në mes subjekteve të së drejtës lindin edhe detyrime dhe të drejta  të cilat realizohen dhe ushtrohen në mënyrë të caktuar me anë të veprimeve njerëzore.

PYETJE:
   1.Çka nënkuptojmë me punë juridike?
   2.Thuaj disa shembuj të punëve juridike?
   3.Thuaj disa raporte shoqërore që shëndrohen në punë juridike?





                  
                             NDARJA E PUNËVE JURIDIKE




 



































                             2.ELEMENTET    PUNËS   JURIDIKE

          Të gjitha punët juridike ushtrohen në mënyrë të caktuar domethënë ashtu si edhe e parasheh e drejta.Në këtë aspekt  të gjitha punët e kanë edhe formën e vetë juridike.Për disa punë juridike e drejta shprehimisht parasheh formën e tyre dhe ato nga ana juridike janë të plotëfuqishme  vetëm nëse janë kryer në këtë formë.Për veprimet apo punët e tjera  e drejta nuk parasheh kurfarë forme të detyrueshme,por këtë ua lenë subjekteve që ata vetë tua caktojnë këtë formë.Kjo është forma  e lirë.Në kuptimin e ngushtë konsiderohet se puna ka formën e vetë vetëm në rastin e parë-kur e drejta parasheh mënyrën  e  detyrueshme të ushtrimit.
          Rëndom merret se forma juridike i ka dy elemente thelbësore:-1.kompetencën e subjektit  dhe  2.procedurën me të cilën puna kryhet.
          Kur është fjala për aktet juridike,të cilat janë akte psiqike,të brendshme atëherë  i shtohet edhe elementi i tretë –3.materializimi i aktit të brendshëm psiqik-shprehja e vullnetit.
          E drejta gjithnjë përcakton edhe kompetencën domethënë se cakton se cili subjektë ka për ta ushtruar punën e caktuar p.sh.ministria,komuna,gjyqi,avokati,cili person,etj
          Sa i përket procedurës  dhe mënyrës së materializimit ,ato mund të jenë ose të detyrueshme domethënë të parapara me normë ose të jenë të lira duke ua lënë dëshirë së njerëzve p.sh.shitblerja e zakonshme nëpër shitore.
          Prej kësaj kuptojmë se elementet e puës juridike janë të detyrueshme me norma juridike  dhe kërkojnë formë të caktuar,sepse përndryshe nuk pranohen nga e drejta respektivisht shteti.


PYETJE:
   1.Cilat janë elementet e punës juridike?
   2.Çka janë punët e lira juridike?







                                                                                                            


                             3.NDARJA  E   PUNËVE   JURIDIKE

          Ndarja e punëve juridike mund të bëhet sipas kritereve të ndryshme,dhe mvarësisht prej kritereve që përdorim edhe ndarjet mund të jenë të ndryshme.Punë juridike janë të shumta  dhe llojllojshme siç është edhe jeta e vetë njeriut.Punët juridike më së shumti mund të jenë në formë të kontratave të ndryshme por edhe në forma të tjera,si testamenti,çeku etj.Kjo është e nevojshme sepse siç dihet për punë të caktuara kërkohet patjetër edhe respektimi i formës së caktuar të cilën e kërkon e drejta sepse përndyshe ajo nuk njihet nga vetë e drejta respektivisht organi kompetent-shteti.
          -Para së gjithash punët juridike  mund të ndahen në  punë formale dhe joformale.Punët juridike formale janë ato punë të cilat patjetër të shprehen në formë të caktuar sepse  ashtu e kërkon e drejta,të jenë të shkruara duke i pararparë të gjitha kërkesat që i kërkojnë normat juridike.Punët juridike joformale janë ato punë të cilat nuk kërkojnë një formë të caktuar dhe mund të kryhen lirisht nga subjektet e së drejtës.
          -Punët juridike mund të jenë të njëanshme dhe të dyanshme,ose të shumëanshme.Punë juridike të njëanshme janë ato punë në të cilat shprehet vullneti vetëm i njërës palë p.sh. dhurata,testamenti,etj.Punë të dyanshme apo shumëanshme juridike janë ato punë te të cilat vjen në shprehje shprehja e vullnetit të dy apo më shumë palëve,p.sh.punët bamirëse etj.
          -Mvarësisht se a janë të vlefshme apo jo,punët juridike mund ti ndajmë në ,punë juridike të vlefshme dhe të pavlefshme.Punë të vlefshme juridike janë të gjitha ato punë të cilat i plotësojnë të gjitha kushtet të cilat i kërkon norma juridike përkatëse.Në rast të kundërt konsiderohen si të paqena,p.sh.kontratat e ndryshme.Punë juridike të pavlefshme janë të gjitha ato punë të cilat bien ndesh me të drejtën respektivisht normat juridike,p.sh.kontratat për shtblerje të mallrave të ndaluar.
          Dallojmë edhe punë juridike kauzale dhe abstrakte,punë juridike midis të gjallëve dhe në rast të vdekjes.

PYETJE:
   1.S i ndajmë punët jurdike?
   2.Çka janë punët juridike formale dhe joformale?
   3.Çka janë punët juridike të njëanshme dhe të dyanshme ?
   4.Çka janë punët juridike të vlefshme dhe të pavlefshme ?       
         


                             4.MODALITETET  JURIDIKE                                                                   

Modaliteti juridik është  rregull dytësore në aktin individual juridik nga realizimi apo mosrealizimi i të cilit mvaret edhe fati i vetë atij akti.Këto akte më së shumti i hasim   në të drejtën civile edhe në marrëdhëniet juridike private  në mes njerëzve si subjekte të së drejtës-në punët juridike por ato i gjejmë edhe në aktet individuale shtetërore.P.sh nëse një person ka bërë një vepër të kundraligjshme dhe për ate ka marrë dënim prej  6 vjetësh heqje lirie ,gjykata i merr parasysh edhe rrethanat se  si e ka bërë ai atë vepër ,a ka dosje kriminile apo jo, dhe kështu ate mund ta kushtëzojë me vuajtjen e dënimit  prej tre vjetësh nëse ai sillet mirrë dhe  mund ti falen 3 vjet burgim.Në këto raste gjykata ka parasysh rrethana të ndryshme jetësore të shkelësit të ligjit dhe i vendos kusht për uljen e dënimit.Kjo është një rregull dytësore dhe do të zbatohet nëse plotësohet kushti i vendosur .Ose për shembull lejet e ndryshme të ndërtimit të cilat jepen me kusht që të realizohen brenda afatit të caktuar dhe nëse nuk realizohen ajo e drejtë humbet etj,etjD.m.th se leja e dhënë (rregull kryesore ) duhet të realizohet p.sh.brenda 3 viteve (rregull dytësore ) sepse pas kësaj kohe humbet e drejta.
          -Kushti-është rrethanë e ardhshme e pasigurtë nga paraqitja ose mosparaqitja e të cilit varet krijimi ose ndërpreja e ndonjë të drejte.Kushti pra është një fakt juridik i cili duhet t’i bashkohet tubimit ekzistues të fakteve.Derisa të mos paraqitet kushti e drejta nuk ekziston,ekziston vetëm gjendja juridike.Për  kuptimin e kushtit është e rëndësishme të thekshet se ai është rrethanë e ardhshme që nuk është paraqitur akoma dhe se ëdhtë e pasigurtë paraqitja e tij.Kushtet mund të jenë të ndryshme :potestativ-kur mvaret nga vullneti  i  njërës palë.Kauzal-kur nuk mvaret nga vullneti i palëve.I përzier kur mvaret nga vullneti dhe nga rasti.
          Kushti mund të jetë pozitiv dhe negativ-mvarësisht nga ajo se a mvaret krijimi i të drejtave nga paraqitja ose  mosparaqitja e rrethanave.
          Kushti gjithashtu mund të jetë i shtyeshëm (suspenziv) dhe i shkëputshëm (rezolutiv).Kushti i shtyeshëm ekziston atëherë kur e drejta krijohet vetëm pas paraqitjes  ose mosparaqitjes së rrethanave,kurse ai rezolutiv kur e drejta ndërpritet me paraqitjen e kushteve.
          -Urdhëri-është një modalitet specifik juridik .Urdhëri është obligim që i imponohet një subjekti juridik p.sh. bankrotuesit të realizimit të pagesës.Urdhëri nuk është kusht sepse nuk është rrethanë e ardhshme  por simultane njëkohësisht.Realizimi mvaret nga  urdhëri ,por
                                                                                                         

ai është definitiv  sepse një subjekt mund të detyrohet që ta zbatojë urdhërin.Urdhërin e hasim te punët juridike bamirëse si te  dhuratat ,testamenti, etj.
          -Afati- është kalim i caktuar i kohës  ose moment i caktuar në kohë,momenti për të cilën është i lidhur krijimi ose ndërprerja e ndonjë të drejte.Afati si moment i caktuar mund të jetë i  shtyeshëm  ose i shkëputshëm.I shtyeshëm është kur prej paraqitjes së afatit varet krijimi i të drejtave p.sh. vdekja e trashëgimlënësit për trashëguesin etj.I shkëputshëm është kur shkakton ndërprejen e të drejtave  p.sh.me vdekjen  e bashkëshortit ndërprehet e drejta për mirëmbajtje etj.Ose për shembull kur lidhet me kryerjen e punëve në afat të caktuar ,ndërtimi i një shtëpie brenda 2 viteve pas kësaj nëse nuk respektohet afati edhe pagesa mund të rishikohet.
          Afati dallohet prej kushtit përkah ajo se paraqitja e momentit të kohës  te afati është e sigurtë,kurse paraqitja e ndonjë rrethane  te kushti e pasigurtë.Flitet edhe për afatin subjektiv dhe objektiv.Subjektiv është ai afat që  llogaritet pre ditës që është marrë vesh për ndonjë rrethanë, ndërsa  objektiv është ai  afat më i gjatë në të cilin kjo marrje vesh është përgjithësisht relevante.

PYETJE:
   1.Çka janë modalitetet juridike?
   2.Çka është kushti?
   3.Thuaj disa shembuj ku vjen në shprehje kushti?
   4.Çka është  urdhëri?
   5.Thuaj disa shembuj ku vjen në shprehje urdhëri?
   6.Çka është afati?
   7.Thuaj disa shembuj  ku vjen në shprehje afati?                                                                                                                                                            

                                                                                                         





         



                             LITERATURA

Kushtetuta e RM-së
Kushtetuta-Komiteti shqipta i Helisinkit,Tiranë, 1995
Osman  Ismajli, “Fillet e së drejtës”,Prishtinë, 2004
Radomir  Llukiq-Budimir  Koshutiq, “Fillet e së drejtës”, Prishtinë,1987
Mehdi  Hetemi-Arsim  Bajrami, “Bazat e së drejtës”, Prishtinë,2005
Andrija  Gams, “Hyrje në të drejtën civile”, Prishtinë,1986
Ali  Dida, “Fillet e sociologjisë”, Prishtinë,1983
H.Berger-P.Kellner, “Sociologija u novom kljuçu”,Beograd,1991
Xhefri  G.Merfi-Xhuls L.Kolman, “Filozofia e së drejtës”,Tiranë 1992
Gordana  Siljanoska-Davkova – Vlladimir Mitkov, “Vetëqeverisja lokale”, Shkup,2000
Zejnulla  Gruda, “E drejta ndërkombëtare publike”,Prishtinë,2003
Arsim  Bajrami, “Demokracia parlamentare”, Prishtinë,2005
Kurtesh  Salihu, “E drejta kushtetuese”, Prishtinë ,2001
Aristoteli, “Kategoritë”, Prishtinë, 1990
Rëne  Dekarti, “ Ligjëratë mbi metodën”,Prishtinë,1990
Xhovani Sartori,”Edhe njëherë për teorinë e demokracisë I-II” ,Tiranë,1993
Lee Kameron Mc Donalld,”Teoria politike perëndimore”,Tiranë,2006
Burime të tjera




















PËRMBAJTJA
 Parathënie …………………………………………………………         3
I.NJOHURI TË PËRGJITHSHME PËR SHTETIN
  DHE TË DREJTËN……………………………………………..            4
1.Kuptimi  i  shkencës……………………………………………...          4
2.Ndarja  e  shkencave………………………………………………         6
3.Metoda-ndarja e metodave të së drejtës………………………...             7
4.Nocioni  i  filleve të së  drejatës………………………………...             8
II.KRIJIMI  DHE NOCIONI  I  SHTETIT  DHE I SË DREJTËS..           12
1.Kuptimi  i  shoqërisë……………………………………………..          12
2.Nocioni  i shtetit dhe i së drejyës………………………………...          14
3.Shkaqet e krijimit të shtetit……………………………………….         15
4.Bashkësitë e para………………………………………………...          19
5.Krijimi i shtetit të Maqedonisë…………………………………..          21
III.ELEMENTET  E  SHTETIT…………………………………….        24
1.Në përgjithësi për elementet e shtetit…………………………..             24
2.Territori  si  element i shtetit……………………………………...         26
3.Popullsia si element i shtetit………………………………………         28
4.Pushteti si element i shtetit………………………………………..         30
IV.TRAJTAT E SUNDIMIT.............................................................          32
1.Dallimi i trajtave të sundimit.........................................................           32
2.Roli i shefit të shtetit......................................................................           35
3.Nocioni dhe llojet e monarkive ......................................................          37
4.Nocioni i republikës.......................................................................           39
V.TRAJTAT E SISTEMIT POLITIK-REGJIMET...........................          41
1.Nocioni i regjimit politik.................................................................          41
2.Llojet e regjimit politik....................................................................          44
3.Dallimi në mes autokracisë dhe demokracisë..............................              46
4.Nocioni dhe llojet  e demokracisë..................................................            47
5.Referendumi si formë e demokracisë së drejtëpërdrejtë..........                  50
6.Demokracia dhe rregullat juridike..................................................           53
VI.TRAJTAT  RREGULLIMIT  SHTETËROR.............................             55
1.Trajtat e rregullimit shtetëror........................................................             55
2.Dallimet në mes shtetit të thjeshtë dhe atij të përbërë............                   59
3.Forma e rregullimit shtetëror të Maqedonisë..............................              61
VII.KUPTIMI I SË DREJTËS........................................................             63
1.Definimi dhe kuptimi i së drejtës.................................................             63
2.Dallimi në mes normave të shkruara dhe të pashkruara të sjelljes......      64
                                                                                                             
3.Dallimi në  mes traditës,moralit dhe të drejtës.....................................      66
4.Vlerat morale në shoqëri.........................................................................   69
5.Si sanksionohen normat morale dhe zakonore.......................................... 70
6.Karakteri klasor i së drejtës.....................................................................   71
VIII.RENDI  JURIDIK.................................................................................72
1.Nocioni i rendit juridik...............................................................................72
2.Nocioni i normës juridike.......................................................................... 74
3.Struktura e normës juridike....................................................................... 76
4.Dispozicioni i normës juridike.................................................................. 79
5.Hipoteza si pjesë e normës juridike.........................................................   81
6.Sanksioni si pjesë e normës juridike........................................................  82
7.Llojet e normave juridike...........................................................................84
8.Kundërvajtjet.............................................................................................86
9.Rregullimi juridik i marrëdhënieve njerëzore.........................................   87
10.Interpretimi autentik i normave juridike..................................................88
IX.BURIMET E SË DREJTËS..................................................................   89
1.Kuptimi i burimeve të së drejtës.............................................................   89
2.Llojet e burimeve të së drejtës...............................................................   . 90
X.AKTET  JURIDIKE..................................................................................95
1.Nocioni i aktit juridik.................................................................................95
2.Llojet e akteve juridike...............................................................................96
3.Rëndësia e kushtetutës,ligjeve dhe akteve të tjera nënligjore si burime
   të së drejtës..............................................................................................   97
4.Rëndësia e vlefshmërisë së akteve juridike..........................................      98
5.Domosdoshmëria e sjelljes së akteve më të larta..................................     99
XI.MARRËDHËNIET  JURIDIKE........................................................    100
1.Nocioni i marrëdhënieve juridike.........................................................    100
2.Dallimi në mes marrëdhënieve juridike dhe marrëdhënieve ............
   shoqërore................................................................................................  101
3.Faktet juridike..........................................................................................102
4.Elementet e marrëdhënies juridike........................................................   103
5.Nocioni i objektit të së drejtës..............................................................    104
6.Identifikimi i objektit të së drejtës........................................................    105
XII.SUBJEKTET E SË DREJTËS...........................................................   107
1.Nocioni i subjektit të së drejtës ............................................................   107
2.Dallimi në mes personave fizik dhe juridik............................................ 109
3.Atributet e subjekteve të së drejtës.......................................................   110

                                                                                                           

4.Aftësitë e subjekteve të së drejtës.....................................................      112
5.Rëndësia e aftësive të subjekteve të së drejtës në ........................
   qarkullimin juridik................................................................................    114
6.Vullneti dhe vetëdija juridike.................................................................. 115
7.Rëndësia e fitimit të aftësisë së veprimit...........................................       116
8.Përfaqësimi dhe llojet e përfaqësimit...................................................    117
XIII.PUNËT  JURIDIKE........................................................................... 118
1.Kuptimi i punëve juridike....................................................................... 118
2.Elementet e punës juridike..................................................................... .120
3.Ndarja e punëve juridike......................................................................... 121
4.Modalitetet juridike..................................................................................122

Literatura.....................................................................................................124
                                                                                                                  

         




















                                      


                                

                                   RAMADAN  BAJRAMI

                                  FILLET  E  SË  DREJTËS

                                                viti i I-rë

                             Drejtimi ekonomik,juridik dhe tregtar
                   teknik i ekonomisë,teknik i drejtësisë,sekretar afarist
                               dhe teknik për tregti dhe marketing





                                                Botues


                                     
                                                Lektore
                                                     Lumturije  Bakiu



                                      Realizimi  kompjuterik
                                          Brilant  Kasami

No comments:

Post a Comment